Lidhu me ne

Mix

7 gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë me ndërtimin e saj prej dy shtresash koncentrike.

Ne nuk ju premtojmë dot që ngrënia e qepëve do t’ju japë përjetësinë, por mund të përmirësojë cilësinë e jetës suaj.

Qepët kanë shumë vlera ushqyese, përmbajnë një sasi të mirë të protinave, fibrave si dhe vitaminë C, selen, folate dhe antioksidantë të ndryshëm. Edhe komponimet sulfurike që shkaktojnë lot, janë të dobishme sepse ulin riskun e prekjes nga kanceri.

Kështu që herën tjetër, para se të thoni ‘Unë nuk e duroj dot aromën e qepëve’, mendohuni dhe njëherë. Pse të mos përfitoni nga këto benefite që ofrojnë qepët:

  • Zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit

Qepët përmbajnë disa përbërës organosulfur që u japin atyre aromën tipike, por gjithashtu detoksifikojnë trupin nga kancerogjenët që marrim çdo ditë. Kjo përkthehet në një risk më të ulët për t’u prekur nga kanceri.

  • Zvogëlojnë rrezikun ndaj diabetit

Qepët janë fantastike për uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2. Kjo formë e diabetit ndodh kur insulina bëhet joefektive në përpunimin e glukozës. Ndodh në mënyrë tipike ndaj një diete kronike të lartë në sheqerna.

  • Shëndet më i mirë kardiovaskular

Qepët janë të pasura me një antioksidant të quajtur kuercetinë, i cili neutralizon radikalet e lira, përgjegjëse për dëmtimin e qelizave. Gjithashtu kuercetina mban arteriet të buta dhe elastike.

  • Imunitet më i fortë

Kuercetina e pranishme tek qepët nuk siguron vetëm imunitet të fortë, por në bashkëpunim me selenin që ndodhet po ashtu tek qepët, forcon sistemin imunitar. Të dyja së bashku reduktojnë inflamacionin në gjithë trupin.

  • Më pak probleme me alergjitë

Alergjitë sezonale shkaktojnë kruarje të syve, hundë të zëna dhe kollë të shpeshtë. Prandaj herës tjetër që të keni probleme të tilla, hani pak qepë para se të pini pilulën e radhës. Kuercetina bllokon elementet inflamatorë të cilët shkaktojnë alergji.

  • Redukton rrezikun e mpiksjes së gjakut

Mpiksja është një funksion i rëndësishëm sepse ndihmon në shërimin e plagëve dhe parandalon gjatë rrjedhjes. Por kur mpiksja ndodh brenda arterieve ose venave, mund të jetë fatale për jetën. Qepët përmbajnë një përbërës të quajtur rutin, i cili parandalon formimin e këtyre pllakëzave të rëndësishme.

  • Përmirëson gjumin dhe gjendjen e humorit

Qepët përmirësojnë cilësinë e gjumit sepse përmbajnë sasi të larta folatesh të cilat ndalojnë prodhimin e homocistinës, një aminoacid që asnjanëson prodhimin e serotoninës, dopaminës, etj.

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore21 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix21 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook