Lidhu me ne

Mix

Dieta kundër të nxehtit/ Ushqimet që ndihmojnë për të përballuar vapën përvëluese

Dieta kundër të nxehtit/ Ushqimet që ndihmojnë për të përballuar vapën përvëluese

dieta contro afa

Në verë nuk mund të mungojnë frutat dhe perimet e freskëta si specat, domatet, kastravecat, një koncentrat i vërtetë uji dhe polifenolesh. Pjepri, shalqiri, mjedra dhe manaferra janë fruta të pasura me vitamina, lëndë ushqyese të çmuara thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë. Për të shmangur dehidratimin dhe humbjen e tepërt të kripërave minerale, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon konsumimin e frutave dhe perimeve pesë herë në ditë.

Më poshtë gjeni një listë të ushqimeve që iu ndihmojnë për të përballuar vapën përvëluese të verës.

Shalqiri- Përbëhet nga uji në masën 93% dhe për këtë arsye shuan etjen. Një aleat i shkëlqyer në dietat me pak kalori, pasi 100 gramë përmban vetëm 16 kalori, është i pasur me vitaminë A, C, kalium, magnez dhe antioksidantë si likopeni, i cili mbron lëkurën nga dëmtimet e diellit.

Pjepri- Pak kalori dhe shumë virtyte! I pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, pjepri është i përsosur për të luftuar lodhjen e shkaktuar nga nxehtësia e kësaj stine.

Pjeshkët– Janë një koncentrat i lëndëve ushqyese thelbësore për trupin tonë, veçanërisht në verë. Duke qenë i përbërë nga 90% ujë, pjesa e mbetur përmban sheqerna, proteina dhe yndyrna, në sasi minimale, këto fruta ndihmojnë në shuarjen e etjes, prandaj janë aleatë themelorë për të luftuar dehidratimin dhe rraskapitjen e shkaktuar nga temperaturat e larta.

Fiqtë- Janë një burim i mirë fibrash, kanë veti laksative dhe anti-inflamatore. Fiku është i pasur me ujë, sheqerna të thjeshtë, vitamina (B5, B6 dhe K), minerale duke përfshirë kalium, kalcium, fosfor dhe magnez.

Specat- Të pasura me vitaminë C dhe kripëra minerale, ato janë gjithashtu të pasura me ujë dhe me pak kalori. Prandaj duhet t’i kemi gjithmonë në tavolinë, sidomos në verë!

Patëllxhan- Pak kalori, shumë fibra, shumë kalium. Këto perime tipike verore nuk duhen ngrënë të gjalla pasi përmbajnë një substancë toksike që eliminohet gjatë gatimit.

Selino- Perime me shumë pak kalori, selinoja është burim i vitaminave C, K, E, B, A, kalium, fosfor dhe magnez dhe luteolin, një antioksidant që mbron trurin. Selinoja ka gjithashtu veti diuretike, prandaj është e përsosur për të luftuar mbajtjen e ujit.

Spinaqi- Ka përmbajtje të lartë e ujit, kripërave minerale, luteinës dhe vitaminës E. Konsumimi i spinaqit është i dobishëm për të luftuar dehidratimin.

Kopër- Është e pasur me fibra të tretshme, të cilat rrisin ndjenjën e ngopjes dhe ngadalësojnë përthithjen e yndyrave dhe sheqernave, kaliumit, vitaminës C dhe antioksidantëve. Ndihmon edhe tretjen.

Salmoni- Është burim i proteinave, acideve yndyrore Omega3, vitaminave, veçanërisht D, B6 dhe B12 dhe mineraleve. Salmoni është një ushqim themelor për të mbajtur trupin tonë të shëndetshëm.

Pula– Përmban një sasi të mirë të proteinave, natriumit, fosforit, kaliumit, selenit, magnezit, vitaminave B1 dhe B12.

Kosi- Ushqim perfekt për t’u konsumuar në verë sepse ngop pa ju rënduar. Më mirë të preferoni ato me shumë proteina dhe me pak yndyrë, siç është kosi grek. Më mirë të zgjidhni një kos natyral, të bardhë, dhe më pas shtoni mjaltë ose fruta.

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix6 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix6 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix6 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix6 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix6 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix6 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix6 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix6 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix6 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook