Lidhu me ne

Kioske

Teza(mjerane) e gushtit: Opozita Berisha-Meta kanë përballë SHBA, jo Ramën

Nga Respublica.al

How do you meet a businessman?"/ 'Coroditite' Edi Rama, does not hold his  nerve during the conference, makes the drastic decision for the journalist  - Politike

Teza(mjerane) e gushtit: Opozita Berisha-Meta kanë përballë SHBA, jo Ramën

Një faqe online, tesheshi.com, ka publikuar një shkrim sipas të cilit mesazhi kryesor është: Berisha ka kundër SHBA, jo Ramën. Shkrimi është qarkulluar nga faqja pranë qeverisë shqiptare, Tema, dhe tenton të ngulisë një ide që e eksporton luftën politike të Tiranës si pjesë të axhendës amerikane. Nga merr shkas ky interpretim?

Një grup senatorësh amerikanë kanë propozuar një “Akt për Demokracinë dhe Avancimin e Ballkanit Perëndimor”, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të përdorin ndikimin e tyre në aleancën e NATO-s për të “ruajtur një mjedis të sigurt në Bosnje”, veçanërisht nëse Rusia bllokon zgjerimi i misionit EUFOR në atë vend. Akti thotë se zgjatja e misionit EUFOR është “në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara

shkruan faqja në fjalë, që pasi liston aktivitetet destabilizuese në rajon shkon në përfundimin:

Nga përmbajtja e këtij Akti, kuptohet qartë se pse SHBA nuk do lejojë destabilitet në rajon, duke goditur më parë figura me impakt rrezikshmërie për një gjë të tillë. Në rastin e Shqipërisë, i tillë shihet Berisha, tashmë i shpallur “non grata”, por dhe ortaku i tij politik Meta, goditja ndaj të cilit po vjen me hapjen e një dosjeje që zbulon të kaluarën e tij kompromentuese si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Nuk është e vështirë të kuptohet se pas këtij zhvillimi të fundit në politikën shqiptare qëndron SHBA. Ashtu siç nuk është e vështirë të kuptohet se Uashingtoni nuk do lejojë riardhje në pushtet të dyshes Berisha-Meta, të cilët i sheh dhe si destabilizues

Mjerimi ka shumë manifestime, në Shqipëri. Një ndër to është edhe ky lloj interpretimi. Sepse aktualisht Berisha është ricikluar në politikë përmes një dekreti nga përtej oqeanit. Non grata uk e nxori atë nga politika, por e rifuti, pikërisht pse përkufizimi i tij si destabilizues është fare i pabesueshëm. Pa folur për faktin se SHBA nuk i dha Berishës as të drejtën e autokritikës që edhe Enver Hoxha ia dha Mehmet Shehut! 

Nga ana tjetër, vendosja në një plan e Bosnjes e Shqipërinë është më keq se mjeran, sepse kërkesa për stabilitet në Bosnje lidhet me strukturën e atij shteti dhe investimin për shpërbërjen e tij. Në Shqipëri politika amerikane ia kaloi në mjerimin e vet edhe faqes në fjalë kur arriti në pikën që edhe protestat e Lulzim Bashës i cilësoi si rrezik për stabilitetin. Mandej të njëjtin njeri e shpalli beniamin të vetin.

Sot ne kemi Berishën dhe Metën që janë në aksion politik brenda suazës së sistemit demokratik: premtojnë protesta, denoncime aktesh korruptive, hapje dosjesh etj. Ku kërcënon ky ushtrim demokratik stailitetin e Ballkanit Perëndimor?

Sigurisht që SHBA kanë instrumente të stabilizojnë apo jo një vend, lëre më Shqipërinë. Por dora doës me këtë politikë të tyren është krijuar, rikrijuar dhe shtuar edhe anti-amerikanizmi, refluks jo vetëm i nayrshëm politik, por edhe qasje humanizuese ndaj asaj politike që është asgjë më shumë se gangsterizëm që shfaqet me receta demokracie. Por aspekti më fatkeq i analizës është nxjerrja e luftës politike, e stabiliteti si mall eksporti, si transfertë për SHBA, duke harruar ndoshta se Shqipëria gjoja ka një qeveri, ka institucione dhe ka një kryeministër që thotë: kemi bërë shtet. 

Si mundet që ky lider të ikë kështu nga beteja dhe të luajë me kartën amerikane sa herë ndjen se nuk i ka mirë punët. Fatkeqe është po ashtu fakti se z. Rama është i gatshëm, për shkak të sistemit psiko-politik që ka krijuar të sakrifikojë çdo gjë, për të mbajtur karrigen. Ai është aktualisht për herë të parë në betejë reale, përballë dy kundërshtarëve që i kanë atij po aq material, sa u ka ai atyre dhe sot e kërkon zgjidhjen te bërja e Shqipërisë politike në një servitut. Po a nuk ishte ky njeri që fliste për nxjerrje në pension të Berishës, për 1 milionë shuplaka etj? Si vallë sot vijmë në pikën që z. Rama ngjan më i plakuri, më rrangalli në politikë? Dhe kë ka përballë ky xhanëm? Amnistinë fiskale p.sh? Ku ta dish! 

Këtë mund ta gjejnë analiza si këto të faqes në fjalë, por mund ta gjejnë edhe SHBA meqë janë shndërruar në një vend që bezdis shumëkënd edhe me pretendimet e veta morale në një botë që e ka bërë kështu si është sot. Një vend që herët apo vonë do kuptojë se nuk ka pse bëhet palaço e Historisë, të cilës nuk mund t’i vërë sanksione. 

MË TEPËR

Aktualitet5 orë më herët

Sejamini: Shqiptarëve u janë vjedhur të gjithë të dhënat, nuk ka asnjë përgjegjës!

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për publikimin e databazës së personave...

Kryesore5 orë më herët

Berisha me të larguarit nga puna: Sot vendin e specialistit në administratë e kanë zënë patronazhistët

Sot vendin e specialistit dhe ekspertit në administratë e kanë zënë patronazhistët. Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha...

Mix5 orë më herët

A është kafeja e mirë për humbje peshe?

Kafeja është padyshim substanca psikoaktive më e njohur në botë dhe ka prova se rrit përqendrimin dhe përmirëson performancën e...

Kioske6 orë më herët

Të jap ç’të duash nga Shqipëria, më lër të bëj ç’të dua në Shqipëri…

Prof. Apollon Baçe 1.  “Sulmi kibernetik iranian nuk e arriti qëllimin, praktikisht sistemet janë kthyer në punë”, deklaroi Rama të...

Radar13 orë më herët

TRANSKRIPTI ZBULON GAFËN – Ambasadorja Yuri Kim ia futi kot, Fevziu nuk e korrigjoi …

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka bërë një gafë në emisionin ‘Opinion’ të para pak ditëve duke mos njohur...

Radar13 orë më herët

Anthony Fauci dyfishoi pasurinë e tij gjatë pandemisë Covid-19 – Raporti

Pasuria neto e shefit të mjekësisë amerikane Anthony Fauci u rrit në 12.6 milionë dollarë në vitin 2021, gati dyfishi...

Kryesore13 orë më herët

Berisha: Sistemi TIMS u sulmua nga hakera qeveritarë për të zhdukur lidhjet e deputetëve me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se sulmi kibernetik i 15 korrikut u bë nga hakera qeveritarë me qëllim...

Kryesore3 ditë më herët

Deklaratat e Yuri Kim, Berisha: Sikur t’i kishte bërë Edi Rama, ‘non-grata’ është vendim i Soros

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim e cila u shpreh se do...

Radar4 ditë më herët

Rama është i sigurt se shqiptarët do e besojnë sa herë ai gënjen dhe tallet

Nga Agim Baçi Kryeministri Rama fajësoi gjyqtarët dhe zyrtarët e korruptuar lidhur me ndërtimet pa leje, teksa firmoste për një...

Mix4 ditë më herët

Dua Lipa, pas fotove me Aron Piper, kapet duke u puthur me komedianin e njohur Trevor Noah

Pas lajmit të bujshëm se Dua Lipa mund të kishte nisur një romancë të re me yllin e “Elite”, Aron...

Facebook