Lidhu me ne

Temporal

Ish-zyrtari i lartë i policisë në SHBA: George Soros dhe prokurorët e rreshtuar me të po shkatërrojnë sistemin e drejtësisë penale

Miliarderi i krahut të majtë George Soros dhe fondacioni i tij Shoqëria e Hapur po ‘shkatërrojnë sistemin e drejtësisë penale në Amerikë’, tha për Fox News William Bratton, ish-shef i policisë në Boston, Los Angeles dhe New York City, mes një rritjeje eksponenciale të krimit në qytetet në mbarë SHBA-në.

Në San Francisko, kryebashkiakja demokrate London Breed kritikoi plaçkitjet e vazhdueshme, për të cilat kritikët pretendojnë se janë pjesërisht për shkak të një ligji në Kaliforni që dekriminalizon shumicën e vjedhjeve nën një prag të caktuar monetar.

Bratton tha për ‘The Story’ se policia shikon ‘me një farë dyshimi’ ndryshimin e narrativës nga kryebashkiakët si Breed.

“Në situatën në San Francisko, ashtu si në shumë qytete të tjera anembanë vendit, kryetari i bashkisë nuk e kontrollon problemin e krimit. Prokurorët e rrethit janë më të rëndësishëm aty.” – tha ai, duke përmendur prokuroren e qarkut të financuar nga Soros, Chesa Boudin, e cila po përballet me rizgjedhjen në vitin 2022.

“San Francisko, Chicago, Boston, ashtu siç do shihet së shpejti në New York, Atlanta – secili prej këtyre qyteteve që ka probleme, hidhuni një sy prokurorëve të rrethit.” – tha ai.

“Shumica prej tyre janë financuar nga George Soros dhe Shoqëria e tij e Hapur. Ata po shkatërrojnë sistemin e drejtësisë penale në Amerikë.” – tha Bratton.

“Ata po zhbëjnë me shpejtësi 25 vjet rënie të krimit në Amerikë. Brenda dy viteve të fundit, ne nuk kemi parë ndonjë gjë të ngjashme me rritjen e krimit në historinë moderne.”

Një nga ata prokurorët e qarkut të financuar nga Soros është Lawrence Krasner, i cili mori një ‘investim shtatëshifror’ nga financuesi hungarezo-amerikan gjatë garës për t’u zgjedhur në vitin 2017, sipas ‘Philadelphia Inquirer’.

Në mënyrë të ngjashme, krimi ka dalë jashtë kontrollit në Philadelphia, ku kryebashkiaku demokrat James Kenney dhe prokurori Krasner panë që numri i vrasjeve të kalonte shifrën e 500 brenda vitit, pasi vjedhjet në rrugë janë bërë kryefjalë kohët e fundit.

“Kryetarët e bashkive mund të flasin sa të duan. Shefat e policisë mund të ankohen sa të duan, por nëse prokurorët e rrethit refuzojnë të ndjekin penalisht, nuk do të shihni asnjë ndryshim.”

Sa i përket deklaratave të politikanëve se pandemia po shkakton rritje të vjedhjeve, Bratton tha se virusi është një ‘ndikim’ nganjëherë, por jo një justifikim.

“Krimi po rritej në qytetin e Nju Jorkut dhe shtetin e Nju Jorkut përpara pandemisë dhe në shumë qytete amerikane.” – tha ai.

Ironikisht u përdor nga e majta për të përshpejtuar nxjerrjen e njerëzve nga burgu dhe për të nxjerrë një justifikim për të mos i futur në burg sepse do të ekspozoheshin ndaj paragjykimeve. Ata e komplikuan problemin e krimit me COVID. Është një justifikim i çalë, që të jem i ndershëm.” – theksoi ish-zyrtari i lartë i policisë.

Bratton tha se në qytetin e New York, kryebashkiaku Adams dhe prokurori Sewell duket se e kuptojnë rëndësinë e frenimit të ‘krimit të dritareve të thyera’ – një term i popullarizuar gjatë epokës Giuliani që trregon se si mund të parandalohen më shumë krime të mëdha nëse ndiqen penalisht krime më të vogla. Kryetari në largim Bill de Blasio i dha fund kontrollit të këtij lloji krimi gjatë mandatit të tij.

“Duhet t’i bëni të dyja, të shtypni krimin e dhunshëm dhe atë më të vogël ose siç njihet ndryshe ‘krimi i dritareve të thyera’ në të njëjtën kohë. Ky ishte suksesi që pata në metro vitet ’90, sukses në Los Anxhelosnë 2002, suksesi në Nju Jork në vitin 2014.”

“Ka një problem të madh me shkelësit e ligjit dhe viktimat. Prokurorët e qarkut refuzojnë të kuptojnë se ata përfaqësojnë viktimën, jo kriminelët. Ata e harruan këtë gjë. Lajmi i mirë është se Nju Jorku ka një kryetar bashkie dhe komisioner të përqendruar në atë që funksionoi në të shkuarën.”

 Fox News

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook