Lidhu me ne

Kioske

Ilir Meta si alibi / Pse janë më anti-Metë se Rama “Aliebeaj & Co”

Pse janë më anti-Metë se Rama “Aliebeaj & Co”

Alfred Lela

Në stonaturën e përgjithshme që krijon në publik ‘grupimi Alibeaj’, një qëndrim politik kërcet më shumë se të tjerët. Aversioni apo padurimi që ata deklarojnë për Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën. Ky qëndrim, që niset për të krijuar etikë dhe moralitet, kthehet kundër vetes duke dëshmuar një kolaps, sa etik aq dhe politik. Në planin etik, të njëjtët personazhe e kanë pranuar, pa bërë zë dhe as dhënë dorëheqje, koalicionin e Partisë Demokratike me PL (asohere LSI), vite më parë. Pra, nuk kanë pse përbuzin një gjë që u ka shijuar dikur.

Në planin politik, duket sikur nuk kanë agjendë fitoren, dhe nuk bëjnë ç’është e mundur për të mposhtur Ramën, duke u tubuar edhe ata “me të gjitha qelbësirat”, siç bëri Rama vetë në 2013, kur lëpiu gjithë të pështyrat për Metën.

Në planin e komunikimit, ata harrojnë ose bëjnë sikur, se gjuha e tyre përputhet me të Ramës. Nëse e shmangim me gjithsejt akuzën e Berishës dhe të medias, se pozicioni i Aliebaj & Co vjen për faktin se janë vegla në duar të Ramës, çka nënkupton një ujdi finaciare, mjafton njëjtësimi i gjuhës politike me kryeministrin për t’i kualifikuar ashtu.

Kushdo që rimerr një prej blloqeve kryesore të komunikimit të kundërshtarit politik, edhe nëse nuk është i lidhur me të, i kryen një shërbim. Nëse nuk paguhet, aq më keq: I bie që të jetë debil politik.

Madje, për të qenë të saktë, Alibeaj & Co. rimarrin dy blloqet kryesore të komunikimit politik të Ramës. Përveç anatemës për Metën, nuk e heqin nga goja as pengesën që u jep Berisha për të qenë “opozita e vërtetë” me statusin non grata. Pra, ua hedhin të huajve fajin që ata vetë tingëllojnë si Rama, sepse as nuk thonë dot se Berisha e meriton non gratën, por përsërisin “e dinë amerikanët”. Ja, edhe një moment tjetër merhumësie politike. Në politikë kur mban qëndrime dhe mezi bie në sy; ata që komunikojnë gjysma-gjela pikëpamjesh pikasen për anti-politikë: si mbledhës indulgjencash të vogla.

Në terma më të shkoqur, kjo gjuhë dhe veprim i lë pa identitet. Nëse qeveria e mbulon mungesën e identitetit pikërisht me një fushatë permanente negative anti-Berishë dhe anti-Metë, skena politike nuk ka nevojë për një shtesë në katin e kësaj përsëritjeje, dhe as për një indentitet tjetër të munguar. Kush përdor të njëjtat mjete është një slitë qeveritare që sheshon me gjuhë që del nga goja e ‘opozitës’.

Edhe përpjekja për të krijuar apo imagjinuar një ndryshim nga PD e Berishës, nuk se ka çelur kokrra. Pa fushatë, pa kandidatë, pa protesta anti-qeveritare dhe pa njerëz, Alibeaj & Co i ngjan një OJQ që, për të marrë fonde nga donatorët e huaj bën sikur rri në mes dhe kritikon, si qeverinë edhe opozitën.

Ata që votojnë më 14 maj duhet ta kenë parasysh këtë. Nëse në Shqipëri, jo rrallë zgjedhjet kanë qenë mes së keqes më të vogël dhe më të madhes, këtë herë kanë edhe vibratorin pa bateri të një surprize. Në lista do të jetë një grup kollovarësh politikë që bën si Partia Demokratike, por nuk është asgjë. E shumta që mund të mbahet mend: disa rozadobë që pastrojnë haurët e qeverisë.   

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Së shpejti një version i ri i “The Office”

Një version australian i “The Office” është në prodhim, por këtë herë, në vend që të drejtohet nga Michael Scott,...

Mix14 orë më herët

“And Just Like That”, ikonikja Samantha Jones rikthehet në serial

CRAIG BLANKENHORN/WARNER BROS./COURTESY EVERETT COLLECTION Kim Cattrall, e njohur ndryshe si Samantha Jones është rikthyer në sezonin e dytë të...

Radar14 orë më herët

VIDEO/ Shfaqje skandaloze e Ramës në samit, përqafon dhe puth kryeministren Meloni

Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe njëherë tjetër në sy të botës se nuk ka lidhje me seriozitetin dhe përgjegjësinë...

Mix14 orë më herët

Amber Heard flet për herë të parë publikisht që nga zhvendosja në Spanjë

Amber Heard duket e lumtur në komentet e saj të para publike që nga shpërngulja e saj në Spanjë. Ajo...

Mix21 orë më herët

E thonë ekspertët: Burrat nuk duhet të urinojnë në këmbë, ja disa rreziqe shëndetësore

Stili i urinimit mund të jetë një rrezik për shëndetin, sipas ekspertëve. Ndërsa gratë priren të ulen kur përdorin tualetin,...

Mix21 orë më herët

Emra Musliman për djem dhe kuptimi i tyre

Abdullah (ar) adhurues i ZotitAbdulatif (ar) adhurues i Zotit (ledhatues)Abdulaziz (ar) adhurues i Zotit FuqiploteAbdulbaki (ar) adhurues i Zotit te...

Mix21 orë më herët

Zbulohet e ardhmja e Zendaya dhe Tom Holland në ‘Spider-Man’

Filmi i katërt i Spider-Man do të jetë një hit. Çifti Tom Holland dhe Zendaya do të jenë sërish pjesë...

Radar22 orë më herët

Shantazhi i kryeministrit me çmimin e energjisë

Qëllimi i vërtetë i kryeministrit është të frikësojë qytetarët dhe më pas t’u shfaqet atyre si shpëtimtari që nuk rriti...

Mix22 orë më herët

Thuhet se dashi, luani, dhe peshorja nuk dinë të kursejnë

Është fundi i muajit dhe shumë prej jush ndoshta nuk i kanë gjërat edhe aq mirë me paratë, por sipas...

Mix22 orë më herët

Sa javë zgjat një shtatzani normale?

Kohëzgjatja e një shtatzanie normale mund të jetë nga 37 deri në 42 javë. Kështu që ju keni një interval kohe...

Facebook