Lidhu me ne

Mix

Si të flini më mirë natën? 6 mënyra për ta arritur atë

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien dhe organizmin. Në mungesë të tij, njeriu stresohet më lehtë, acarohet, por përballet edhe me rreziqe më të larta sëmundshmërie.

Për të evituar të gjitha këto gjendje shqetësues, mjafton të dini si të flini më mirë.

1-Bëni aktivitet fizik

Aktiviteti fizik gjatë ditës ju lodh por stimulon zemrën, trurin dhe muskujt.Atë duhet ta kryeni gjatë ditës që t’ju zëjë gjumi dhe të flini sa dhe si duhet.Aktivitetin fizik mund ta kryeni në mëngjes ose ta keni përfunduar atë deri në 3 orë para gjumit.

2-Krijoni një rutinë gjumi

Rutina është faktor kyç për një gjumë cilësor.Mbani nën kontroll orën e brendshme të trupit dhe krijoni një rutinë gjumi me orare të përcaktuara të fjetjes dhe zgjimit.Mbi të gjitha, ju duhet t’i përmbaheni kësaj rutine.

3-Kujdes me ushqimet

Darka duhet të jetë shumë e lehtë dhe në organizmin tuaj nuk duhet të ketë gjurmë kafeine, thonë ekspertët.Nëse ushqeheni rëndë dhe pini shumë kafe gjatë ditës, me siguri do të keni vështirësi t’ju zërë gjumi.Kafeja kërkon minimalisht 6 orë për të dalë nga organizmi

4-Lundrimi në Internet

Përdorimi i telefonit celular përpara gjumit do të shpërqendrojë orën e brendshme të trupit dhe pengon ardhjen e gjumit.Fikeni telefonin celularin dhe mos lundroni në internet të paktën gjysëm ore përpara se të shtriheni për të fjetur.

5-Temperatura e dhomës së gjumit

Temperatura e dhomës së gjumit është e rëndësishme për një gjumë cilësor.Temperatura duhet të jetë nga 16 deri në 20 gradë.Në këto gradë, trupi do ta ketë më të lehtë që të ulë temperaturën e brendshme në mënyrë që të flini.

6-Organizohuni

Rrëmuja është stresuese. Sigurohuni që dhoma juaj të jetë e rregullt, e pastërt dhe mbi të gjitha e ajrosur.Do të vëreni se sapo të futeni në dhomë do të jeni më të qetë dhe më pa stres.

Burimi:/AgroWeB.org

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix2 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi16 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi16 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix16 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix16 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske16 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook