Lidhu me ne

Mix

A ndikon regjimi ushqimor në sistemin imunitar?

acidi folik

Sistemi imunitar luan një rol të rëndësishëm për të ruajtur shëndetin dhe kjo varet kryesisht nga një regjim i mirë ushqimot. Kjo pasi mekanizmat tanë të mbrojtjes kanë nevojë për makroushqyes dhe mikroushqyes për të funksionuar si duhet.

SI NDIKON REGJIMI USHQIMOR NË SISTEMIN IMUNITAR

Studime të ndryshme kanë treguar një lidhje të qartë mes mungesës së ushqyesve dhe procesve infektive dhe inflamatore. Në fakt, ka prova se gjendja e kequshqyerjes së nënës, mund të ndikojë në sistemin imunitar të fëmijës. Dhe kjo vlen sidomos për vitet e para të jetës, madje dhe me pasoja metabolike afatgjata.

Përkundrazi, një regjim i duhur ushqimor gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës garanton një funksionim të mirë të sistemit imunitar në moshë më të rritur. Kështu mund të kuptojmë se pse karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat janë të domosdoshme në përgjigjen imunitare.

Karbohidratet
Karbohidratet (HC) janë të rëndësishme për sistemin tonë imunitar duke pasur parasysh se ekziston jnë lidhjes mes insulinës dhe kësaj të fundit. Kjo mund të shpegojë efektin e karbohidrateve në inflamacion.

Në disa studime është parë se konsumi i karbohdirateve të thjeshta dhe të rafinuar zvogëlon nivelin e fagociteve, ndërsa rrit atë të citokineve inflamatore. Sidoqoftë fibrat që përmbajnë karbohidratet komplekse (jo almidoni), që ndodhen tek frutat e perimet, duket se zvogëlojnë gjendjen inflamatore.

Proteinat
Qoftë cilësia apo sasia e proteinave sjellë në regjimin ushqimor mund të ndryshojnë përgjigjen imunitare. Një mugnesë proteinash mund të ndryshojë rritjen dhe riparimin e qelizave, dhe të rrisë rrezikun e infeksioneve për shkak të ndryshimit të nivelit të prodhimit të antitrupave.

Rëndësia e proteinave të pranishme në regjim ushqimor vjen për shkak të aftësisë së tyre për të bërë aminoacide. Kjo për shkak se mungesa e proteinave ndikon në qelizat imunokompetente duke ndryshuar aftësinë e përgjigjes. Është parë se regjimi ushqimor me nivel të ulët aminoacidi triptofan dhe fenilaninë zvogëlojnë prodhimin e antitrupave.

Yndyrnat

Duhet vënë në dukje roli i rëndësishëm i yndyrnave ndaj aktivitetit imunitar në organizmin tonë. Çdo lloj acidesh yndyrore, përbërësi kryesor i yndyrnave, ushtrojnë funksione në sistemin imunitar.

Për shembull, regjimi ushqimor obezogjen, pra me tepricë të yndyrnave të ngopura janë të lidhura me anomali të përgjigjes inflamatore. Kjo sjell një rritje të infeksioneve pa marrë parasysh ekzistencën e obezitetit apo jo.

Përkundrazi, acidet yndyrore omega 3 zvogëlojnë ndërmjetësuesit më të rëndësishme inflamatorë, duke përmirësuar mikrobiotën e zorrëve. Janë vërejtuar efekte të ngjashme me acidin oleik. Me një prani të vogël të ndërmjetësuesve të inflamacionit ndodh një zvogëlim i incidencës së sëmundjeve inflamatore, si artriti reumatoid apo sëmundje inflamatore të zorrëve.

MIKROUSHQYESIT DHE NDIKIMI NE SISTEMIN IMUNITAR

Vitaminat dhe mineralet kryejnë funksione të ndryshme:
Shtigjet metabolike
Rregullimin e ciklit qelizor
Modulimin e proceseve të ndarjes dhe diferencimit qelizor
Integritetin qelizor të indeve, epitelit dhe sistemit imunitar.

Të konsumosh vitamina E, C, A, B6, B12, acid folik dhe minerale si hekuri, bakri, seleni dhe zinku zvogëlojnë infeksionet falë:
Efektit imunomodulatorë dhe imunostimulues
Mbrojtje ndaj radikaleve të lira

Mugnesa e një prej këtyre mineraleve apo vitaminave lidhet me një mungesë linfocitesh dhe shënjuesish të tjerë të rëndësishëm për sistemin tonë imunitar. Megjithatë shumë nga ndryshimet imunitare që vijnë si pasojë e mungesës së mikroushqyesve përmirësohen me suplemente të tyre. Këshu që duhet të jeni të vëmendshëm ndaj mikroushqyesve, pasi mund të japin efekte të padëshiruara në nivelin imunitar.

SI NDIKON REGJIMI USHQIMOR

Nëse dëshironi të keni një sistem të fortë imunitar, në mënyrë që tju mbrojë nga infeksionet duhet të konsumoni:
Fruta e perime, të pasura me vitamina dhe minerale por dhe antioksidantë
Drithëra integrale dhe bishtaja, për të rregulluar nivelin e insulinës.
Proteinat bimore dhe shtazore për të mos pasur mungesë proteinash.
Yndyrat nga peshku blu, fruta të thata dhe vaj ulliri ekstra i virgjër.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix17 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix17 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar17 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook