Lidhu me ne

Mix

Ky ritual është çelësi për një shëndet të mirë!

Gjumi i rregullt mund të jetë çelësi për një shëndet më të mirë.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se zgjimi në të njëjtën kohë çdo ditë është po aq kritik për shëndetin tuaj.

Studimi i më shumë se 1.900 të rriturve të moshuar zbuloi se ata që nuk mbajtën rregullisht kohën e gjumit dhe kohën e zgjimit peshonin më shumë, kishin sheqer më të lartë të gjakut, presion të lartë të gjakut dhe një rrezik më të lartë të atakut në zemër ose ishemi të trurit brenda 10 viteve.

Ndoshta mbipesha prish gjumin“, thotë autorja e studimit Jessica Lunsford-Avery, një asistente profesoreshë e psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin Duke në Durham, N.C.

Siç sugjeron një hulumtim, ndoshta gjumi i pakët ndërhyn në metabolizmin e trupit, gjë që mund të çojë në shtimin e peshës”, shtoi ajo.

Me më shumë kërkime, ne shpresojmë të kuptojmë se çfarë po ndodh biologjikisht dhe ndoshta atëherë mund të themi se cila vjen e para, pula apo veza “, tha Lunsford-Avery.

Personat me gjumë të parregullt gjithashtu kishin më shumë gjasa që të vuanin nga depresioni dhe stresi se sa ata që ndiqnin rregullshmërinë e zakonshme të gjumit.

Informacionet tregojnë një lidhje mes gjumit të parregullt dhe shëndetit, por nuk mund të provojnë se cili shkakton tjetrin, paralajmëruan studiuesit.

Nga studimi ynë, nuk mund të konkludojmë se parregullsia e gjumit rezulton me rreziqe shëndetësore ose nëse kushtet shëndetësore prekin gjumin”, tha Lunsford-Avery. Ndoshta të gjitha këto gjëra po ndikojnë njëra-tjetrën.

Për studimin, pjesëmarrësit e moshës 54 deri në 93 përdorën pajisje që gjurmonin oraret e gjumit deri në minuta. Kjo u mundësoi hulumtuesve të përcaktojnë orë të sakta të gjumit.

Hetuesit gjithashtu morën informacione edhe kur pjesëmarrësit shkuan në shtrat dhe sa kohë flinin. Ata gjetën se njerëzit me presion të lartë të gjakut prireshin të flinin më gjatë dhe njerëzit e shëndoshë prireshin të qëndronin më vonë.

Nga të gjitha gjërat që mati ekipi, megjithatë, mbajtja e një orari të rregullt të gjumit doli të ishte parashikuesi më i mirë i shëndetit të zemrës dhe metabolizmit.

“Personat me gjumë të parregullt përjetuan më shumë përgjumje gjatë ditës dhe ishin më pak aktivë, ndoshta për shkak se ata ishin të lodhur”, tha Lunsford-Avery.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix10 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix10 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet10 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore10 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix10 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix11 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar11 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix11 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal11 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook