Lidhu me ne

Kryesore

Zyrtari i FBI në pranga, gazetari ngre pyetjen: A u përdorën paratë për shpalljen ‘non-grata’ të Berishës?

Zyrtari i FBI në pranga, gazetari ngre pyetjen: A u përdorën

Ish-agjenti kryesor i FBI-së Charles McGonigal në Nju Jork u arrestua për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë pasi u përpoq të ndihmonte një oligark rus të hiqte listën e sanksioneve.

McGonigal nijhet si mik i kryeministrit Rama dhe në artikullin e CNN përmendet një shumë prej 225,000 dollarë që i është dhënë nga një punonjës i shërbimit sekret të FBI-së në Shqipëri.

Gazetari Klodian Tomorri në një postim në Facebook ka bërë një analizë të shkurtër mbi arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së dhe lidhjeve të mundshme të tij jo vetëm me Ramën, por edhe me ministrat e tjerë të qeverisë.

Tomorri shkruan se së pari nuk dihet origjina e 225 mijë dollarëve që McGonigal ka marrë në Shqipëri dhe nëse në këtë paradhënie janë përfshirë ose jo Rama me ministra të tjerë të qeverisë.

Tomorri ngre pikëpyetje dhe për një lobim që është bërë nga Shqipëria përpos 225 mijë dollarëve të dhëna kundrejt ish-zyrtarit. Gazetari shtron pyetjen nëse ky lobim lidhet me shpalljen ‘non-grata’ nga SHBA të kreut të PD-së Sali Berisha.

Postimi i gazetarit:

Është shumë interesante kjo historia e arrestimit të Mçonigal-it. Përveçse ekspozon publikisht modus-operandin e qeverisë shqiptare që korrupton çdo zyrtar të rëndësishëm që vjen nga Perëndimi për interesat e saj politike, kjo histori ngre shume pikëpyetje dhe lë vend për spekulime.

Së pari, nga dolën ato 225 mijë dollarët që i pagoi personi shqiptar Mçonigal-it? Janë para korrupsioni qeveritar? Që do të thotë se SPAK duhet të nisë komunikimin me autoritetet e SHBA-së dhe duhet të hapë paralelisht hetim në Shqipëri për korrupsion dhe pastrim parash. (Zbatim ligji)

Së dyti, aty thuhet se veç pagesës 225 mijë dollarë ka dhe një lobim tjetër. Nga mediat amerikane që kanë parë dokumentet e gjyqit, rezulton se personi shqiptar është bërë pentito dhe ka shërbyer si informator i FBI-së për një çështje tjetër lobimi, po te Mçonigal. Nuk del e qartë nëse lobimi i dytë është bërë për llogari të zyrtareve shqiptarë apo oligarkëve rusë. Këtu prapë hyn në veprim SPAK. (Zbatim ligji)

Së treti, a ka ndonjë mundësi që këto para të jenë përdorur si lobim edhe në shpalljen non-grata të Berishës? (Terren spekulativ)

Se katërti, mos ka transportuar dhe ndonjë valixhe nga ato lekët e lobimit të Partisë Demokratike në kohën e Bashës ky Mçonigal-i? (Terren spekulativ)

Së pesti, kryeministri e mbrojti publikisht këtë Mçonigal-in duke thënë se e ka mik. Mos ndoshta mbrojtja publike e kryeministrit ishte mesazh për Mçonigal-in që mos i trego shokët. (Terren spekulativ)

Se gjashti, tashmë është e sigurt që Shqipëria është ndyrë në këtë histori. Nga Shqipëria janë bërë pagesa, në aferë ka aktore shqiptarë etj, etj. Pyetja tani është, a është përfshirë drejtpërdrejt dhe vetë kryeministri apo ministra të qeverisë këtu? (Përfundim logjik)

Pra shumë, shumë pikëpyetje.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook