Lidhu me ne

Mix

Ushqimet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm

Niseni ditën tuaj në rregull

Herën tjetër që do jeni duke nxituar dhe po mendoni të mos hani mëngjes, konsideroni këtë: Mos ngrënia  e mëngjesit do t’ju shtyjë të hani gjithë pjesën tjetër të ditës.  Një vakt i shëndetshëm në mëngjes mbi të gjitha ju jep energji, kënaq organizmin dhe ju ndihmon  të jepni maksimumin tuaj gjatë gjithë ditës.

Një dietologe në Clay Health Club and Spa thotë se: “Ju duhet të synoni për një mëngjes që kombinon më së miri karbohidratet, fibrat dhe proteinat”. Fatmirësisht mundësitë janë të shumta. Më poshtë jepen disa ushqime së bashku me këshilla për t’i  përdorur ato në mënyrë akoma dhe më të shëndetshme.

Vezët

veze

Këto produkte ushqimore kanë pësuar një popullaritet në rritje përgjatë viteve të fundit. Fillimisht ato konsideroheshin jo shumë të mira për një dietë ushqimore, vetëm nga një e verdhë veze mund të marrim 60% të kolesterolit që na nevojitet, vezët tani konsiderohen si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe ushqyesve si vitamina D. Nëse jeni duke  kërkuar për ushqime që ju sigurojnë proteina , vezët janë një zgjedhje e shkëlqyer. Megjithatë, rekomandohet që personat me  nivel normal  të kolesterolit ta limitojnë sasinë e kolesterolit që marrin deri në 300 miligramë në ditë.

Shalqiri

shalqi

Njihet nga të gjithë që uji që gjendet në këtë frut është në sasi të mëdha, prandaj dhe shalqiri është një mënyrë e shkëlqyer për t’u hidratuar në mëngjes. Ajo që  nuk dihet është se shalqiri është një burim i likopene- një përbërës ushqimor që gjendet në frutat dhe perimet e kuqe dhe ndihmon në shikim, shëndetin e zemrës dhe parandalimin e kancerit.

Për më tepër, ai përmban vetëm 40 kalori për një pjatë, duke e përfshirë këtë frut në listën e frutave negative – të tillë quhen ato ushqime që kërkojnë më shumë kalori për tretje nga sa ofrojnë. ( Në fakt ky proces është pak  më i komplikuar se kaq, por gjithsesi kjo nuk është arsye për të mos e konsumuar).

Boronicë

boronice

Të freskëta ose të ngrira, këto fruta të vogla përmbajnë një sasi shumë të madhe antioksiduesish. Studimet e shumta sugjerojnë se boronica përmirëson memorien, aftësitë motorike të presionit të gjakut si dhe metabolizmin.  Ato janë gjithashtu të pakta në kalori – përmbajnë vetëm 80 kalori në një filxhan çaji – kështu që mund të konsumohen pa u shqetësuar për linjat trupore.

Luleshtrydhet

luleshtrydhe

Ashtu si dhe boronicat, këto fruta janë një zgjedhje e shkëlqyer sepse janë të pasura në antioksidues dhe kanë pak kalori. Një filxhan me luleshtrydhe plotëson nivelin ditor të vitaminës C dhe ka sasi shumë të mëdha të acidit folik dhe fibrave. Ato janë të mira për zemrën gjithashtu. Një studim ka treguar se femrat kishin më pak mundësi të pësonin atak në zemër, për një periudhë kohore prej 18 vjetësh, nëse përdornin rregullisht të paktën tri herë në javë luleshtrydhe ose boronica.

Kafe

kafe

Kafja që pini  në mëngjes nuk ndihmon vetëm në zgjimin tuaj. Ajo është lidhur me uljen e rrezikut nga sëmundje të shumta, si diabeti dhe kanceri i prostatës, si dhe mund të ndihmojë për një jetë më të gjatë. Kërkuesit mendojnë se kombinimi i antioksiduesve me kafeinë është përgjegjës për shumë dobi në shëndet. Natyrisht që shtimi i kremrave të ndryshëm ose shumë sheqer në pije mund t’ia ulë asaj vlerat që ajo ofron, prandaj këshillohet që ta pini atë  me sa më të thjeshtë.

Çaji

caj

Nuk ju pëlqen kafja? Çaji ka një histori për dobitë shëndetësore që ai sjell gjithashtu. Kjo sepse ai përmban kafeinë, ju hidraton në një mënyrë më efikase se sa kafja, si dhe është i pasur në antioksidues përgjegjës për forcimin e imunitetit. Të gjitha llojet e çajit ofrojnë antioksidues, por çaji jeshil mund të jetë me vlera më të shumta.  Pirja e katër gotave çaj në ditë mendohet se ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit si dhe në dobësim, kryesisht në pjesën e barkut.

Pjepri

pjepri

Sipas shumë dietologëve, çdo frutë është shumë i mirë për mëngjes dhe pjepri nuk bën përjashtim.  Vetëm një e katërta  përmban vetëm 50 kalori si dhe 100% të sasisë së vitaminës C dhe A që do t’ju duhen për gjithë ditën. Ashtu si dhe bostani, ai ka një përqendrim shumë të madh në ujë dhe kjo do t’ju mbajë të hidratuar dhe të ngopur deri në drekë.

Buka e zezë 

buke

Karbohidratet janë një nevojshmëri për mëngjesin, por lloji i karbohidrateve që zgjidhni bën një diferencë të madhe në shëndetin tuaj.  Diçka e thjeshtë për t’u  mbajtur mend është se buka e zezë  përmban më shumë fibra dhe përbërës ushqyes se sa ajo e bardhë.

Burimi: Health

MË TEPËR

Radar15 minuta më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore27 minuta më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook