Lidhu me ne

Letersi

Poezi erotike shqiptare nga Edmond Tupja !

4 poezi erotike shqiptare!

Në këto orë të vona menduam t’ju ofronim disa poezi erotike shqiptare. Ndonëse erotizmi gjendet si element në krijimtarinë e shkrimtarëve të mirënjohur si Lasgush Poradeci, Dritëro Agolli, Agron Tufa, Mimoza Ahmeti e të tjerë, në këtë artikull kemi zgjedhur disa poezi të mirëfillta të kësaj natyre. Pa u zgjatur shumë nisim me një krijim nga Edmond Tupja.

4 poezi erotike shqiptare!

Triptik

Oh, një grua lakuriq,
Në fund të barkut
Një iriq!

Oh, një burrë lakuriq,
Në fund të barkut
Dy kokrra fiq!

O iriq,
Mos ha fiq,
E ke dhomën plot me miq!…

Po kështu, me një tjetër poezi po të Tupes:

4 poezi erotike shqiptare!

Kokrra e Kafes

Ditën kur Zoti të krijoi
Një kokërr kafe të blatoi
Dhe zemërgjerë, aty për aty,
Diku poshtë ta ngjiti ty.

Ta ngjiti ty vertikalisht,
I dha jetë, i dha mish,
Pastaj më thirri e më tha:
“Atë kokërr kafe mos e nga!

Mos e nga e mos e kruaj,
Ndryshe mendja do të luajë,
Se s’ke mulli që ta bluash,
Në pleqëri do të vuash!”

Unë Atë nuk e dëgjova,
Kokrrën e kafes e shijoi:
Mjaltë e kripë me erë ftoi!
Nga trutë fare më shkalloi.

Atëher’ Zotit kaq fisnik
I kërkova një ibrik
Lëngun kafes për t’ia pirë,
Se me të s’kisha të ngirë.
Dëshirën Ai ma plotësoi,
Veç ibrikun s’ma vu në gojë,
Por ma vendosi diku poshtë,
Me lëfyt hem mish, hem kockë.
…………………………………………..

Sot që u plaka, shumë po vuaj,
Me këtë lëfyt asgjë më s’kruaj,
Se kockë bëhet në të rrallë
E prej vitesh jam në hall.

S’gjej dot për be kokërr kafe,
Natë e ditë merrem me llafe,
Kokrra e kafes është për të tjerë,
O pleqëri, moshë e përmjerë!…

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore11 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix11 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook