Lidhu me ne

Mix

Sa kalori kanë perimet ?

Kaloritë janë njësi e matjes për energjinë të cilën organizmi e merr nga ushqimet. 1.800 deri 2.000 kalori i plotësojnë nevojat ditore të femrës së rritur, e cila lëviz mesatarisht dhe e cila nuk duhet të humbë peshë trupore.

Një gram i albuminave dhe një gram i karbohidrateve i kanë nga 4 kalori. Dallimi është se karbohidratet janë burim momental i energjisë, ndërsa albuminat shërbejnë për krijimin e indeve. Pijet përmbajnë (400 për 1 litër) dhe nuk japin kurrfarë materie ushqyese. Pos kësaj, pijet energjike shkaktojnë ngritjen e tensionit të gjakut, gjë që paraqet rrezik për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet vaskulare të gjakut. Edhe pijet e gazuara përmbajnë thartinë e cila çrregullon vlerën pH në gavrën e gojës dhe e dëmton zmaltin e dhëmbëve. Në vend të kësaj, pini mjaft ujë mineral. Kështu kontrollohet apetiti dhe nxirren jashtë materiet e dëmshme nga organizmi.

Trupi i njeriut përmban 65% ujë. Uji bart materie të nevojshme për qelizat dhe i mundëson trupit që nëpërmjet urinës dhe djersitjes të nxjerrë jashtë materiet e dëmshme. Organizmit i nevojiten 2,5 litra lëngje. Atyre që bëjnë ushtrime u nevojitet më shumë ujë: 500 ml çdo 30 minuta gjatë ushtrimit.

Të gjitha racionet duhet marrë me rregull, këshillon Telegrafi. Nuk duhet të kalohen racionet sepse shkaktohet ngadalësimi i metabolizmit, ndërkaq nuk humbni peshë. Personat të cilët nuk e hanë kafjallin, gjatë ditës konsumojnë më shumë kalori, në krahasim me personat të cilët i hanë tri racionet. Është me rëndësi që të hani ngadalë. Në të kundërtën, do të fusni më shumë ushqim në organizëm para se stomaku t’i dërgojë sinjal trurit se jeni ngopur. Pas racionit mund të pini kafe në vend të një gote alkooli. Kafja nxit këmbimin e materieve dhe tret yndyrën, ndërsa alkooli bllokon tretjen e yndyrës.
Konsumoni perime! Perimet janë të pasura me vitamina, minerale, kripëra dhe ujë. Prandaj, mund të hani në sasi të mëdha, pa rrezikuar linjën e trupit.

Sasia e kalorive në perime

100g Kaloritë

  • • Karota 35
  • • Spinaqi 31
  • • Lulelakër 25
  • • Speci 22
  • • Selino 20
  • • Lakra e gjelbër 20
  • • Sallata e gjelbër 19
  • • Lakra 19
  • • Panxhari 18
  • • Domatja 17
  • • Trangujt 14
  • • Rrepka 11

Porsi perimet, edhe pemët janë të pasura me ujë dhe kanë pak kalori. Megjithatë, mos e teproni me pemë të thara, sepse përmbajnë mjaft yndyrë. Banane nuk duhet të hani në sasi të mëdha, sepse përmban amidon.

Sasia e kalorive në pemë

100g Kaloritë

  • • Avokado 231
  • • Rrushi 69
  • • Banania 65
  • • Ananasi 40
  • • Dardha 35
  • • Mjedra 34
  • • Ftoi 31
  • • Shalqiri 30
  • • Dredhëza 27
  • • Boronica 25
  • • Pjeshka 25

Sa kalori kanë ushqimet tuaja të preferuara!

100g Kaloritë

  • • Lajthitë 380
  • • Bademi 565
  • • Biskota plazmë 437
  • • Biskota 397
  • • Karamelet 386
  • • Kokoshka 376
  • • Pasta 282
  • • Torta 252
  • • Mish derri 291
  • • Mish lope 252
  • • Mish viçi 180
  • • Mish zogu 145
  • • Salmoni 217
  • • Trofta 195
  • • Krapi 127
  • • Kallamari 77
  • • Merluci 71

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook