Lidhu me ne

Kioske

Pikëllimi nuk mund të raportohet mediatikisht. Mësoni të heshtni.

Nga Habjon Hasani

Habjon Hasani: Lëvizja që paralajmëroi Kokalari është lëvizje shahisti,  loja po bëhet interesante

Heshtja si ilaç

Nga viti 2010 nisa pune ne gazeten MAPO te Henri Çilit. Duke qene se gazeta ishte pro-qeveritare, sektori i investigimit ku rashe dakord une fillimisht te punoja, hap pas hapi u shnderrua ne sektorin e “speciales” qe mbulonte ngjarjet e renda kryesisht, perfshire dhe ato te kronikes.

Nuk e doja fare te merresha me kroniken, por isha nevojtar dhe u desh ta pertypja devijimin nga kontrata fillestare.

Disa muaj pasi kisha nisur punen, nje mengjes informohem se ne rrethinat e Durresit ishte konsumuar nje tragjedi e rende.

Kater femijet e nje zonje qe punonte naten ne klube striptizmi, ishin asfiksuar ne gjume nga qymyri me te cilin ngroheshin naten.

Kater femijet i vdiqen.Shkova per te ndjekur ngjarjen, pasi mbarova pune me kontaktet ne polici dhe prokurori per dinamiken e ngjarjes, me kontakton nje mikeshe me funksion ne spitalin e Durresit asokohe.

Me thote qe nena e femijeve eshte totalisht e droguar ne keto momente me qetesues sepse ndryshe nuk e perballon dot traumen.-Jam e habitur qe nuk ka ende nje te aferm qe ta kete vizituar, me tha doktoresha.-A te kaloj nje cope here aty sa t’i sjell nje amita i thashe mjekes.

Kalo me tha.

Bashke ne shoferin, Turin, djale i shkelqyer nga Shupenza e Peshkopise, shkuam ne spital. Bleva dy lengje frutash dhe shoferi kembenguli te blinte dhe ai nje qe t’ja çonim.

Me pelqeu pa mase qe dhe Turi u angazhua per aq sa mundej dhe aq sa i takonte.Kur shkova ne spital, hyra nga dera e pasme me rekomandim pasi me te drejte mediat ndaloheshin rreptesisht t’i afroheshin nenes qyqe e te pikelluar te femijeve.

Kur shkova prane dhomes se saj, pashe qe ne te njejten kohe mberriti dhe e ema e pacientes, pra gjyshja e 4 femijeve te vdekur.

Me nje pamje krejt te relaksuar, e ema e pacientes me thote:-“Ah kshu i shkoi jeta kesaj budallaçkes time. Kjo i vuri kapak”.Me shkoi gjaku ne fund te kembeve nga ajo qe me degjuan veshet.

Ne jeten time s’kam njohur dot karakurve e reptile me te neveritshme se gjyshja e atyre femijeve.

Nuk i ktheva asnje pergjigje.

Shkova brenda ne dhome, lashe tre amitat te komodina anes pacientes e cila belbezonte fjale qe nuk i kuptoja.

Qendrova nje cope here, deshiren e kisha ta perqafoja, por thjesht i perkedhela floket pacientes dhe bera te dal.

Ne moment me vjen nje sms nga redaksia ne Tirane:-“Kur kthehesh?”-“Jam te dhoma e spitalit te nena e femijeve i solla 3 amita”, – u pergjigja.Reagimi nga redaksia ishte diçka e tille:“Po s’te kemi çuar per vizite mor djale po mundohu qe t’i marresh diçka”.SMS-ja ne fjale ishte tronditja e dyte qe pesova fill pas tronditjes qe me dha reagimi i gjyshes se viktimave.

Mendimi bruto qe me kaloi ne mendje ishte:“Patjeter te qifsha motren, por e kam me kollaj te te zhduk ty familjen dhe pastaj vij te marr nje interviste”.

Sigurisht qe nuk i ktheva ate pergjigje.

Por ishte momenti qe vendosa se duhej te shkeputesha absolutisht nga puna qe mbulonte kroniken e zeze.

Disa lloj dhimbjesh nuk mund te komentohen e as te behen objekt i kuriozitetit pervers te turmave, sikur te ishin kocka qe ju hidhen qenve per t’i shqyer.

Pikellimi nuk mund te raportohet mediatikisht.

Pikellimi mund te rrefehet ne nje liber, por s’mund te vervitet si nje kocke per lajmin dhe klikimet e radhes.

Mesoni te heshtni.

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar8 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore8 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix8 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix8 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar8 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix8 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix8 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix8 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook