Lidhu me ne

Kioske

Fitimet okulte: Arsyeja pse sekti Rama po zhduk portin mijëvjeçar të Durrësit

BUJAR LESKAJFitimet okulte: Arsyeja pse sekti Rama po zeron portin mijëvjeçarBujar Leskaj

Porti i Durrësit si porti më i madh në vend është njëkohësisht dhe porti më i investuar. Vetëm gjatë dy dekadave të fundit, në këtë port janë modernizuar kalatat, pajisjet dhe shërbimet. Ai ka arritur të përpunojë rreth 4 milionë tonë mallra në vit, duke dalë me fitim në dhjetra milionë euro në vit. 

Që porti të zhvillohej dhe të arrinte një rentabilitet të mirë, janë bërë investime me kredi të buta afatgjata, marrë nga institucione ndërkombëtare financiare si Banka Evropiane e Investimeve(BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), mbi bazën e masterplaneve dhe planeve të tjera të zhvillimit të portit. 

Aktualisht Porti i Durrësit vijon të paguajë këstet dhe interesat e 92 milionë eurove kredi afatgjata të marra nga BERZH dhe BEI, për modernizimin e tij. 

Papritmas, qeveria e Liderit Global, e braktis portin mijëvjeçar dhe gjithë investimet mbi të. Ajo po kërkon ta spostojë në Porto Romano, për t’i lënë vend në hapësirën e portit, ndërtimit nga një miliarder arab, kryesisht të 12,600 apartamenteve të banimit, për t’i shitur. Madje e ka bërë fakt të kryer këtë! 

Lajmi i zerimit gradual të portit të Durrësit dhe i zhvendosjes së tij diku gjetiu, ka bërë që kompanitë e mëdha detare të transportit të mallrave me konteinerë, të nisin përpjekjet të largojnë aktivitetin e tyre nga Porti i Durrësit, në drejtim të porteve të Pireut në Greqi dhe të Kotorrit në Malin e Zi. Kjo, pasi këto kompani punojnë me plane paraprake transporti dy deri në tre vjet më përpara dhe mbyllja graduale e portit të Durrësit, për t’u rindërtuar në një vend tjetër, u krijon pasiguri. Sa kohë do të kërkojë ky rindërtim: 5, 7, 10 vjet? Asgjë nuk është e sigurt tashmë.

Nga ky kufizim në vijimësi i aktivitetit të transportit tregtar detar në port, do të preket në të ardhmen dhe aktiviteti i mallrave tranzit për në Kosovë. Vitet e fundit panë rritjen e vëllimit të mallrave tranzit për në Kosovë, nëpërmjet shërbimeve të portit të Durrësit. 

Kompanitë e mëdha importuese nga Kosova i orientuan anijet ku porosisnin mallrat, për në Portin e Durrësit, pasi kostot e transportit ishin më të pakta dhe koha më e pakët, në krahasim me përpunimin e këtyre mallrave në portet Pire të Greqisë, apo në Kotorr të Malit të Zi.

Po ashtu, edhe kosto e transportit Durrës-Prishtinë është më e ulët, nga ajo Selanik-Prishtinë, apo Kotorr-Prishtinë. Vetë Porti i Thatë në Prishtinë nisi të zgjerohej dhe zmadhohej, mbi perspektivën e rritjes së aktivitetit tregtar dhe përpunues të konteinerëve, nga aksi Durrës-Prishtinë.

Tani, me zhvendosjen e portit të Durresit dhe me faktin që nuk dihet se sa kohë kjo zhvendosje do të marrë, i gjithë i transportit detar për në Kosovë, nëpërmjet Durrësit, vihet në pikëpyetje. 

Sekti Rama, për të siguruar fitime kolosale nga kjo aferë e Portit të Jahteve dhe Marinës në Durrës, nuk ndalet në zerimin gradual të portit tregtar mijëvjeçar, pa marrë parasysh kreditë që duhen paguar për modernizimin e portit aktual, as edhe dëmet që i shkaktohen ekonomisë së Kosovës, nga zhvendosja e Portit.

Për të mos folur për mbi dy miliardë euro kosto të zhvendosjes dhe ndërtimit të portit të ri në Porto Romano, që do t’i përballojnë qytetarët shqiptarë nga taksat e tyre.

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix1 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix1 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar1 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix1 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix1 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix1 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix1 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook