Lidhu me ne

Kioske

Kush e ka penguar këto 10 vite Edi Ramën që të rrisë pagat?

Gjeni pengmarrësit e Edi Ramës

HYSNI GURRA

Gjeni pengmarrësit e Edi Ramës

Ka një batutë te filmi “operacioni i zjarrit”: “Për qiell e për dhe, memecit i erdhi goja”.

Sot, Edi Rama, doli i “revoltuar” para gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë dhe u duk “i nervozuar” nga pyetjet e gazetarëve për çështje të tjera të ditës.

Unë e kam mendjen vetëm te pagat dhe ekonomia”, ishte përgjigja e Kryeministrit.

Seriozisht???

Kush e ka penguar këto 10 vite Edi Ramën që të rrisë pagat?

Kush ja ka lidhur duart dhe gojën për të mos folur, në mos për rritje pensionesh, të paktën për indeksim të tyre gjatë 10 viteve?

Kush e ka ndaluar kryeministrin gjatë këtyre 10 viteve të kontrollojë kompanitë që fryhen me fonde publike se çfarë pagash u japin punëtorëve në ndërtim?

Kush e ka marrë peng gjatë një dekade Edi Ramën dhe çfarë ndodhi që i erdhi goja sot?

Ata që e njohin mirë e dinë që ka një hendek të madh mes premtimeve dhe realizimeve të Edi Ramës.

Janë 690 mijë pensionistë, 180 mijë punonjës të administratës publike, që ky e fryu e bëri si bullari, këta ishin fokusi i prononcimit të Ramës me gazetarët.

Me paratë e buxhetit të shtetit ai do t’u blejë votën pensionistëve, administratës e punëtorëve në prag të zgjedhjeve lokale.

Ka opozitë përballë dhe është i detyruar të paguaj me ç’të mundet blerjen e pushtetit, sepse nuk i bën punë më opozita e blerë që është katandisur si kokoshi në një thelë.

Për shembull sa për kujtesë: Edi Rama premtoi legalizimet brenda mandatit të parë. Deri më tani ka ndërruar 4 drejtues të Hipotekës.

Premtoi ujë 24 orë, jo vetëm të pijshëm, por edhe për vaditje dhe edhe vetë ka harruar se çfarë ka premtuar.

Po përmend vetëm këto dy premtime se tha: “Për këto do të jem unë personalisht përgjegjës”.

Premtoi se edhe sikur të ngrihej nga varri Enver Hoxha nuk do të shembej asnjë shtëpi dhe shembi me tritol shtëpi dhe biznese sa nuk janë shembur për 50 vite.

Po ç’ne sot për rrogat dhe ç’ne sot kaq merakli për pensionistët!

Po pse nuk ua rrit pensionin pensionistëve me 50 mijë lekë, por i fyen duke ua dhënë një muaj para zgjedhjeve?

Pse bën sikur nuk e di se 4 muaj para zgjedhjeve është ndaluar të rrisësh rroga dhe të bësh shpërblime financiare, të bësh punësime etj., vetëm e vetëm për të vendosur pak barazi mes partive në garë?!

Pse kërkon që edhe këtë radhë të mos garojë PS me PD, por të garojë shteti me opozitën?

Çfarë i thonë sondazhet Edi Ramës që flet sot për rritje pagash dhe shpërblim për pensionistët, a thua se ka 10 vite që është në opozitë dhe tani po kërkon votat e shqiptarëve për të mbajtur premtimet?!

Premtimet e Ramës tashmë janë një film i parë disa herë.

Premton qiellin dhe të jep ferrin.

Nëse besojmë këto që po thotë sot: “paga, paga, paga” dhe “shpëblim, shpërblim, shpërblim”, i duhet dhënë përgjigje pyetjes: Kush janë pengmarrësit që nuk e kanë lejuar për 10 vite Edi Ramën të ngrejë pagat dhe të japë shërblime?

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook