Lidhu me ne

Temporal

Kush përfiton nga rritja e çmimit të shtëpive, populli, apo një minorancë fare e vogël ?

Kush përfiton e kush humbet nga rritja e çmimit të shtëpive?

Nga Gjergj Erebara

Kush përfiton e kush humbet nga rritja e çmimit të

Sipas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të gjithë duket se kemi dalë të fituar nga rritja marramendëse e çmimit të apartamenteve në Tiranë gjatë viteve të fundit. Argumenti i tij, i thënë në një studio televizive, ishte që nëse ti si qytetar ke një apartament, ai kushton sot më shtrenjtë nga sa kushtonte pesë vjet më parë. Pra teorikisht, ne të gjithë jemi më të pasur.

Në fakt kjo ndodh vetëm teorikisht. Praktikisht, nëse ti ke qëlluar me fat dhe ke një apartament ku banon, je njësoj si sot, si para dhjetë vjetësh. Para dhjetë vjetësh mund ta shisje apartamentin për, fjala vjen, 50 mijë euro, por nuk e shite, sepse përndryshe do të mbeteshe pa shtëpi. Sot, mund ta shesësh për 100 mijë euro, por normalisht që nuk  e shet, sepse njësoj si para dhjetë vjetësh, do të mbetesh pa shtëpi.

Në fakt kjo është situata normale për ndoshta pjesën më të madhe të popullsisë. Por problemi është që ka një pjesë aspak të vogël, e cila ka zero shtëpi. Jeton me qira. Ose ka një shtëpi të vogël e po i rriten fëmijët dhe dëshiron të marrë një shtëpi pak më të madhe. Ose ka një shtëpi të vogël, të blerë para shumë vitesh, pasi ka ardhur nga ndonjë provincë e bërë e pajetueshme dhe dëshiron që prindërit, tashmë të moshuar, t’i marrë në Tiranë. Dhe për këtë të duhet një dhomë shtesë. Ose ka një shtëpi të vogël dhe të keqe, (cilësia e ndërtimit këtu nuk ka qenë kurrë normale), dhe dëshiron të ketë një shtëpi më të mirë.

Nëse bie në këtë kategori qytetarësh, situata është bërë tmerrësisht e vështirë. Nëse paga mesatare e shqiptarit më 2015 ishte 42 mijë lekë në muaj, mund të gjeje apartament me çmim 800 apo 1 mijë euro për M2. Paga jote mujore mjaftonte për të blerë 0.4 apo 0.5 metra katrorë shtëpi. Për të blerë një shtëpi 70 metra katrorë, të duhej të punoje 140-170 muaj, ose 12-14 vjet. Në vitin 2022, paga jote mesatare është 66 mijë lekë. Çmimi i apartamenteve është rritur shumë më shpejt se sa pagat. Pagat janë rritur me 61%, ndërsa çmimi i banesave është rritur me afro 90%. Me pak fjalë, sot të duhen 15-18 vjet punë për të blerë një apartament minimal.

Natyrisht që rritja e çmimeve të banesave sjell përfitim për disa. Ndërtuesit, kostot e të cilëve janë pothuajse njësoj, fitojnë dhe sistemi famëkeq i lejeve dhe licencave ka gjasa që të fitojë gjithashtu. Fitojnë edhe ata të paktë që kanë pasur fat në jetë e që kanë më shumë se sa një shtëpi. Pjesa tjetër, ose nuk fiton, si në rastin e atyre që kanë vetëm një shtëpi, ose humbet. Por humbja e kësaj kategorisë së fundit nuk është thjeshtë humbje financiare. Ajo është para së gjithash humbje njerëzore dhe dhunim dinjiteti.

Njeriu që duhet të zhytet në kredi për një shtëpi e ka shumë të vështirë t’i lejojë vetes të heqë dorë nga një punë ku nuk ndjehet mirë, apo ndjehet i shfrytëzuar me tepri. Dhe sa më gjatë të vijojë kredia, aq më gjatë vijon dhunimi potencial. Ndërsa çmimet tepër të larta dhe krejtësisht të paarsyeshme të shtëpive bëjnë që një pjesë aspak e vogël prej atyre që nuk kanë shtëpi, ta shohin të pamundur të bëjnë jetë normale dhe dinjitoze këtu. Ata zgjedhin emigrimin. Fakti është që shtëpitë janë të paarritshme për një pjesë të madhe të shqiptarëve. Dhe fakti është që nuk ka kurrfarë arsyeje se pse çmimet e shtëpive të jenë kaq të larta. Toka nuk ka mbaruar dhe qytetet mund të zgjerohen. Mund të zgjerohen me qëllim që të ketë ofertë më të lartë për banesa dhe njëkohësisht që të ketë ofertë për banesa më cilësore.

Në një vend normal, kandidatët për kryebashkiakë do të mund të prezantonin ide se cilat qyteza të reja do të themelojnë përreth Tiranës, se sa shumë toka aktualisht të lëna djerrë do të mund të urbanizohen për të krijuar kushte jetese normale për një popullsi që shpresohet se do të vijojë të rritet, ndonëse shenjat janë të qarta se edhe në Tiranë, popullsia ka gjasa ka filluar të gërryhet nga emigrimi.

Në vend të kësaj, kryetari mendon për atë minorancë fare të vogël që përfiton nga rritja e çmimeve, duke ndërtuar më keq dhe më shumë në atë hapësirë që sakaq është e mbingarkuar.

BIRN

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix3 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix10 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix10 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix11 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar11 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar11 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix11 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore11 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix11 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook