Lidhu me ne

Kritike

Çifti i 2 milionë pemëve në Brazil dhe pema e 1 miliontë e kryebashkiakut të betonit

Nga Arben Rrozhani

Çifti i 2 milionë pemëve në Brazil dhe pema e 1

Fotomontazh: Çifti brazilian që mbolli 2 milionë pemë dhe Velaj që tha sot se ka mbjellë pemën e 1 miliontë

Ekziston një histori frymëzuese në botë: Një fotograf dhe bashkëshortja e tij, për 20 vite mbollën 2 milionë pemë për të shndërruar një zonë të shkretë në një gjelbërim të harlisur, ku pas rritjes së pemëve, u kthyen edhe kafshët.

Fotografi Sebastião Salgado, në fillimvitet ’90, pasi ishte dërrmuar fizikisht dhe emocionalisht duke dokumentuar krimet ndëretnike në Ruanda vendosi të kthehej në vendlindjen e tij, ku në vend të pyjeve tropikale gjeti një tokë të shkretë. Por, bashkë me gruan e tij, Lélia Deluiz Wanick Salgado, vendosën të risillnin jetën dhe pas dy dekadave mendohet se kanë mbjellë 2 milionë pemë, një peisazh lehtësisht i dallueshëm “para dhe pas”, që përfundoi në faqet e mediave botërore, aq të shqetësuara për prerjen e pemëve të Amazonës.

Por, sot, në Tiranë, shpiket një histori tjetër, që me shifra tejkalon edhe të mësipërmen. Kjo, jo vetëm nuk frymëzon kënd, por të indinjon, të bën te nxjerrësh zorrët e barkut.

Erion Veliaj, kryebashkiak prej vitit 2015, që synon mandatin e tretë në zgjedhjet vendore të 14 majit, mes disa fëmijëve, u filmua gjithë pompozitet duke deklaruar se po mbillte pemën e 1 miliontë.

Askush nuk habitet nga lajme të tilla që vijnë të gatshme në mediat e blera për të treguar njeriun që bën punët në shërbim të banorëve të kryeqytetit.

Sepse të gjithë janë dëshmitarë të masakrës që po bëhet prej 8 vitesh duke kafshuar parkun e Liqenit Artificial të Tiranës me kulla oligarkësh, sulmit të nisur te liqeni i Farkës, copat e mbetura te kodrat që rrethojnë Tiranën, për të mos përmendur betonizimin e qendrës së kryeqytetit, për të cilën “mbjellësi i pemës së 1 miliontë” pati premtuar publikisht se do t’i ndalonte ndërtimet, por sot kulla e betonit i bën hije dhe është vetëm 8.5 metra larg Kullës së Sahatit, monumentit të kulturës që humbi nën peshën e betonit.

Ky politikan ka premtuar se do t’i bëjë 2 milionë pemët e mbjella deri në vitin 2030, pra e mendon veten edhe një mandat pas këtij që pretendon.

Se si do të jetë Tirana 2030 me 2 milionë pemët e Veliajt, nuk është e vështirë të përfytyrohet. Merrni një foto të vitit 2015, kur në Tiranë kishte “zero” pemë, vendosni sot Tiranën me pemën e “1 miliontë” dhe dyfishojeni. Pastaj, këtë panoramë me 2 milionë pemë betoni vendosini përballë 2 milionë pemëve që mbolli Sebastião Salgado me bashkëshorten dhe…mallkoni ditën kur keni lindur.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix3 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix10 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix10 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix11 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar11 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar11 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix11 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore11 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix11 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook