Lidhu me ne

Kritike

Propaganda e kontenierit të plehrave në Tiranë

Propaganda e kontenierit të plehrave në Tiranë

Problemi i mbetjeve të Tiranës nuk është forma, madhësia apo materiali i kazanëve, por menaxhimi i tyre

Propaganda e kontenierit të plehrave

23 fotografi, të paktën 10 fëmijë, 25 punonjës, zyrtarë e diplomatë. Disa fotografë, kameramanë e videoeditorë për t’i përgatitur dhe postuar në llogarinë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Facebook apo për t’i shpërndarë nëpër televizione e portale.

Kryeministri Edi Rama poston me shpejtësi një video për tekonologjinë e re që ka mbërritur në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës e quan revolucion. “Sot, ne fillojmë një revolucion të dytë për… Politika s’duhet të ngatërrohet…”

Por ai që nxiton të ngatërrohet është ish -kryetatari i bashkisë së Tiranës dhe i PD-së, Lulzim Basha, që thotë se “revolucioni” ka qenë projekt i tij.

Mediat përpiqen ta shndërrojnë në çështje, disa duke e pompuar si gjetjen e një zgjidhje përfundimtare Tiranën, disa duke e kanalizuar në debat politik.

Ajo që ka ndodhur në jetën reale s’është veçse vendosja e 1 kazani plehrash nëntokë, në qendër të Tiranës. A nevojitej kaq shumë zhurmë mediatike?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje le të shohim dobinë dhe defektet që ka një “teknologji” e tillë, duke u nisur nga çfarë promovojnë kompanitë prodhuese, çfarë ndodh në terren në vende të ngjashme si Shqipëria dhe çfarë ndodh në Shqipëri me mbetjet urbane.

 Një ndër kompanitë promovuese të kësaj teknologjie “Elkoplast” shkruan se avantazhet janë të tilla si, “më pak emetime CO2, më pak zhurmë dhe trafik, dekompozim më i avashtë i mbetjeve dhe reduktimi i erës, zvogëlim i prishjes së kazanëve dhe afrimit të kafshëve, pamje estetike…”

Në teori janë të gjitha avantazhe për të pasur një qytet të pastër, teksa shohim përditë se si në Tiranë e qytete të tjera, kazanët e plehrave janë të mbushur kapicë, nëpër lagje, rrugë kryesore, zonat më të frekuentuara turistike e gjithkund tjetër, përveç se në sheshin “Sulejman Pasha”, në qëndër të Tiranë, ku i vendosi Bashkia me pamje të ofruara nga një regji qëndrore.

Ashtu si Shqipëria, India është prej kohësh në një betejë për menaxhimin e mbetjeve urbane. Bashkia e qytetit Dehradun e aplikoi 4 vjet më parë teknologjinë e prezantuar nga Erion Veliaj 1 ditë më parë në Tiranë.

Por që ndodh 4 vjet më vonë është shumë larg asaj që pritej, madje një efekt boomerang. Një media lokale shkruante vetëm pak muaj më parë, si më poshtë.

“Kanë kaluar katër vjet që kur korporata komunale e Dehradun instaloi 80 kosha mbeturinash nëntokësore, duke marrë shkas nga Haldëani, megjithatë gjithçka që mund të shihet janë zona të ndotura, të cilat nuk janë vetëm një pamje që të vret sytë, por gjithashtu paraqesin rreziqe për shëndetin. Për të shtuar vlerën estetike dhe për të çliruar hapësirën, kosha u instaluan në 28 vende në qytet me një kosto prej 3.5 crore Rs (450,000 USD).Pjesa më e mirë është se këta kosha mund të zbrazen në kamionët e plehrave duke përdorur një vinç, pa ndihmën e punonjësve të higjienës. Projekti tërhoqi vlerësime dhe u konsiderua i suksesshëm në fillim, por me kalimin e kohës, ai dështoi. “Mund të shihen mbeturina jashtë koshave, gjë që e prish qëllimin e instalimit të tyre. Megjithëse automjetet vijnë për të ngritur plehrat çdo ditë, ato nuk janë në gjendje të pastrojnë të gjithë vendin pasi çdo cep është i ndotur’, – thotë Mahesh Kangar, pronar i një dyqani ushqimor në Kargi choëk”.

Ajo që kuptohet nga ky realitet i një vendi që e ka aplikuar këtë teknologji, është fakti se, ndonëse kontenierët nëntokësorë ofrojnë disa avantazhe, gjithçka mbetet në dorën e qytetarëve dhe pushtetarëve që hartojnë, aplikojnë dhe janë përgjegjës për praktikat e menaxhimit të mbetjeve urbane.

Për vendet me kulturë në menaxhimin e mbetjeve urbane, konteniereët nëntokësorë janë një mundësi e avancuar për të përsosur sistemin. Megjithatë, kjo teknologji nuk i ka entusiazmuar vendet e zhvilluara, si Britania e Madhe, Gjermania, Franca etj, të cilat nuk kanë probleme të menaxhimit të mbetjeve.

Por në vendet problematike, a është mungesa e kontenierëve nëntokësorë pengesa për të pasur menaxhim të mirë të mbetjeve urbane?

Në Tiranë, qytetin që prodhon rreth 500 mijë ton mbetje në vit, shihen përditë kosha mbeturinash të mbushur plot e përplot, me mbetje të derdhura jashtë tyre.

Si zgjidhje, bashkia dha miratimin për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, i cili nuk funksionon, por vazhdon të paguhet sikur të ishte në punë.

Diferencimi i mbetjeve, për të cilin kryetari i Bashkisë flet sikur do ta bëjnë vetë kontenierët nëntokësorë, kur në fakt do të vazhdojnë ta bëjnë qytetarët, është i dështuar. Kjo pasi, edhe nëse mbetjet do të diferencoheshin, kontenierët përfundojnë të miksuar në të njëjtat makina të mbledhjes së plehrave.

Megjithatë, edhe pse dështimi në Indi nuk nëkupton apriori se kjo teknologji mund të dështojë edhe në Shqipëri, fakti se këto kontenierë nuk e zgjidhin automakisht çështjen e trajtimit të mbetjeve mbetet i pamohueshëm. Kontenierët nuk janë robotë që lëvizin nëpër rrugë dhe kërkojnë për plehra. Janë vetëm ca kazanë, si ata mbi tokë, të cilët do të duhet të pastrohen po nga ata që kanë fituar tenderat e majmë të pastrimit, po nga të njëjtat makina që kundërrmojnë kur kalojnë nëpër rrugët e Tiranës. Futja e tyre nëntokë, nëse nuk pastrohen si duhet, i shërben vetëm fasadës.

Nisur nga këto fakte, revolucioni për të cilin flasin Edi Rama dhe Erion Veliaj mbetet vetëm propagandë mediatike, teksa pjesa tjetër e zinxhirit të menaxhimit të plehrave mbetet e pandryshuar.

Problematika e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri nuk është as të forma e kazanëve as te vendi në të cilin duhet të vendosen. Ajo qëndron, siç e kanë dëshmuar denoncimet për inceneratorët, te korrupsioni dhe mungesa e një projekti afatgjatë.

“Unë e di se kush kërkon të gjejë një gjë që nuk shkon, do ta gjejë gjithmonë diçka, si ajo shprehja ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’, por shumica e qytetarëve duan që gjërat të shkojnë përpara; ata duan një qytet më të pastër, më shumë rregull dhe duan që Tirana të ketë higjienë maksimale”, u shpreh Veliaj.

Çdo qytetar i Tiranës i kërkon këto që premton kryebashkiaku Veliaj. Por ata kërkojnë të dinë gjithashtu sa kushton ky projekt? Sa e zgjidh ai problematikën nëse pjesa tjetër e sistemit mbetet e njëjtë? Përse nuk funksionon inceneratori i Tiranës që do të duhej të digjte tonelatat me plehra që prodhohen çdo ditë? Sa para i paguan bashkia kompanisë së inceneratorit, pronari i së cilës është i shpallur në kërkim ndërkombëtar? A do të përfundojnë edhe këto kontenierë si ata kazanët e plastikës, që kryebashkiaku thotë se ishin “me përbërje shumë të fortë, dhe menduam se do i rezistonin kohës”, por që të gjithë e kemi parë se si rrinë të mbushur mullar me plehra dhe që askujt s’i intereson materiali i tyre, por sa herë në ditë pastrohen? Apo edhe këto kontenierë do të nisin shumë shpejt t’u ngacmojnë imagjinatën atyre që s’i hanë dot më gënjeshtrat e politikës, për të parë brenda tyre politikanët që mashtrojnë, shpërdorojnë apo vjedhin paratë e qytetarëve të tyre edhe pse u duhet të zhyten më keq se në plehra.

Zoom.al

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Po Jorida Tabaku çfarë mendimi ka për nënë Haxhiren?

Disa të dhëna me evidenca kriminale për inceneratorët, të dala në dritë 24 orët e fundit, përveçse shërbejnë si një...

Stil3 orë më herët

FOTOT/ 23 vjet martesë, Victoria e David Beckham nga Parisi në Venecia me tren

Victoria e David Beckham janë fotografuar duke zbritur nga treni ekspres, pas udhëtimit nga Parisi teksa i drejtoheshin qytetit tjetër,...

Stil3 orë më herët

Thonjtë e Hailey Bieber bëhen viralë në TikTok dhe kthehen në trendin e verës 2022

Thonjtë “glazed donut” janë zyrtarisht manikyri më trendy i verës 2022. Kur Hailey Bieber tregoi manikyrin e saj të shkëlqyeshëm...

Stil3 orë më herët

Pse disa gra lindin vetëm djem ose vetëm vajza?

1. Është e pamundur të kesh një gjen “vajzë” ose “djalë” të pazbuluar. Ndërsa shumica e familjeve kanë një raport...

Stil3 orë më herët

Si ndikon depresioni në organet e trupit tonë?

1. Rënia e funksionit të veshkave Depresioni prek si njerëzit që kanë sëmundje kronike të veshkave ashtu edhe ata që...

Stil3 orë më herët

A është e vërtetë që çiftet e lumtura shëndoshen?

Gjithë faji i dashurisë. Këtu është ajo që thotë një studim mbi ushqimin çorientues në çifte Po, çiftet e lumtura...

Stil3 orë më herët

Pse duhet konsumuar vezë çdo mëngjes?

Konsumi i vezëve është shumë i dobishëm për shëndetin e  përgjithshëm. Përmban të gjitha lëndët ushqyese thelbësore që kërkohen nga trupi....

Stil3 orë më herët

Pini shumë kafe për t’u dobësuar?

Kafeja është shumë e rëndësishme për organizmin tonë dhe ka shumë benefite për trupin deri në një masë të caktuar....

Stil3 orë më herët

11 shtetet me gratë me gjoksin më të madh. Kush e kryeson listën

Foto ilustruese Madhësia e gjoksit është unike për çdo grua apo vajzë dhe ky fenomen ndikohet nga shumë faktorë siç...

Stil4 orë më herët

“Fitoj 50 herë më shumë jashtë fushe”, volejbollistja profesioniste Key Alves: Pozoj për ‘OnlyFans’

Key Alves, volejbollistja profesioniste, me 2.3 milionë ndjekës në Instagram, ka rrëfyer se fiton më shumë para duke pozuar në...

Facebook