Lidhu me ne

Kioske

Pse është fshehur kryearroganti i Shqipërisë?

Si është e mundur që njeriu që nuk ia ka përtuar me fjalë askujt ka kyçur gojën dhe po mbrohet vetëm nga bodigardët mediatikë, dhe nga tufa e teveqelëve që ka në Parti, që janë gati të thonë se “gomari fluturon”.

Pse është fshehur kryearroganti i Shqipërisë?Gazetari Hysni Gurra

Njeriu që ka dhuruar “spektakle” arrogance në mbledhjet publike të Partisë Socialiste, njeriu që ka bullizuar gazetarë dhe qytetarë në takimet publike, njeriu që është tallur në Parlament me kë ka mundur, njeriu që i ka dhënë leksion edhe liderëve të BE-së, befas është zhdukur!

Si ka mundësi që çështja McGonigal e ka detyruar Ramën të fshihet pas “fustanit” të Elisa Spiropalit?

Si është e mundur që njeriu që nuk ia ka përtuar me fjalë askujt ka kyçur gojën dhe po mbrohet vetëm nga bodigardët mediatikë, dhe nga tufa e teveqelëve që ka në Parti, që janë gati të thonë se “gomari fluturon”.

Justifikimet e bodigardëve publik të Ramës të kujton pyetjen që i bënë Nastradinit:

-A fluturon gomari?

Po, iu përgjigj Nastradini, me kusht që të gjenden edhe budallenj që ta besojnë.

Por, sikundër thotë edhe vetë z. Rama në Shqipëri nuk ka budallenj, përveç atyre që duan të luajnë rolin.

Rama, ai që fliste për çdo gjë, ai që ishte hazërxhevap për çdo kiamet, ka mbyllur gojën.

Ne, sot nuk e dimë plotësisht se çfarë ka bërë Rama me McGonigal, por sigurisht që ai e di. Kjo është arsyeja që Arroganti nuk guxon të dalë në një konferencë shtypi për çështjen McGonigal.

Kjo është arsyeja që Arroganti nuk guxon të shkojë në një studio televizive për McGonigal.

Kjo është arsyeja që Arroganti nuk guxon të flasë me gazetarë të huaj për McGonigal.

Kjo është arsyeja që Arroganti nuk guxon të shkojë në Parlament për McGonigal.

Kjo është arsyeja që Arroganti nuk guxon të dalë para deputetëve në një mocion me debat për McGonigal

Kjo është arsyeja që Arroganti nuk guxon të lejojë një interpelancë me shkrim për McGonigal.

Kjo është arsyeja që Arroganti nuk lejon të ngrihet komision hetimor parlamentar për McGonigal.

Kjo është arsyeja që Arroganti kur pyetet për hetimin e SPAK për këtë çështje, thotë: nuk ka çështje.

Edhe sikur për kaq gjë, McGonigal duhet “falenderuar’. Trimi i trimave, kryetari i arrogancës në këtë vend ka mbyllur sqepin dhe po mbahet vetëm te tellallët dhe bodigardët mediatikë.

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook