Lidhu me ne

Stil

Beteja e gabuar me kilogramët/ Rënia e shpejtë në peshë dëmton shëndetin

Për të veshur fustanin ikonik, 60 vjeçar të Merylin Monroe-s, influencerja me famë botërore Kim Kardashian tregoi, se u desh të binte në peshë 7 kilogramë për 3 javë, që futani t’i mbërthehej.

Kjo ka ngjallur kritika, se në këtë mënyrë promovohet ushqyerja jo e shëndetshme, ndërsa vajzat e reja veçanërisht justifikojnë problemet me vetëbesimin së pari, dhe ato të ushqyerjes.

Albana Daka: Kemi parë raste me terapi saunash shumë të gjata, disa orë në ditë, për disa muaj (si rasti i Kim Kardashian) që e kanë çuar pacientin deri në dializë, pra ndërprerje të funksionit të veshkave.

Para disa kohësh mua më erdhi një vajzë 17 vjeçare. Adoleshetja kishte 6 muaj që hante topa pambuku dhe më pas pinte ujë nga 3-4 gota çdo vakt, që pambuku të zgjerohej brenda stomakut dhe të hante pak. Këtë gjë e kishte parë në një video në Youtube nga një modele. Pas disa muajve kishte rezultuar, që të gjitha shtresat e pambukut kishin veshur muret e zorrëve, dhe i kishin bllokuar ato. Vajza iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Adoleshentë dhe të rritur po fokusohen te ushqyerja e pashëndetshme, tek rënia e shpejtë në një kohë të shkurtër, ashtu siç përçojnë me mesazhet e tyre këto lloj influencerash, të cilat në shumicën e rasteve shkaktojnë dëme të pariparueshme për shëndetin.

Kemi parë persona anoreksik dhe bulimik, të cilët nëse nuk trajtohen në kohë, dhe kryesisht të fillojë trajtimi paralel i shëndetit mendor dhe atij fizik, mund të çojnë deri në humbjen e jetës së personit.

Ne jemi të lidhur me trashëgiminë tonë gjenetike. Nuk mund të jemi të gjithë 1.80 cm të gjatë, me përmasat 90, 60, 90, me sy me ngjyrë, e hundë të drejtë.

Padyshim që duhet të jenë prindërit ata që së pari duhet ta pranojnë dhe të drejtohen së bashku me fëmijët e tyre, duke mos bërë kritizerin më ta në këtë fazë, por duke u drejtuar tek specialistët e shëndetit mendor dhe tek mjekët, për ta trajtuar problemin dhe për të mos e fshehur dhe justifikuar atë. Kjo në mënyrë që të mos kalohet në faza të avancuara, ku edhe ne mjekët ngremë duart dhe nuk kemi çfarë të bëjmë më.

Top Channel

MË TEPËR

Kryesore37 minuta më herët

Kryemadhi: Rama është kryetari i skemës së inceneratorëve, Veliaj avokati, paratë janë në llogarinë e Zotos

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Open” se kreu i skemës së inceneratorëve është Edi Rama ndërsa avokati...

Radar42 minuta më herët

Të moshuar ‘milionerë’ nga inceneratorët/ “Shtet i degjeneruar”, Lubonja: Qeveria me ca kompani përdorin njerëz në prag vdekje për të vjedhur paratë e shqiptarëve

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në rubrikën “Opinion” në News24 takimin e kryeministrit Edi Rama në Amsterdam me homologun holandez...

Radar59 minuta më herët

Denoncimi i Berishës: Nafta në Shqipëri po shitet më shtrenjtë se në Gjermani (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar rritjen e çmimit të naftës nga bordi i Edi Ramës. Berisha shkruan...

Radar1 orë më herët

Malltezi: Për inceneratorin e Fierit u vodhën 15 mln euro për dy javë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi deklaroi` në ‘Task Forcë’ në SYRI TV se inceneratorët vetëm brenda 2...

Radar5 orë më herët

“Mbrëmë e kam parë në televizor, jam pa gjumë gjithë natën”- Pas zonjës Haxhire flet edhe “pronarja” tjetër e inceneratorëve Ruzhdije Meta (INTERVISTA)

Pas historisë së zbuluar dje të 95-vjeçares Haxhire Gurakuqi, me “biznes 30 milionë dollarë” në Lezhë, një tjetër e moshuar...

Stil5 orë më herët

Rihanna, miliarderja më e re në Amerikë

Rihanna së fundmi hyri në listën vjetore të Forbes të femrave më të pasura të vetë-bëra në Amerikë për të...

Stil5 orë më herët

Libri i ri zbulon se Lady Diana ishte marrëzisht e dashuruar në këngëtarin e njohur George Michael

Edhe pse kanë kaluar 25 vite që kur u nda nga jeta, Lady Diana vazhdon të zgjojë interes të madh...

Radar5 orë më herët

Gazetari i majtë: Do jem në protestën e 7 korrikut! Do iki nga Shqipëria nëse situata nuk ndryshon

Gazetari që njihet në publik si mbështetës i ideve të majta, Ben Andoni ka bërë thirrje që njerëzit të dalin...

Radar10 orë më herët

Po Jorida Tabaku çfarë mendimi ka për nënë Haxhiren?

Disa të dhëna me evidenca kriminale për inceneratorët, të dala në dritë 24 orët e fundit, përveçse shërbejnë si një...

Stil10 orë më herët

FOTOT/ 23 vjet martesë, Victoria e David Beckham nga Parisi në Venecia me tren

Victoria e David Beckham janë fotografuar duke zbritur nga treni ekspres, pas udhëtimit nga Parisi teksa i drejtoheshin qytetit tjetër,...

Facebook