Lidhu me ne

Kioske

Kryeministri i pafajshëm apo i papërgjegjshëm

Edi Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush. Kryeministri e nis ditën  me një mesazh për SHBA – Balkanweb.com – News24

Viliem Kurtulaj

Është rast i rrallë, ndoshta unik, që kryeministri i një vendi, në të cilin ndodhin 1001 të zeza, të shprehet se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për çdo gjë të keqe që ndodh në vendin që drejton. Rama u shpreh dje në televizionin Top Channel se nuk ndjen asnjë përgjegjësi për sulmet denigruese që ai vetë bën prej vitesh ndaj mediave dhe gazetarëve që i nuk shkojnë pas avazit. Madje, organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij”, nëpërmjet raporteve vjetore të saj, ka dënuar disa herë gjuhën fyese të kryeministrit shqiptar i cili shpesh i ka etiketuar mediat si kazan, i ka hequr të drejtën e pyetjeve gazetarëve të caktuar, madje duke iu thënë se duhet të shkojnë në riedukim.

Rama gjithashtu është shprehur se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për krimet dhe vrasjet mafioze që ndodhin në vend. Madje, para pak vitesh, po ndihej aq i bezdisur nga vrasjet mafioze që kryheshin çdo javë në Shqipëri sa që deklaroi se s’kishte ndërmend të merrej me ta, por i uroi me një shprehje popullore “hëngshi kokat e njëri-tjetrit”. Është e vështirë të besohet se një kryeministër jo i marrë flet në këtë mënyrë për një problem kaq të madh.

Emigrimi në masë apo, më mirë ta thuash, shpopullimi që po ndodh në Shqipëri është një nga fenomenet më shqetësuese në vend. Për këtë problem, kryeministri Rama ka deklaruar disa herë që ka shumë faktorë që e kanë shkaktuar këtë situatë të pashpresë përveç qeverisjes. Ai ka qeverisur mirë por shqiptarët “të pangopur” po e braktisin këtë vend nga sytë-këmbët. Për pasojë, edhe për këtë problem, kryeministri nuk ndihet ndopak përgjegjës.

Dini ndonjë rast ku gjysma e anëtarëve të një qeverie të ketë përfunduar në burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërkohë që kryeministri i asaj qeverie vazhdon të jetë në pushtet i pashqetësuar? Do e keni shumë të vështirë të gjeni një rast tjetër përveç Shqipërisë? Gjysma e kabinetit të kryeministrit Rama ndodhen sot të dënuar dhe prapa hekurave, ndërkohë që kryeministri nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie, as ligjore, as politike, as morale. Ai sillet dhe shprehet sikur nuk i ka përzgjedhur dhe emëruar vetë këta njerëz për të drejtuar vendin. Imagjinoni një vend tjetër në Evropë ku gjysma e qeverisë përfundon në burg për korrupsion, ndërkohë që kryeministrit, jo që nuk i hyn gjemb në këmbë, por vazhdon me “stoicizëm” në krye të detyrës ta udhëheqë vendin “nga fitorja në fitorje”.

Çdo gjë e keqe që ndodh në këtë vend mund t’i bie mbi kokë çdokujt por asnjëherë kryeministrit, i cili përflitet se ka filluar ta shohë veten si lider suprem, si një lloj perëndie në tokë, pasi vetëm zoti s’ka kurrë faj dhe, rrjedhimisht, s’ka përgjegjësi. Më e keqja është kur militantët e shohin atë si të tillë. Në realitet, “kryeministri i pafajshëm” është thjesht kryeministër i papërgjegjshëm. 

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix11 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix11 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix11 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix11 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix11 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix23 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix23 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix23 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix23 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook