Lidhu me ne

Mix

Cilat janë perimet më të mira për diabetikët

Jo vetëm të shijshme, por edhe të ngopin! Cilat janë perimet

Sëmundja e diabetit të tipit 2 jo domosdoshmërisht nënkupton nevojën për kufizimin e shumë ushqimeve të shijshme.

I tillë është rasti i perimeve të cilat jo vetëm janë të shijshme, por edhe të ngopin. Perimet duhet të jenë pjesë e rëndësishme e regjimit ushqimor të një diabetiku, thonë ekspertët e AgroWeb.org. Të listuara në këtë artikull do të gjeni perimet më të rëndësishme për diabetikët.

Perimet më të mira për njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2

Perimet më të mira për diabetikët janë ato me një nivel të ulët glicemie, të pasura me fibër dhe nitrat, i cili ul tensionin e gjakut.

Perimet me nivel të ulët glicemie

Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim. Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni.

Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie.

Perimet më të mira për diabetikët, të cilat kanë një nivel të ulët glicemie janë:

Argjinaret,

Shpargu,

Brokoli,

Lulelakra,

Sallata jeshile,

Patëllxhani,

Specat,

Spinaqi,

Selinoja.

Perimet e pasura me nitrate

Nitratet janë kimikate të formuara natyralisht tek perimet. Këto substanca ulin nivelin e tensionit në gjak dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.

Perimet më të pasura me nitrate janë:

Rukola,

Panxhari,

Sallata jeshile,

Selinoja.

Perimet e pasura me proteinë

Ushqimet e pasura me proteinë i mbajnë njerëzit të ngopur për më gjatë dhe ato janë të rëndësishme për diabetikët.

Ndër ushqimet më të mira me proteinë mund të përmendim:

Spinaqi,

Shpargu,

Barishtet e egra,

Brokoli,

Lakrat e vogla,

Lulelakra.

Perimet e pasura me fibër

Fibra është shumë e rëndësishme për shëndetin e një diabetiku.

Sasia e saktë ditore e fibrës është 25 gramë për gratë dhe vajzat dhe 38 gramë për burrat dhe djemtë.

Frutat dhe perimet më të pasura me fibër janë:

Karrotat,

Panxhari,

Brokoli,

Argjinarja,

Lakrat e vogla,

Avokado.

Diabetikët duhet të jenë të kujdesshëm në uljen e sasisë së karbohidrateve dhe rritjen e sasisë së proteinës dhe fibrës nëpërmjet konsumit të rregullt të frutave dhe perimeve.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix12 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix12 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix12 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix12 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix12 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix12 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix12 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix12 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar12 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook