Lidhu me ne

Mix

Jeni shtatzanë? Ushqimet që (s’) duhet të konsumoni

Pregnancy Diet Chart: Best Diet Chart for Pregnant Women | Indira IVF

Një grua shtatzënë duhet të jetë e sigurtë që dieta e saj siguron mjaftueshëm lëndë ushqimore dhe energji për zhvillimin e duhur të fëmijës si dhe të sigurohet qe trupi i saj është mjaftueshëm i shëndetshëm për t’u përballur me ndryshimet që janë duke ndodhur. Për një shtatzani të shëndetshme, dieta e nënës duhet të jetë e balancuar dhe e pasur më lendë ushqimore që nënkupton një balancë të duhur të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave si dhe konsumimi i një game të gjerë perimesh dhe frutash.

Kaloritë e marra nga një grua rriten gjatë shtatzanisë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që ajo duhet të ushqehet për dy persona. Konsumi i kalorive nuk dyfishohet, por vetëm rritet. Nëse një nënë është në pritje të vetëm një fëmije, kilet e fituara në peshë variojnë shumë. Sipas Institutit të Mjekësisë në SHBA, një grua, indeksi i masës trupore( BMI) e së cilës është midis 18.5-24.9 duhet të fitojë 11.4-15.9 kg gjatë nëntë muajve të shtatzanisë. Një grua që është mbi peshë në fillim të shtatzanisë duhet të fitojë rreth 6.8-11.4 kg. Rekomandimet mbi peshën e fituar gjtihashtu variojnë, në varësi të moshës së nënës, zhvillimit fetal dhe gjëndjes shëndetësore aktuale. Pesha e tepërt e fituar ose e pamjaftueshme mund të dëmtojë shëndetin e nënës, por edhe të fëmijës.( Deri në javën e tetë, fëmija quhet embrion. Më pas, kur pjesa më e madhe e strukturave është formuar, ai quhet fetus).

Çfarë duhet të konsumoj gjatë shtatzanisë?
Sikurse u përmend edhe më sipër, nëna duhet të ndjekë një dietë të balancuar që duhet të përfshijë:

Fruta dhe perime
Ajo duhet të konsumojë rreth 5 porcione me fruta dhe/ose perime në ditë. Ato mund të jenë në formën e lengut të frutave, të thata, të ngrira, të kosnervuara ose të freskta. Produktet e freskta dhe të ngrira zakonisht kanë përmbajtje më të lartë në vitamina. Sipas ekspertëve, konsumimi i frutave zakonisht është më i këshillueshëm sesa vetëm pirja e lëngjeve të frutave.

Ushqime të pasura me karbohidrate në formën e niseshtesë. Ato përfshijnë pataten, orizin, makaronat dhe bukën.

Proteina
Burime të mira të proteinave janë peshku, pula si dhe veza. Fasulet, thjerrëzat, bishtajet dhe arrat janë gjithashtu burime shumë të mira të proteinave (fasulet, thjerrëzat dhe bishtajet janë gjithashtu burime shumë të mira të hekurit).

Fibra
Ushqimet si buka, orizi, makaronat prej grurë tëre, frutat dhe perimet janë të pasura me fibra. Femrat kanë një risk të lartë për të zhvilluar konstipacion gjatë shtatzanisë. Konsumimi i fibrave është efektiv në minimizimin e këtij rreziku. Studimet kanë treguar se konsumimi i fibrave gjatë shtatzanisë redukton rrezikun (ose ashpërsinë) e hemorroideve të cilat bëhen edhe më të zakonshme ndërkohë që fetusi rritet. Fibrat gjtihashtu ndihmojnë në parandalimin e obezitetit, diçka të cilën nëna duhet ta shmangë.

Kalçiumi
Është e rëndësishmë marrja e kalçiumit ditor përmes dietës. Ushqimet e përditshme si qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me kalçium. Nëse nëna është vegjetariane ajo duhet të konsumojë qumështin e sojës, brokoli, lakër jeshile dhe arra soje për të siguruar kalçiumin e nevojshëm.

Duhet të marrë ndonje suplement?

Hekuri dhe acidi folik
Para se një femër të jetë shtatzënë, ajo duhet të konsumojë rreth 18 mg hekur çdo ditë. Gjatë shtatzanisë kërkesa për hekur rritet deri në 27 mg/dita. Pjesa më e madhe e nënave mund të marrin sasi të mjaftueshme nëse ato ndjekin një dietë të shëndetshme. Disa, gjithsesi, mund të kenë nevojë për suplemente hekuri për të parandaluar defiçitet e hekurit.
Disa femra mund të përjetojnë dhimbje të gjoksit, nauze ose konstipacion kur ato marrin suplemente hekuri. Me qëllim parandalimin e këtyre problemeve, ato duhet të pijnë këto pilula gjatë vaktit. Nisni me doza të vogla duke e rritur graduasliht deri në dozën e plotë. Ndryshoni markën nëse jeni e pakënaqur dhe shmangni marrjen e suplementit kur ju shkoni për të fjetur.
Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Britani rekomandon se suplementet në formën e acidit folik duhet të jenë 400mcg (mikrogram) dita deri në javën e 12-të të shtatzanisë. Ideale është që femra të ketë qënë duke marrë ato edhe para shtatzanisë.

Shmangni marrjen e suplementeve me vitamin A. Kjo nënkupton marrjen e dozave të larta të multivitaminave. Gratë shtatzëna duhet të shmangin marrjen e sasive të mëdha të vitaminave A për shkak se kjo mund të dëmtojë femijën.

Duhet të ndaloj alkoolin plotësisht?
Autoritet e shëndetit publik në botë e kanë ulur në mënyrë të vazhdueshme sasinë e rekomanduar të alkoolit gjatë javës për një grua shtatzënë. Kur një femër konsumon alkool, ai kalon në gjak dhe përmes placentës, te fëmija. Mëlçia e një fëmije është një prej organeve të fundit që zhvillohet. Mëlçia nuk maturohet plotësisht deri në gjysmën e shtatzanisë. Mëlçia e fetusit nuk mund të procesojë alkoolin sikurse bën mëlçia e një të rrituri. Ekspozimi ndaj sasive të larta të alkoolit, mund të dëmtojë seriozisht zhvillimin e fëmijës. Shumica e profesionisteve të shëndetit këshillojnë që nënat shtatzëna të shmangin plotësisht konsumimin e alkoolit.Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Britani pohon se nëse një grua shtatzënë zgjedhë të pijë alkool, ajo nuk duhet të konsumojë më shumë se dy njësi alkool në jave ose në dy javë. Këshillohet që nëna të shmangë plotësisht pirjen e alkoolit gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë. Pirja e sasive të mëdha të alkoolit gjatë shtatzanisë mund të dëmtojë si nënën dhe fëmijën. Ka një risk të rritur për fëmijën që të zhvillojë atë që quhet sindromi i fëmijës së alkoolizuar. Ky sindrom karakterizohet nga ndalimi i rritjes, çrregullime të sjelljes si dhe probleme në të mësuar. Ka gjithashtu një risk të lartë për anomali të fytyrës.

A duhet shmangur kafeina gjatë shtatzanisë?
Nëse nëna shtatzënë konsumon shumë kafeinë gjatë shtatzanisë atëherë ka një rritje të riskut për të lindur një fëmijë nënpeshë. Kjo mund të sjellë më vonë probleme më shëndetin. Ka gjithashtu një risk të lartë edhe për abort. Shumë ushqime dhe pije përmbajnë kafeinë, pra jo vetëm kafe. Të tilla janë disa pije të gazuara, pijet energjitike, çokollata dhe çaji. Disa medikamente për të ftohtin dhe gripin gjithashtu përmbajnë kafeinë. Një grua shtatzënë duhet të flasë me mjekun përpara marrjes së këtyre medikamenteve. Pjesa më e madhe e autoriteteve në botë pohojnë se kafeja nuk duhet të ndërpritet plotësisht gjatë shtatzanisë, por nuk duhe t’i kalojë më shumë se 200 mg/dita.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook