Lidhu me ne

Letersi

Përralla shqip për fëmijë me tekst të shkurtër

Një qen pa miq

Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa

Një mesditë të nxehtë vere, një qen endej sa andej këtej në kërkim të një strehe të freskët. Për fat, më në fund dalloi një nga ato kasollet e vogla verore të mbushur me bar për të ngrënë e për t’u shlodhur bagëtitë në kohën e vapës.

Përralla. Një qen pa miq. Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa. Përralla ime. Botimet Vëllezërit Tafa

Ai nuk mund ta mendonte një strehë më të përshtatshme për të fjetur e për të mos e ndjerë vapën e madhe dhe pa u menduar gjatë kërceu dhe u shtri mbi barin e butë. Shumë shpejt e mori gjumi.

Përralla. Një qen pa miq. Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa. Përralla ime. Botimet Vëllezërit Tafa

Nuk kishte shumë kohë që kish mbyllur sytë, kur një dhi e uritur u afrua ngadalë pranë grazhdit. Ajo iu lut qenit që të shtyhej pak që hante ca bar e të shlodhej edhe ajo pranë tij. Ata ishin miq prej kohësh e herë pas here humbisnin në lodra lëndinave. Por qeni filloi të lihte i zemëruar dhe nuk e la dhinë as të shtrihej e as të hante pakëz bar të gjelbërt. Dhia mbeti e çuditur por nuk bëri zë.

Përralla. Një qen pa miq. Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa. Përralla ime. Botimet Vëllezërit Tafa

Dhia u shtri tutje duke shpresuar se dikur qeni do të largohej.

Pas pak erdhi një dele. Ajo ndjehej e uritur dhe i kërkoi qenit ta lejonte të hante ca bar. Me qenin kushedi sa herë kishin qëndruar bashkë lëndinave. Por qeni filloi t`i lihte si të mos e kishte njohur kurrë dhe i kërkoi të largohej.

Përralla. Një qen pa miq. Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa. Përralla ime. Botimet Vëllezërit Tafa

Delja u mënjanua dhe u shtri më tutje duke shpresuar se dikur qeni do të ngrihej nga grazhdi. Pas pak një kalë i uritur erdhi aty. Atij po i lëshonte goja lëng nga bari i njomë, por kur u afrua të hante, qeni filloi të lihte si i tërbuar.

Kali u çudit. Me qenin kushedi sa herë lodronin lëndinave. Edhe ai nuk bëri zë dhe u mënjanua tutje.

Përralla. Një qen pa miq. Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa. Përralla ime. Botimet Vëllezërit Tafa

Qeni nuk e la dhinë, delen dhe kalin të hanin bar e jo më të shlodheshin në strehën verore. Ai kërkonte të qëndronte i shtrirë aty e të shlodhej me çdo kusht. Mendonte vetëm për veten. Dhia, delja dhe kali, qëndronin pak më tutje dhe e vështronin të çuditur mikun e tyre. 

Përralla. Një qen pa miq. Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa. Përralla ime. Botimet Vëllezërit Tafa

Ca më vonë erdhi një lopë të hante ca bar të gjelbërt. Qeni ju sul edhe asaj më hungërima e lehje. Edhe lopa u largua që aty e çuditur. Me qenin ishin miq e kishin bredhur shumë lëndinave.

Përralla. Një qen pa miq. Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa. Përralla ime. Botimet Vëllezërit Tafa

Qeni nuk donte të dinte për miqtë e tij. Ai kishte vendosur të qëndronte në grazhd sa t`i kishte qejfi. Dhia, delja, kali dhe lopa, e ndjenë se nuk kishte më kuptim të prisnin dhe u larguan. U vinte keq që kishin humbur një mik.

Përralla. Një qen pa miq. Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa. Përralla ime. Botimet Vëllezërit Tafa

Qeni filloi të gërhiste. E kishte kapur gjumi i rëndë. Miqtë e tij ishin larguar dhe nuk kishin pritur që të zgjohej e të bashkohej me ta siç ndodhte rëndom. kur merrnin udhët bashkë. Mbase, kur të zgjohej e të endej i vetëm lëndinave, do ta ndjente se ai ishte një qen pa miq.

Përralla. Një qen pa miq. Shkruar në gjuhën shqipe nga Taulant, Eri dhe Nexhati Tafa. Përralla ime. Botimet Vëllezërit Tafa

MË TEPËR

Kioske17 minuta më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar21 minuta më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore26 minuta më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix35 minuta më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix37 minuta më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar41 minuta më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix49 minuta më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix52 minuta më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix53 minuta më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook