Lidhu me ne

Mix

Po merrni antibiotikë? Këto janë ushqimet që duhen të konsumoni

Antibiotikët janë ilaçe të forta që përpos luftimit të baktereve shkaktojnë edhe shumë efekte anësore në organizëm, kryesisht në stomak. Përdorimi i antibiotikëve shkakton të përziera, diare, fryrje, probleme me tretjen, dhimbje të stomakut dhe humbje të oreksit. Efektet anësore mund të zbuten me ushqimet e duhura, të cilat nga ana tjetër mund të përshpejtojnë shërimin.

Këto janë ushqimet që duhet të hani dhe të shmangni kur merrni antibiotikë.

  • Probiotikët – Përdorimi i antibiotikëve mund të prishë ekuilibrat e baktereve të nevojshme në stomak. Probiotikët janë të domosdoshëm sepse zbusin shumë prej efekteve anësore të antibiotikëve. Nëse merrni probiotikë, rekomandohet që ato të merren në një diferencë kohore prej 2 orësh nga antibiotiku. Probiotikët duhen marrë edhe pas mbarimit të kurës me antibiotikë për të kthyer ekuilibrat e baktereve në stomak. Ushqimet e pasura me probiotikë janë kosi, kefiri, ushqimet e fermentuara, si turshitë, djathi i napës, etj.
  • Prebiotikët – Prebiotikët konsiderohen si ushqim për bakteret e mira në stomak. Ushqimet më të pasura me prebiotikë janë; qepa, hudhra, banania, çikorja, kosi e të tjerë. Me prebiotikët duhet të tregoni kujdes dhe të mos merrni sasi të mëdha sepse për shkak të fibrës mund të përjetoni gazra dhe fryrje.
  • Vitamina K – Antibiotikët shkatërrojnë shumë baktere në organizëm, përfshirë ato që prodhojnë vitaminën K, për të cilën trupi ka nevojë të sigurojë mpiksjen e gjakut. Kurat e antibiotikëve duhet t’i shoqëroni me shumë barishte si spinaqi, barishtet e egra, majdanozi, lakrat e vogla e të tjerë.
  • Fibra- Ekspertët paralajmërojnë se kur marrin një kurë me antibiotikë, njerëzit duhet të shmangin ushqimet me sasi të mëdha fibre sepse kjo e fundit ndikon në përthithjen e barnave. Por me të mbaruar kurën, fibra është e domosdoshme dhe ajo gjendet tek: bananet, frutat e pyllit, bishtajore, brokoli, arrorët dhe drithërat e plota.

Çfarë Duhet Shmangur Gjatë Një Kure Me Antibiotikë

Një nga këshillat më të forta që jep një mjek krahas recetës me antibiotikë është shmangia e alkolit. Pirja e alkolit mund të përkeqësojë simptomat por edhe të nxisë rrahjet e shpejta të zemrës, marramendje e dhimbje koke. Alkol mund të pini në sasitë e lejuara, 48-72 orë pas mbarimit të kurës me antibiotikë.

MË TEPËR

Mix12 minuta më herët

“SKËNDERBEU” APO “TANA”? CILI ËSHTË FILMI I PARË SHQIPTAR?

Në vitin 1953 kinematografia shqiptare, e cila ishte në vitet e para të krijimit të saj, në bashkëpunim më kinemanë...

Letersi14 minuta më herët

KJO ËSHTË POEZIA QË LASGUSH PORADECI E SHKROI KUR VUANTE NGA SËMUNDJA E RËNDË

Nga Kristaq Jorgo Para disa ditësh znj. Marie Lasgush Poradeci publikoi autografin e një poezie të Lasgush Poradecit shkruar në...

Temporal18 minuta më herët

Dy llojet e liderit, sipas Henry Kissinger

Në librin e tij “Lidershipi”, diplomati i famshëm amerikan, një prej figurave më me peshë të diplomacisë amerikane dhe botërore...

Mix25 minuta më herët

Shtëpia e Anne Hathaway në “The idea of ​​you” është tashmë në Airbnb (Mund të kaloni një fundjavë si në film)!

Shtëpia e Anne Hathaway (ose Solène) në “The Idea of ​​You” është në Airbnb dhe të gjithë mund ta marrin...

Mix27 minuta më herët

Ky lëng frutash është sekreti i një mëngjesi plot energji!

Kemi folur disa herë për kafen, të mirat që sjell për organizmin dhe faktorët që na ndihmojnë për ta nisur...

Mix28 minuta më herët

Supervlerat e dy vezëve në ditë – Çfarë i ndodh organizmit!

Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka...

Mix41 minuta më herët

5 burrat më të mirë të horoskopit

Dashuria është një udhëtim i mrekullueshëm plot surpriza dhe zbulime. Shpesh e gjejmë veten duke pyetur veten se çfarë e...

Mix42 minuta më herët

Xhemi Shehu poston foto me bikini e linjat perfekte, por ja pse askush s`duhet të thotë ‘Çfarë fati’

Sezonin e verës e deklarojmë të hapur! Me një foto duke bërë banjo dielli, veshur me bikini, Xhemi Shehu ka...

Mix45 minuta më herët

Whoopi Goldberg i ka mbyllur punët me martesën thjesht se përton

Whoopi Goldberg ka mbaruar punë me martesën. Goldberg, 68, vjeçe, në një intervistë të fundit u pyet për tre martesat...

Kryesore50 minuta më herët

Për herë të parë, Rama zbulon synimin që i ka mbetur si Kryeministër: Pjesa që do t’i vërë kapak misionit tim

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili është misioni i tij i mbetur në krye të...

Facebook