Lidhu me ne

Kioske

Nga Aristoteli te lali Eri?

Nga Edmond Tupja

Nga Aristoteli te lali Eri?

Në Tiranë. Rruga “Mine Peza”. Pingul me të rruga “Kongresi i Tiranës” dhe sheshi para shkollës “Hasan Vogli”. Një pallat i verdhë me një akacie të lartë dhe katër kazanë plehrash buzë një hapësire prej vitesh të pazënë. Mirëpo, ja, prej disa ditësh një tip ekskavatori filloi ta sheshonte, ta nivelonte, ta qëronte atë. Pyes një, dy, tre banorës të zonës dhe nga të tre marr të njëjtën përgjigje: “Këtu do të bëjnë një parking”. Dhe menjëherë e mblodha mendjen sepse m’u kujtua një filozof grek i shekullit IV para erës së re (ose, ndryshe, para Jezu Krishtit). Një filozof me emrin Aristotel, që mbronte tezën sipas së cilës Natyra e ka tmerr boshllëkun ! Tezë që shkenca e ka hedhur poshtë prej kohësh. Megjithatë, këtë tezë e ka përqafuar, mbështetur dhe po e zbaton fuqishëm (kurrsesi pa rrokjen e parë kjo fjalë!) Erion Veliaj, kryetari (me “t” kjo fjalë, kurrsesi me “k” në vend të saj!) i Bashkisë së Tiranës dhe kanakari i përjetshëm i kryeministrit Rama po aq të përjetshëm. Me siguri që lali Eri – siç i pëlqen atij ta thërrasë brezi i ri i kryeqytetit shqiptar – do t’i ketë studiuar veprat e Aristotelit, madje, atij duhet t’i ngjajë vetja si mëma Natyrë ngaqë vërtet nuk po lë asnjë hapësirë të lirë, d.m.th. bosh, në çifligun e tij, pra, në qytetin e Tiranës! Kudo po ndërtohen kulla, kulla pa mbarim, parkingje, parkingje pa mbarim, aq sa jam kureshtar të mësoj cila nga veprat e Aristotelit ia ka shtënë në mendje dhe ndezur në shpirt lali Erit urrejtjen patologjike për boshllëkun.

Mirëpo, nga ana tjetër, lali Eri aristotelian ka shkuar më larg se frymëzuesi i tij grek! “Si kështu?” – mund të habiten shumë nga lexueset e lexuesit tejet kureshtarë të këtij shkrimi – Si është e mundur?”. Ja, pra, që qenka e mundur: Aristoteliani ynë kombëtar ka shkuar edhe më larg se vetë mëma Natyrë: Ai po krijon boshllëqe që t’i mbushë po vetë ai! Po, po, a nuk krijoi ai boshllëkun e quajtur “parking” nën sheshin “Skënderbe” për ta mbushur me makina? Shkencëtarët  e sotëm duhet t’i heqin atij – në shenjë nderimi të pafund – kapelet, maskat antikovid, madje edhe prezervativat anti-aids!

Kjo logjikë postaristoteliane ka funksionuar para disa vitesh diku pranë rrugës “Mine Peza” te një treg fshatar ku bashkia investoi për modernizimin e tij me banakë, me strehë dhe madje me dy WC portative të reja, por që nuk funksionuan kurrë, sepse u hoqën nga vetë bashkia për t’u zëvendësuar me dy WC të vjetra, të cilat, edhe ato, u hoqën po nga vetë Bashkia, mandej, më vonë, u hoqën edhe banakët, edhe strehët, kështu që sot aty shtrihet vetëm një hapësirë betoni ku, sipas disa gjuhëve hidhësisht profetike, ka mundësi të ndërtohet ndonjë kullë! Ja, pra, se si lali Eri, aristoteliani ynë kombëtar, krijon boshllëqe, të cilat i mbush po vetë në mënyrë që mëma Natyra të mos lodhet, rraskapitet e plaket para kohe duke i mbushur vetë ato!

Kjo logjikë postaristoteliane vlejti edhe për Astirin, vlen edhe për lagjen “5 Maji”: Atje gjithashtu u shembën ose po shemben shtëpi për të krijuar një boshllëk që u mbush ose do të mbushet po me shtëpi! Nuk e di pse pardje pata një si frikë që tek hapësira ngjitur me rrugën “Kongresi i Tiranës”, të cilën e përmenda në krye të këtij shkrimi, parkingu i projektuar për t’u ndërtuar  mund të transformohej në pallat shumëkatësh, por isha gabuar: Dje vura re se hapësira në fjalë ishte mbathur me dhe,  sipër të cilit po hidhej e nivelohej një shtresë e trashë çaklli!

Prandaj, të nderuara lexuese dhe zotërinj të nderuar, bëni  çmos që t’u largoheni hapësirave boshe, sepse ato ndodhen në një situatë kritike: atje ose do të ndërtohen kulla shumëkatëshe që t’ju pengojnë të shijoni dritën e diellit, ose do të shtrihen parkingje ku orë e çast makinat do të vjellin ose më saktë (ndjesë veshëve tuaj të moralshëm!) do të  pjerdhin gazra aq të dëmshme për shëndetin tuaj dhe atë të fëmijëve tuaj!

Së fundi, por jo më së paku, duhet t’ju paralajmëroj edhe për një rrezik tjetër, të cilin e ka parandier këtu e shumë vite më parë shkrimtari i mirënjohur Fatos Kongoli në njërin prej romaneve të tij të realistë deri në dhimbje, kur vë në gojën e njërit prej personazheve këto fjalë: “Ruhuni nga piedestalët e zbrazët, se ka nga ata që do të vërsulen të hipin atje me çdo kusht!”. Sigurisht, pak rëndësi ka nëse mëma Natyrë i ka apo nuk i ka tmerr piedestalët e zbrazët, fakti është se Erion Veliaj, lali Eri aristotelian, po ndërton prej vitesh një piedestal tmerrësisht të zbrazët, të cilin do të kërkojë ta mbushë vetëm me praninë e tij të zbrazët e hijelehtë, aq më tepër që po qarkullojnë zëra, sipas të cilëve kryeministri Rama po e përgatit atë si kryeqeveritar të ardhshëm! Po, po, si i kryeqeveritar… (me “t” kjo fjalë, kurrsesi me “k” në vend të saj!). /Panorama

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar16 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore16 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix16 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix16 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar16 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix16 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix17 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix17 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook