Lidhu me ne

Mix

10 ushqimet më të shëndetshme për njeriun

10 ushqimet më të shëndetshme për njeriun

Këto ushqime janë paketat më të çmuara të lëndëve themeluese të shëndetit

Agrumet

Ja pse bëjnë mirë: Vetëm një portokall përmban 100% të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat. Flavonoidet e agrumeve ndihmojnë në ndaljen e rritjes së qelizave kanceroze dhe veprojnë si anti-inflamator.closevolume_off

Këshillë: Shtoni një fetë limon në çajin jeshil. Në një studim u pa se limoni rriste aftësinë e trupit për të përthithur antioksiduesit e çajit me 80%.

Brokoli

Ja pse bën mirë: Brokoli përmban sasi të mëdha vitamine K dhe C të cilat janë esenciale në formimin e kockave. Mjafton një tas i vogël me brokoli për të marre përbërës mbrojtës kundër kancerit.

Këshillë: Zierja në avull i ruan më mirë përbërësit ushqyes sesa zierja në ujë.

Boronicat

Ja pse bëjnë mirë: Boronicat përmbajnë një numër të madh antioksidantësh të cilët rrisin mrekullisht forcën antioksiduese të sistemeve të ndryshme fiziologjike të trupit të njeriut si p.sh., sistemi kardiovaskular, sistemi muskular dhe nervor. Ato njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e kujtesës, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e plakjes.

Këshillë: Boronicat kanë një sezon të shkurtër prej vetëm 1 muaji, zakonisht korrik – gusht. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të blerë sasi të mëdha, i pastroni dhe i vendosni në ngrirje të ndara në porcione gjysmë kilogramëshe. Ato e ruajnë forcën e tyre antioksiduese pothuaj të paprekur deri në 6 muaj.

Patatet e zakonshme dhe të ëmbla

Ja pse bëjnë mirë: Një patate e kuqe përmban 66 mikrogram acid folik – një ndërtues i qelizave. Një patate e ëmbël ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitaminës A, një vitaminë e rëndësishme për imunitetin ndër të tjera.

Këshillë: Lëreni pataten të ftohet para se ta konsumoni. Në këtë mënyrë mund të digjni 25% më shumë yndyre pas vaktit.

Sardelet

Ja pse bëjnë mirë: Një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3 të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës. 90 gr përmbajnë 50% të nevojave ditore te Niasin, e cila ndihmon mbrojtjen kundër sëmundjes së alcajmerit.

Këshillë: Piqini në furrë me limon dhe hudhra, në këtë mënyrë bashkëveprojnë duke forcuar imunitetin ndjeshëm.

Arrat

Ja pse bëjnë mirë: Përmban sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjitha frutat e thata. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe pagjumësinë.

Këshillë: 6-7 arra në ditë mjaftojnë.

Vaji i ullirit ekstra i virgjër

Ja pse bëjnë mirë: I pasur në antioksidues dhe flavonoidë, substanca mikroskopikë që luajnë një rol madhor në mbrojtjen e kancerit. Rrit kolesterolin e mirë dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos në zonën e barkut.

Këshillë: Përdoreni gjithmonë në sallatë ose me bukë të zezë. Nëse dëhsironi ushqim të skuqur preferoni vajin e ullirit pasi është mjaft rezistent ndaj oksidemit.

Hudhra

Ja pse bëjnë mirë: Hudhra është një luftëtar i fortë i sëmundjeve duke penguar rritjen e baktereve, përfshirë edhe E.colin. Allicin, një përbërës i gjetur te hudhrat vepron si një agjent antiinflamator i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit.

Këshillë: Hudhra e shtypur lëshon sasinë më të madhe të allicine-s. Mos e gatuani shumë, sepse humb shumë nga vlerat e saj.

Spinaqi

Ja pse bëjnë mirë: Spinaqi përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidant të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit, është gjetur se ndër fruta-zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet nga të parët.

Këshillë: Spinaqi përdoret më së miri në lëngje zarzavatesh, për shembull: 1 kupë spinaq, një karrote, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.

Fasulet

Ja pse bëjnë mirë: Duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupë fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%. I njëjti zakon mund të ulë rrezikun e kancerit te gjirit.

Këshillë: Sa më e errët ngjyra e fasuleve, aq më shumë antioksidues përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksidues se lëvoret e fasuleve të bardha.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix9 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix9 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix9 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix9 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix9 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix21 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix21 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix22 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix22 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook