Lidhu me ne

Kritike

Çdo udhëtim i kushton minimumi 150 mijë euro, s’marrim dot një avion për të shuar flakët


Berisha akuza Ramës: Çdo udhëtim i kushton minimumi 150 mijë euro, s’marrim dot një avion për të shuar flakët

Kreu i PD-së Berisha akuzoi qeverinë për çmimin e naftës në vend duke qenë se shqiptarët paguajnë sot çmimin më të lartë krahasuar me rrogën.

Gjatë një takimi me biznesin e vogël, ish-kryeministri tha se ndërsa udhëtimet e kryeministrit kushtojnë 150 mijë euro minimumi, vendi nuk ka mundësinë të marrë me qira një avion të specializuar për shuarjen e flakëve.

Sot ne paguajmë çmimin më të lartë në Botë në proporcion me rrogën për naftën. A do ti themi ndal ne kësaj me të gjithë ata që kanë makina?

Në Maqedoni ishte 185 lekë, në Shqipëri 250 lekë.

Ne e meritojmë se heshtim. Nëse nuk heshtim, nuk mund të ndodhë të na e bëjnë këtë punë.

Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjetë me avion në dispozicion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimum.

Por një Canader nuk mund ta marrim ne në verë me qera, ta mbajmë për zjarret.

Programin e biznesit të vogël do ta shkruani ju për qeverinë e PD-së. ju ftoj të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi që sot është monist. i tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks”, u shpreh Berisha.

Sot ne pas Bjellorusisë së Lukashenkos jemi vendi i vetëm në Europë me regjim monist.

Sot si kurrë ndonjëherë, duke filluar nga portieri i ministrisë te ministri, nga portieri i gjykatës te kryetari i Gjykatës  së Lartë, Kushtetuese, SHISH, Komisioneri i të dhënave personale janë në duart e një partie. Jemi rikthyer në monizëm.

Një regjim që bazohet kryekëput në uzurpimin total të pushteteve në një parti.” – tha ndër të tjera Berisha.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix16 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix16 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar16 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook