Lidhu me ne

Mix

Mënyra e shëndetshme e jetesës: 5 çelësat për një jetë më të gjatë

fitness concept with Exercise Equipment on wooden background.

Studiuesit nga Harvard T.H. Chan School of Public Health kryen një studim masiv të ndikimit të zakoneve shëndetësore në jetëgjatësi, duke përdorur të dhëna nga i mirënjohuri Studimi i Shëndetit të Infermierëve (NHS – Nurses Health Study) dhe Studimi i Profesionistëve të Shëndetit i cili ishte studim në vijim (HPFS – Health Professional Follow up Study). Ata kishin të dhëna për një numër të madh njerëzish për një periudhë shumë të gjatë kohore. NHS përfshinte në studim mbi 78,000 femra dhe i ndoqi ato nga viti 1980 deri në vitin 2014. HPFS përfshinte mbi 40,000 meshkuj dhe i ndoqi nga viti 1986 deri në vitin 2014. Pra, u përfshinë në total mbi 120,000 pjesëmarrës, kishte të dhëna prej 34 vitesh për femrat dhe 28 vitesh për meshkujt.

Studiuesit vlerësuan të dhënat që ishin mbledhur nga pyetësorët nga 2 studimet mbi dietën, aktivitetin fizik, peshën trupore, konsumin e duhanit dhe alkoolit.

Çfarë është saktësisht një mënyrë jetese e shëndetshme?

U zgjodhën 5 fushat e mësipërme duke u bazuar në të dhënat e studimeve të mëparshme që kanë treguar se ato kanë një ndikim të madh në rrezikun e vdekjes së parakohshme.

  1. Dieta e shëndetshme, e cila është vlerësuar bazuar në marrjen e ushqimeve të shëndetshme si perimet, frutat, arrat, drithërat, yndyrnat e shëndetshme dhe acidet yndyrore omega-3, si dhe ushqimet e pashëndetshme si mishi i kuq dhe i përpunuar, i pijet e ëmbëlsuara me sheqer të shtuar, yndyrat shtazore dhe sodium (kripa).
  2. Niveli i shëndetshëm i aktivitetit fizik, i cili përkufizohet si të paktën 30 minuta në ditë aktivitet i moderuar deri në aktivitet energjik çdo ditë.
  3. Pesha e shëndetshme trupore, e përcaktuar si një indeks normal i masës trupore (BMI) midis 18.5 dhe 24.9.
  4. Duhanpirja (në rregull, nuk ka sasi të shëndetshme të pirjes së duhanit). Të jesh “i shëndetshëm” do të thotë të mos pish kurrë duhan.
  5. Konsumimi i moderuar i alkolit.

Studiuesit vlerësuan gjithashtu të dhëna mbi moshën, përkatësinë etnike, përdorimin e ilaçeve dhe sëmundjet.

A bën ndryshim një mënyrë jetese e shëndetshme?

Siç rezulton, zakonet e shëndetshme bëjnë një ndryshim të madh. Sipas kësaj analize, njerëzit që plotësonin kriteret për të pesë zakonet gëzonin jetë shumë më të gjatë se ata që nuk kishin asnjë: 14 vjet për femrat dhe 12 vjet për meshkujt (nëse i kishin këto zakone deri në moshën 50 vjeçare). Njerëzit që nuk kishin asnjë nga këto zakone kishin shumë më tepër gjasa të vdisnin para kohe nga kanceri ose sëmundjet kardiovaskulare.

Zbatimi i qoftë edhe një prej këtyre zakoneve (vetëm një, pavarësisht se cilin), zgjati jetëgjatësinë e tyre me 2 vite. Nuk është për t’u habitur që sa më shumë zakone të shëndetshme të kenë njerëzit, aq më e gjatë është jetëgjatësia e tyre.

Pra, cili është problemi ynë më i madh?

Siç theksojnë autorët e këtij studimi, ne priremi të shpenzojmë për prodhimin e barnave cilësore dhe trajtimeve për sëmundjet, në vend që të përpiqemi t’i parandalojmë ato. Ky është një problem i madh.

Ekspertët kanë sugjeruar se mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëzit të ndjekin një dietë të shëndetshme dhe të ndryshojnë stilin e jetesës duke u fokusuar në një shkallë më të gjerë, në nivel popullsie, nëpërmjet përpjekjeve të shëndetit publik dhe ndryshimeve të politikave.

Nëse kemi udhëzime dhe ligje që na ndihmojnë të jetojmë më shëndetshëm, kompanitë e mëdha nuk do të shesin aq shumë ushqime të shpejta, patate të skuqura dhe pije energjike me gaz.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook