Lidhu me ne

Mix

Rritja e sheqerit në gjak/ Ja ushqimet që e shkaktojnë

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet.

Rritja e sheqerit në gjak/ Ja ushqimet që e shkaktojnë

Por ka disa mënyra për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak, dhe shmangia e disa ushqimeve është një pikënisje e shëndetshme.

Sipas ekspertëve një regjim ushqimor që përbëhet nga ushqime të pasura me fibra, karbohidrate të shëndetshme të pa përpunuara, peshk dhe yndyrna të shëndetshme, këshillohet për ata me sheqer të lartë gjaku.

Për sa i përket ushqimeve që duhen shmangur, këtu përfshihen ushqimet e pasura me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara.

Ja lista e ushqimeve më të këqija që këshillohet të shmangni:

Embëlsuesit natyral

Disa njerëz përpiqen të shmangin sheqerin e bardhë dhe të kërkojnë diçka më natyrale si mjalti. Fatkeqësisht, edhe pse këto burime të sheqerit janë më të natyrshme se sheqeri i bardhë i rafinuar, ato mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak. Pra, në vend që të kërkoni mjaltë ose alternativa të tjera, provoni një ëmbëlsues me zero kalori.

Ushqimet e skuqura

Ngrënia e ushqimeve të skuqura mund të shkaktojë rritje në nivelet e glukozës në gjak. Këto lloj ushqimesh shpesh të mbushura me yndyrna jo të mira, për shkak të vajit që përdoret, mund të çojë në një tepricë të sheqerit në gjak. Ushqimi i skuqur mund të rrisë gjithashtu rrezikun e kolesterolit të lartë, shtimit në peshë dhe zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Patatet

Patatet mund të mos jenë ushqimi më i mirë për sheqerin në gjak. Megjithatë ju nuk duhet ta shmangni plotësisht këtë ushqimi, por preferohet kombinimi me disa ushqime të pasura me fibra ose proteina, të cilat mund të ndihmojë në balancimin e sheqerit.

Ushqimet e larta në yndyrna të pashëndetshme

Ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në nivelet e sheqerit sepse insulina është një nga hormonet më të rëndësishme në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak.

Kosi i frutave

Këto produkte që mund t’i gjeni në raftet e marketeve, edhe pse në dukje të shëndetshme, në të vërtetë përmbajnë sheqer dhe nuk kanë të njëjta vlera sa një kos shtëpie, të cilit mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara të stinës.

Lëngjet e frutave

Fibrat dietike ashtu edhe proteinat, që ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak, nuk mund të gjenden me shumicë në lëgjet e frutave. Për më tepër, shumë nga këto lëgje të shiten në ushqimore janë të pasura me karbohidrate, të cilat do të rrisin edhe më shumë sheqerin tuaj të lartë në gjak. Në vend të kësaj, përdorni qumësht, kos apo edhe kefir, dhe shtoni një burim fibrash si fruta të freskëta ose të ngrira. Plus, disa arrorë dhe farat si ato chia ose të lirit. Ju mund të shtoni edhe një lugë gjalpë kikiriku, ose pluhur proteinash për ta mbajtur sheqerin në gjak më të qëndrueshëm.

Karbohidratet e përpunuara

Këtu përfshihen buka e bardhë, orizi i bardhë, patatet dhe ushqime të lehta si patatina etj. Sidoqoftë, nuk keni nevojë t’i përjashtoni plotësisht ato. Për të ulur ndikimin e tyre, kombinojini me ushqime të pasura me proteina dhe fibra.

Drithërat me sheqer

Disa drithëra mund të jenë të larta në karbohidrate dhe u mungojnë fibrat dietike dhe proteinat, dy lëndë ushqyese që mbajnë sheqerin në gjak të qëndrueshëm dhe në kontroll.

Karamelet dhe ëmbëlsirat

Fatkeqësisht, nëse sheqeri në gjak është i lartë, gjëja e fundit që duhet të bëni është të konsumoni grushta me karamele. Pavarësisht se çfarë lloj karamelesh apo ëmbëlsirash zgjidhni, mirë që t’i shmangni.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook