Lidhu me ne

Mix

Mënyrat e shëndetshme për të pirë ujë me limon

Një shprehje e përhapur thotë se “kur jeta të jep limonë, bëj një limonatë.”

E nëse për të bërë limonatë të duhen disa përbërës dhe shumë kohë, AgroWeb.org ju rekomandon ujin me limon.

Vlerat E Ujit Me Limon

Pirja e rregullt e ujit me limon ju ndihmon të shëroni fytin e thatë, të përmirësoni tretjen dhe të largoni toksinat nga organizmi,

Mjaftojnë disa feta limoni (me gjithë lëkurë të pastruar mirë) në një gotë me ujë dhe, sipas të dhënave të AgroWeb.org, do të korrni shumë përfitime të mëdha për organizmin.

Studimet shkencore konfirmojnë se polifenolët që gjenden tek lëkura e kësaj agrumeje të mirë ndihmojnë për rënien në peshë.

Limoni është i pasur me vitaminë C, e cila është e nevojshme për të prodhuar kolagjen, forcuar imunitetin dhe pastruar trupin nga toksinat.

AgroWeb.org ju rekomandon që të pini çdo ditë një gotë me ujë me gjysëm limoni të prerë në feta.

Ujë i Ftohtë, i Vakët Apo i Nxehtë?

Ekspertët e ushqimit rekomandojnë që uji të jetë i vakët sepse në këtë temperaturë çlirohen vitamin C dhe antioksidantët.

Uji i vakët është ideal sepse mund të pihet edhe në sasi të konsiderueshme, ndërkohë që uji i nxehtë nuk pihet dot aq lehtë.

Koha E Duhur Për Të Pirë Ujë Me Limon

Kur zgjohemi, trupi është i dehidratuar në mënyrë ekstreme.

Rrjedhimisht, AgroWeb.org ju rekomandon që sapo të zgjoheni të pijni një gotë me ujë me limon.

Gjatë gjumit, njeriu humbet shumë lëngje nëpërmjet frymëmarrjes.

Hidratimi i mëngjesit me një gotë me ujë me limon është ideal për të zëvendësuar humbjet e natës.

Për më tepër, në mëngjes, limoni i jep forcë sistemit imunitar dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

Kujdesi Për Dhëmbët

Pirja e tepërt e ujit me limon rrezikon prishjen e enamelit të dhëmbëve. Kujdes me sasinë.

Për më tepër, njerëzit që kanë sasi të larta të hekurit në gjak duhet të tregojnë kujdes, sepse limoni përmirëson aftësitë përthithëse të hekurit në organizëm.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Kioske4 orë më herët

Për Belerin e ka fajin Berisha e Meta? Po për Parlamentin me kriminelë kush e ka?

Në një intervisë për News 24, ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali ka përsëritur sërish variantin e shumicës për...

Radar4 orë më herët

Çështja McGonigal/ Berisha: Mediat lëpirëse të Ramës mashtrojnë shqiptarët

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me lidhur me pasqyrimin që kanë pasur media të ndryshme në vend për skandalin...

Mix4 orë më herët

9 ëndrrat më të zakonshme/ Psikologu shpjegon kuptimin e tyre

Për të përditshmen britanike The Independent, psikologu Ian Wallace (i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në...

Kryesore4 orë më herët

Pse SPAK duhet të merret me aferën McGonigal?

Nga ELVI FUNDO Sipas mediave në SHBA, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar akuzat. Ai ka bashkëpunuar...

Mix4 orë më herët

Russell Brand iniston në pafajësinë e tij…

Russell Brand këmbëngul se është i pafajshëm pavarësisht ankesave që janë bërë kundër tij. Aktori është akuzuar nga pesë gra...

Mix5 orë më herët

A ju shëndosh rrushi? Njihuni me përfitimet shëndetësore prej tij

Rrushi është një nga frutat më të ëmbla të stinës së vjeshtës, i shijshëm dhe i pasur me veti ushqyese....

Mix5 orë më herët

Mikrobet në furçën e dhëmbëve, rreziqet që sjellin në shëndet

Shëndeti oral është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të njeriut. Për të ruajtur dhe mbrojtur dhëmbët, është e rëndësishme...

Mix5 orë më herët

Historia e suksesit të Anna Wintour që shkollën e braktisi kur ishte 16 vjeç

Nga një fëmijëri e privilegjuar në kopshtet Phillimore, sot një nga zonat më të shtrenjta të Londrës. Nga marrëdhënia e...

Radar15 orë më herët

Çfarë tha Bledi Mane që e acaroi kaq shumë Tik Lapajn ?!

Adriatik Lapaj e kërcënon/ Bledi Mane i përgjigjet: Ta grisa cipën e hipokrizisë Adriatik Lapaj ka kërcënuar se do të...

Radar15 orë më herët

Zëri i Amerikës: McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë, kontaktet me Ramën dhe Duçkën

Mcgonigal dhe Rama Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte fshehur faktin që kishte marrë 225,000...

Facebook