Lidhu me ne

Kioske

Si po varfërohen më shumë të varfërit

Në Shqipëri, mediat u “shqetësuan” më shumë kur inflacioni në Gjermani arriti në 8.7%, niveli më i lartë në gjysmëshekulli, sesa kur ky tregues kërceu në vend në 6.2%, niveli më i lartë në 20 vjet.

Nga MonitorSi po varfërohen më shumë të varfëritVarferi

Në median angleze, të shkruar e televizive, janë të pafund artikujt, kronikat dhe lidhjet direkte për efektet që ka sjellë rritja e çmimeve të ushqimeve në buxhetet e qytetarëve. Në mediat e tjera të Europës, po ashtu. Lajmi se inflacioni në Eurozonë, në maj ’22, arriti në rekordin e 8.1% kishte reagim të lartë në të gjitha shtetet e Europës. Dhe jo vetëm nga mediat, presioni i të cilave është i përditshëm, duke pasqyruar realitetin e ri të çmimeve.

Qeveritë premtuan që të marrin masa. Gjermania njoftoi se, nga 1 Qershori, do të ulë taksat e naftës dhe të benzinës dhe një abone transporti prej 9 eurosh, mes një pakete masash që synojnë të lehtësojnë pasojat që ka sjellë te qytetarët rritja e lartë e çmimeve të naftës, karburantit dhe energjisë. Kancelari Federal, Olaf Scholz, premtoi se nga këto masa do të përfitojnë qytetarët “drejtpërdrejt, shpejt dhe në mënyrë të shënjestruar”.

Në Shqipëri, mediat u “shqetësuan” më shumë kur inflacioni në Gjermani arriti në 8.7%, niveli më i lartë në gjysmëshekulli, sesa kur ky tregues kërceu në vend në 6.2%, niveli më i lartë në 20 vjet.

Për kujtesë, të ardhurat e gjermanëve janë sa 123% e mesatares europiane, ndërsa ato të Shqipërisë, sa 30%, ndër më të ulëtat në Europë, me përjashtim të Kosovës, Ukrainës e Moldavisë. Familjet gjermane shpenzojnë 10.8% të buxhetit për ushqime, ato britanike 8%, ndërsa në Shqipëri, gati 42%, shifra më e lartë në Europë, tregues direkt i varfërisë.

Ndonëse të shumtë në numër – Banka Botërore vlerëson se 25% e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë – të varfrit e Shqipërisë janë të padukshëm. Për ironi, sa më shumë që po varfërohen nga rritja e fortë e çmimeve, aq më të padukshëm apo pazëshëm po bëhen, jo vetëm nga media, që është e zënë me hallet se kush do të zgjidhet President, apo cili është skandali personal i radhës, por sidomos nga qeveria.

Kjo e fundit u mjaftua me një paketë minimale mbështetëse për krizën e çmimeve, që shpërndau në muajin mars, e cila, sipas Bankës Botërore, rezulton ndër më të ulëtat në rajon, me vetëm 0.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 3.6% e PBB-së në Maqedoninë e Veriut dhe 2% në Serbi.

Rritja e çmimeve vërtet ka varfëruar më tej qytetarët, sidomos shtresën e varfër, që 54% të shpenzimeve i çon për ushqime. Në kahun tjetër, qeveria po merr më shumë të ardhura, pikërisht për shkak se mallrat janë më të shtrenjta.

Të ardhurat buxhetore për 4-mujorin e parë të vitit janë rritur me 23%, duke arritur në nivele rekord. Shteti po merr më shumë para nga TVSH-ja, që është një taksë mbi konsumin e paguhet direkt nga konsumatorët, të cilët po blejnë pothuajse çdo produkt më shtrenjtë.

Një litër karburant, sot kushton në vlerë njësoj si në Gjermani e në Mbretërinë e Bashkuar, por në raport me fuqinë blerëse, është shumë më i shtrenjtë. Koston nuk e paguajnë vetëm ata që kanë një makinë, por indirekt të gjithë, nëpërmjet shtrenjtimit të transportit dhe kostos së produkteve të tjera.

Qeveria “mburret” që nuk e ka ndryshuar çmimin e energjisë për familjarët, por te bizneset ajo është disafishuar, duke u transferuar sërish te produktet që i blen konsumatori.

Si po i rishpërndan qeveria këto të ardhura shtesë që po merr, jo për meritë të saj, por të çmimeve më të larta. Shumë pak po shkojnë për të pambrojturit, ata që në fakt duhet t’i mbronte vetë shteti. Në 4-mujorin e parë 2022, pagesat për ndihmën ekonomike, në raport me totalin e shpenzimeve buxhetore, arritën nivelin më të ulët që nga viti 2018.

Të ardhurat që qeveria shqiptare grumbulloi më shumë se vitin e kaluar janë 7 herë më të larta se paketa e rezistencës prej 5 miliardë lekësh, për të ndihmuar shtresat në nevojë, për të përballuar rritjen e çmimeve.

Në të kundërt, operatorët ekonomikë, të cilët janë kontraktuar nga qeveria për investime do të kompensohen 5% deri në 30% të vlerës që zënë materialet e hekurit.

Me këtë politikë, qeveria po nxit përjashtim social të shtresës më të brishtë në vend, duke rrezikuar që, jo vetëm kjo shtesë të bëhet edhe më e varfër, por dhe të tjerë të hyjnë në këtë fashë, duke thelluar më tej rritjen e pabarazisë në vend.

Me sa duket, qeverisë i intereson kjo situatë. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më i ulët është presioni ndaj demokracisë, aq më pak qytetarët kërkojnë të mira publike dhe aq më pak frikë kanë politikanët e korruptuar se mos humbin zgjedhjet!

Sa më e padukshme dhe e pazëshme të jetë shtresa e të varfërve, aq më shumë do të rritet presioni për dobësimin e shtresës së mesme dhe të pasur joklienteliste, duke e shtyrë më tej në të tatëpjetë demokracinë shqiptare.

Për rastin shqiptar nuk ka asnjë dyshim që, mirëqenia më e lartë, është e lidhur ngushtësisht me një demokraci më të zhvilluar. Sepse ne e dimë shumë mirë se çfarë skllavërimi ekonomik dhe shoqëror krijojnë diktaturat në këtë vend.

/MONITOR

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix20 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix20 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix21 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix21 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix21 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix21 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix21 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix21 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar21 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook