Lidhu me ne

Mix

Cilat janë ushqimet që shkaktojnë alergji

nga AgroWeb

Alergjitë janë shumë të përhapura dhe mund të prekin një numër të madh personash.Foto:Flickr

Alergjitë janë shumë të përhapura dhe mund të prekin një numër të madh personash.

Mund të shkaktohen si nga ushqimet ashtu edhe nga faktorë të jashtëm siç janë polenet e luleve apo pluhrat.

Në botë numërohen rreth 170 ushqime të cilat shkaktojnë alergji, por vetëm 8 prej tyre janë më të përhapurat.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org  do të flasim për alergjitë më të zakonshme ndaj ushqimit dhe disa mënyra alternative me çfarë mund ti zëvendësoni.

Çfarë janë alergjitë ndaj ushqimit

Një alergji ndaj ushqimit shkaktohet kur trupi ka një reaksion ndaj një enzime të caktuar që futet në organizëm.

Disa nga këto enzima apo proteina trupi i disa njerëzve mund ti përkthejë si të dëmshme dhe ti konsiderojë si sulme.

Për tu mbrojtur trupi krijon një sërë procesesh që shkaktojnë inflamacionin.

Këto reaksione të brendëshme të trupit përkthehen menjëherë edhe jashtë tij.

Duke shkaktuar kështu;

Enjtje të zonës së fytyrës apo gojës

Vështirësi në frymëmarrje

Presion i ulët gjaku

Të vjella

Diarre

Kruarje të lëkurës

Në disa raste alergjitë mund t’i shkaktojnë të gjithë këto reaksione njëherazi dhe të jenë një problem shumë i rrezikshëm për shëndetin.

Disa nga këto ushqime të cilat i përdorni çdo ditë AgroWeb.org j’ua shpjegon mëposhtë.

Qumështi i lopës

Alergjitë nga qumështi i lopës zakonisht prekin fëmijët nën moshën 3 vjeç, por edhe persona të rritur.

Fëmijët në 90% të rasteve e kalojnë këtë alergji teksa rriten, kështu që në mosha madhore mund të mos jenë më të rrezikuar.

Gjithësesi si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, simptomat e alergjisë mund të fillojnë 5-30 minuta pas konsumimit të këtij qumështi.

Simptomat mund të variojnë që nga enjtja e fytyrës, skuqje, kruarje, të përziera apo inflamacion të stomakut.

Nëse jeni diagnostikuar nga mjeku me këtë lloj alergjie bëni kujdes të evitoni jo vetëm qumështin e lopës, por edhe produktet që e përmbajnë atë.

Këtu futet djathi, gjalpi, kosi, margarina, kremi i qumështit apo akullorja.

Vezët

Alergjia ndaj vezëve është e dyta për nga më të përhapurat në të gjithë botën.

Rreth 68% e personave janë alergjik ndaj vezës deri në moshën 16 vjeç.

Pas kësaj moshe alergjia mund të largohet gradualisht.

Simptomat e alergjive nga veza fillojnë që nga kruarjet e lëkurës, problemet me tretjen dhe problemet me frymëmarrjen.

Në disa raste të veçanta këto simptoma mund të shkaktohen të gjitha sëbashku.

Ajo që e shkakton alergjinë tek veza është proteina, ndaj nëse jeni alergjik ndaj të verdhave të vezës jeni edhe ndaj të bardhave të saj.

Nëse shikoni që pas konsumimit të këtij ushqimi keni simptoma shqetësuese, drejtohuni menjëherë tek mjeku dhe hiqni dorë nga konsumimi i tyre.

Ky përjashtim mund të mos jetë i vlefshëm edhe për të gjitha ushqimet që përmbajnë vezë.

Sipas të dhënave, rreth 70% e fëmijëve të cilët vuajnë nga kjo lloj alergjie nuk përjetojnë simptoma të rrezikshme kur konsumojnë biskota apo kek me vezë.

Arrorët

Alergjitë ndaj arrorëve janë gjithashtu shumë të përhapura.

Këtu përfshihen të gjithë ushqimet të cilët rriten në pemë në formën e arrive, bajameve apo fistikëve.

Nëse vuani nga kjo lloj alergjie, nuk duhet në asnjë mënyrë të konsumoni ushqime që i përmbajnë këto produkte.

Këshillohet përshtatja me një dietë pa arrorë, salca apo vajra të ndryshëm.

Kikirikët

Megjithëse mund të mendoni se futen në familjen e arrorëve, kikirikët janë bishatjorë.

Njihen si shkaktarë të alergjive për shumë persona dhe mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin në këto raste.

Zakonisht shfaqet në mosha të vogla dhe mund të zhduket gjatë jetës gjithësesi kujdesi maksimal është i nevojshëm.

Nëse vuani nga kjo alergji, eleminoni menjëherë këtë ushqim nga dieta juaj.

Ushqimet e detit

Alergjitë nga ushqimet e detit shkaktohen kur trupi reagon ndaj proteinave që këto ushqime përmbajnë.

Këtu futen të gjithë llojet e guackave, aragosta apo karkalecat e detit.

Proteina e quajtur tropomiosinë që këto ushqime përmbajnë, mund të shkaktojnë një sërë reaksionesh në organizëm.

Evitojini të gjitha këto ushqime nëse ndjeni se jeni alergjikë prej tyre.

Drithrat

Alergjia ndaj drithrave mund të zhduket gjatë 10 viteve të para të jetës, por është gjithësesi e rrezikshme.

Këtu futen të gjithë ushqimet me bazë drithrat, brumërat, buka dhe çdo gjë tjetër që përmban këtë produkt.

Soja

Megjithëse nuk janë shumë të përhapura, alërgjitë ndaj sojës janë prezente në 0.4% të fëmijëve.

Kjo alergji shkaktohet nga farat e sojës dhe produktet që i përmbajnë ato.

Peshku

Alergjitë nga peshku prekin rreth 2% të të gjithë të rriturve

Kjo lloj alergjie mund të zhvillohet edhe gjatë jetës dhe në mosha të mëdha.

Përveç alergjive nga ushqimi disa njerëz mund të përjetojnë edhe intolerancën nga ushqime të ndryshme.

Intoleranca ndaj ushqimit mund të shkaktojë efekte anësore minimale të cilat nuk prekin sistemin imunitar dhe nuk janë të rrezikshme./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook