Lidhu me ne

Kioske

Yuri Kim, ambasadorja që lindi ameriko-skepticizmin në Shqipëri

Yuri Kim nuk do të mbahet mend, as për ditën kur erdhi dhe as për muajin kur iku. Ajo do të kujtohet, sa herë të shkruhet për ambasadorët e ShBA në Shqipëri, rolin, ndikimin dhe siluetën në politikën shqiptare, si diplomatja që u armiqësua me opozitën dhe u njësua me qeverinë

Nga Alfred Lela 

Pavarësisht se kur ikën, në janar apo qershor, Yuri Kim nuk do të mbahet mend, as për ditën kur erdhi dhe as për muajin kur iku. Ajo do të kujtohet, sa herë të shkruhet për ambasadorët e ShBA në Shqipëri, rolin, ndikimin dhe siluetën në politikën shqiptare, si diplomatja që u armiqësua me opozitën dhe u njësua me qeverinë, në vitet kur kjo e fundit zotëronte thuajse 100 për qind të pushtetit në vend.

Kjo mund të mos lexohet dhe kuptohet si kushediçfarë, por në një vend me specifikat e Shqipërisë, ndër të cilat përcaktimi amerikan në opinionin publik, statusi i një demokracie hibride dhe rendi botëror, i cili nga 2008-a e këtej është shfazuar, qoftë edhe sadopak, nga liberalizmi perëndimor dhe gjendet në Search në motorin global të kërkimit, është jetësor.

E gjendur në një dritë të beftë, për të cilën ajo kish dëgjuar, por nuk e njihte nga afër, zonja Kim imponoi një ashpërsi që, në një vend ende me kodet (jungianë) të mashkullores, edhe kur vinte nga përfaqësuesja e vendit me “penisin” më të madh në arenën globale, në kuptimin ushtarak dhe financiar, fërkohej me mbi dy mijë vjet qytetërim… ose mungesë të tij.

Çuditërisht, këtë përvijim mashkullor ajo e mbajti me opozitën, ndërsa me ‘çunat e pushtetit’ u pa femërore dhe e ngrohtë, pothuaj me një lloj koketërie. Në dyert e opozitës brambulliste dhe dilte prej takimeve me një tufë bari nën sqetull, që ia zgjaste rreth 620 mijë shqiptarëve, votues me hir-e-pahir, të Partisë Demokratike.

Për anën tjetër, ku nuk hahej bar, por biftek te Nusreti, zonja ambasadore zgjaste dafina mikluese. Në kohën e tepruar nga shuttle diplomacy-a ndërmjet dy kampeve kryesore, ajo merrej këmbëngultësisht me formimin dhe forcimin e asaj që u quajt ‘opozita e re’, një gulash personazhesh, të ngjashmit e të cilëve zonja, me siguri, i ka hasur në faqet cartoons të gazetave amerikane.

“Kandidatët” e saj, manchurian, të opozitës së re, dështuan në 2021, dhe kjo për një diplomate duhet të kishte qenë e mjaftueshme që të mos futej më në zgjedhje. E padorëzueshme në dorëzaninë që u jep humbësve dhe mospërfaqësuesve, ambasadorja i është qepur një skizme radhe dalë nga Partia Demokratike, dhe kërkon që prej kësaj gjindjeje, me mandat por pa elektorat, të nxjerrë the new brand new opposition. Edhe më 6 mars të këtij viti, ajo u dha publikisht në ndihmë të kandidatëve të kësaj skizme, duke u bërë thirrje shqiptarëve të votonin për ta dhe jo për “ata të tjerët”. Rezultatet i dimë, por mësimet e nxjerra prej tyre nuk i shohim në tabelën e narrativës publike të ambasadores.

Shqetësimi këtu nuk është për individin Yuri Kim, por për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pasë ditur se ambasadorët (amerikanë) atashohen pranë qeverisë së vendit pritës, dhe me të i kanë kontaktet dhe raportet kryesore; gjithashtu se mbrojnë interesat e vendit të tyre; se e shohin Shqipërinë si një aleat të vogël (që meriton karrotën por edhe shkopin), se gjejnë një vend ku idhujtarizohen, e të tjera e të tjera, zonja Kim u fut me buldozer në shtëpinë që ka flamurin në majë, por katet ende të pambaruara.

Paradoksalisht, në vend që të hidhte, në mos një kat, të paktën një verandë në shtëpinë e Shqipërisë, ajo veproi si tërmeti i 26 nëntorit 2020: trembi një pjesë të shqiptarëve dhe kaloi tutje në nëntokën e shurdhët të perandorisë.

Cila do të jetë trashëgimia e saj? Fakti që po ikën duke i bërë armiq të dy krahët politikë, për disa mund të jetë shenjë e mirë. Në fakt, shenja e saj është e dikujt që nuk diti ta interpretojë politikën amerikane në vendin më pro-amerikan në botë. Nëse shumë vende të tjera e mbajnë si emblemë nderi ameriko-skepticizmin, në Shqipëri nuk ndodh.

Pyetja që mbetet në fund është: kujt i detyrohet ky ameriko-skepticizëm?

/POLITIKO

MË TEPËR

Mix54 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix56 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix59 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore1 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix1 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix1 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook