Lidhu me ne

Kioske

Tani mund të gajaset kush të dojë, por z. Rama e ka thënë këtë me plot gojën dhe duke ia dalë të qëndrojë serioz.

Nga Respublica.al

Aksioner(shteti) te porti i Durrësit për paratë e shtetit, jo të xhepit?

Në një ceremoni të nënshkrimit të memorandumit për portin e ri të Durrësit u dha një shfaqje e rrallë e tufës së seleksionuar filobuxhetore të të ashtuquajturës qeveri shqiptare. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku i premtoi Mirelës së Turizmit(me këtë gjuhë) sesa shumë zhvillim do të sjellë kjo vepër. Paralel me këtë miklim shoqesh ministresha kalonte në plane një Delina gati e lumtur.

Një trio e ngushtë ndoshta me të cilën kryeministri ndihet komod. Kjo është Byroja e re në krye të të cilës qëndron z. Rama i cili sot ndoshta na tha sesi në projektin 2 miliardë dollarësh shteti do të jetë aksioner. Po pse shteti – këtë fjalë përdori z. Rama duke nënkuptuar se ai ndihet një shtetar – do jetë aksioner? 

Sepse ata që negociojnë nuk mendojnë për paratë e xhepit por të shtetit

Tani mund të gajaset kush të dojë, por z. Rama e ka thënë këtë me plot gojën dhe duke ia dalë të qëndrojë serioz. Kjo nuk është pak, ta pranojmë. Vetë investitori arab premtoi me një shikim gati euforik se: 

Ne do të krijojmë një gjë të veçantë që njerëzit të mos largohen kurrë. Këtë jua premtoj

Punët duken mirë, shumë mirë. Vargjet e këngës për Mohamed Alabbar do jenë porositur padyshim. Vetëm se zotësia e kryeministrit për ta prezantuar pjesëmarrjen me aksione qeveritare në sipërmarrjen e re tradhëton një hile sepse tradhëtohet nga të dhënat konkrete. 

Në një njoftim zyrtar të majit të këtij viti, Ministria e Financave jep disa të dhëna për pjesëmarrjen e qeverisë në kompani të ndryshme që operojnë nën forma organizimi juridik të larmishëm. P.sh kompani ku qeveria është 100% aksionere dhe 50% aksionere: 

http://www.respublica.al/2022/08/11/aksionershteti-te-porti-i-durr-sit-p-r-parat-e-shtetit-jo-t-xhepit

Kompani ku qeveria shqiptare është aksionere nën 50%: 

Sipas të njëjtit njoftim për një periudhë 9 vjeçare nga të gjitha këto njësi është shpërndarë divident në masën: 


Nuk po futemi të shohim xhirot vjetore të kompanive por mjafton të vëmë në dukje se për një kompani si Albtelecom, ku qeveria merr pjesë me diku te 17% të aksioneve është pranuar se ka dalë me humbje për mbi 10 vjet. Dhe se qeveria, as si aksionere dhe as si përgjegjëse për luftën kundër evazionit nuk ka ushtruar ndonjë kontroll. Është e njëjta qeveri që me hallin se mos shqiptarët mbeten pa pension bën kontrolle për nëndeklarim page punonjësish, në të njëjtën kohë kur angazhohet për amnisti fiskale të bizneseve me dy libra shitjeje. 

Vetëm koka e Edi Ramës mund t’i bashkojë të gjitha këto si të kuptueshme, por jo logjike, por nëse qeveria po na thotë se do ketë aksione në portin e Durrësit se mendon për Ne, atëherë më së paku po hyn si xhol në rrugën tonë. Ajo nuk ka ditur të kullandrisë kompanitë ku merr pjesë deri më tani(mbani parasysh vetëm hekurdhën p.sh) dhe për pasojë pjesëmarrja e saj si agjent përfaqësues yni në projektin 2 miliardë dollarësh nuk është e besueshme. Pse nuk është eficiente dhe është provuar si e dështuar. 

Sigurisht që edhe kryeministri i di këto gjëra, por ajo paketë aksionesh aty, si çdo paketë tjetër nesër mund të shitet tek operatorë privatë. Dhe ne që këtu mund të nisim e të pyesim se pse bëhet kjo jointventure nga një qeveri që ka shpallur se nuk mund të ketë asgjë publike që të jetë edhe e suksesshme. Mund të ndodhë që ky projekt të shpërthejë dhe këtu na mbetet të besojmë tek intuita e z. Rama se nuk do të shesë aksionet. Tek intuita, pasi integriteti i tij nuk diskutohet. 

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix19 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix19 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix19 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix19 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix19 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix19 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix20 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix20 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar20 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook