Lidhu me ne

Gatime

Si bëhet zënia e kosit / Si Të Mpiksni Kosin e Shtëpisë Në Disa Mënyra Praktike

nga AgroWeb

Zakonisht qumështi i deles prodhon një kos më kremoz, duke qenë se ka dhe nivelin më të lartë të yndyrës. Foto: Flickr

Një nga pyetjet më të shpeshta që amvisat bëjnë kur përgatisin kosin në shtëpi, është përse ka dalë shumë i ujshëm.

Ka qenë temperatura e qumështit apo fara e kosit? Por ajo që është më e rëndësishmja a mund ta ndreqim këtë gabim?

AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të lehta të cilat do të rregullojnë këtë problem duke ju siguruar një kos kremoz dhe të plotë.

Një nga shkaktarët kryesor të mos mpiksjes së kosit është temperature e ambientit.

Gjatë verës temperaturat rriten dhe qumështi kërkon më pak kohë për t’u fermentuar.

Dhe nëse ju e lini të mbuluar më gjatë kosi do të të dalë i ujshëm.

Një tjetër faktor që ndikon tek përgatitja e kosit është dhe llojin i qumështit.

Zakonisht qumështi i deles prodhon një kos më kremoz, duke qenë se ka dhe nivelin më të lartë të yndyrës.

Si dhe, fara e kosit ka po aq ndikim tek përgatitja e këtij ushqimi probiotik. Nëse fara nuk është ruajtur në mënyrën e duhur dhe është thartuar atëherë edhe kosi nuk do të dalë i mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=XwSDwVmqo7o

Metodat Praktike Për të Mpiksur Kosin e Shtëpisë

Ngrohni pak më shumë qumështin

Nëse ju e ngrohni pak më gjatë qumështin, proteinat që gjenden tek ky produkt do të arrijnë të mpiksen më shpejtë.

Ngroheni qumështin në temperaturën 71-82 gradë dhe ziejeni lehtë për 20-30 minuta.

Kullojeni Kosin

Nëse kosi ju ka dalë me shumë ujë, mjafton që të largoni me lugë ujin e tepërt ose dhe ta kulloni atë.

Dhe madje nëse mendoni se kosi ka dalë shumë i ujshëm sa nuk shpëtohet, kullojeni plotësisht dhe formoni salcën e kosit.

Shtoni Ajkë Qumështi

Ndonjëherë qumështi ka shumë ajkë, dhe amvisat e përdorin edhe në byreqe për t’i bërë më të shijshme ato.

Por ajka mund të përdoret edhe kur ju doni një kos të trashë dhe të plotë.

Mjafton që të shtoni ajkën në qumështin që do përgatisni kosin dhe të vazhdoni hapat që ndiqni gjithmonë./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

3 shenjat më kreative të horoskopit

Nëse e doni artin dhe frymëzimin, atëherë duhet të keni pyetur veten se cilat shenja të zodiakut kanë aftësinë të...

Mix2 ditë më herët

9 kullat më të larta në botë

Kullat më të larta në botë janë ndër ndërtimet më impresionuese dhe simbolet e zhvillimit modern. Ato janë të njohura...

Mix2 ditë më herët

Si humbja e dëgjimit rrit rrezikun për demencën

Një studim i ri dhe i madh nga Franca nënvizon lidhjen midis humbjes së dëgjimit dhe demencës. “Duke pasur parasysh...

Mix2 ditë më herët

Truri dhe funksionet e tij

Truri i njeriut është një organ kompleks dhe kritik që funksionon si qendra kontrolluese e sistemit nervor dhe si qendër...

Mix2 ditë më herët

Anne Hathaway konfirmon vazhdimin e “The Princess Diaries”

Anne Hathaway ka konfirmuar së fundmi se do të ketë një vazhdim të ri të “The Princess Diaries”. 41-vjeçarja postoi...

Mix2 ditë më herët

Skandali më i madh në industrinë e muzikës! Çfarë duhet të dini për akuzat ndaj reperit Sean Diddy Combs?

Sean “Diddy” Combs është arrestuar prej disa javësh tashmë, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh, shkruan A2 CNN. Prokurorët...

Mix2 ditë më herët

Filmi erotik i Nicole Kidman: Miliona shikime në pak ditë!

Studio A24 publikoi trailerin zyrtar për thrillerin erotik “Babygirl” me regji të Halina Reijn, me aktorë Nicole Kidman dhe Harris...

Mix2 ditë më herët

Rëndësia e vitaminës D dhe magnezit në organizmin e njeriut

Vitamina D dhe magnezi janë dy elementë të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por nuk janë trajtime të drejtpërdrejta për...

Mix2 ditë më herët

Të vishesh zgjuar: Kate Middleton po jep mesazhe përmes ngjyrave të veshjeve?

FOTO: Getty Images Duket se trendi i ngjyrës vishnje është kaq i pashmangshëm këtë vjeshtë, sa nuk i rezistuar dot...

Mix2 ditë më herët

7 llojet e dhimbjes së stomakut, kur duhet të shqetësoheni?

Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut. Por çfarë kuptimi kanë dhe kur...

Facebook