Lidhu me ne

Mix

Cili është sekreti i një martese të lumtur? Një fjalë e thjeshtë

Ten Secrets to a Successful Marriage - Focus on the Family

Nga Jodie Berndt

Çfarë e bën një martesë të lumtur? Kjo është pyetja që ngrita gjatë një darke me disa njerëz jo shumë kohë më parë. Duke parë nëpër dhomë – dy çifte sapo ishin fejuar, dy të tjerë kishin kaluar 30-vjetorin e martesës, dhe të tjerët ishin diku në mes – pyesja veten se çfarë do të thoshin njerëzit.

“Gjetja e mënyrave për t’i shërbyer njëri-tjetrit dhe vënia e nevojave të tjetrit përpara nevojave vetjake”- më tha një bashkëshort. “Duhet t’i kujtosh herë pas here partnerit se jeni një ekip. Ti nuk dëshironi të fitosh një përballje, sepse kjo do të thotë se bashkëshorti juaj duhet të humbasë. Sepse ti nuk je kundër partnerit. Por thjesht dëshiron të luftosh së bashku për të mbajtur martesën”- shtoi një grua e re.

”Do të thotë të pranoni pasionet e njëri-tjetrit. Edhe nëse nuk ju pëlqen diçka që pëlqenpersoni tjetër, mësoni më shumë rreth saj. Tek e fundit, mund të zbuloni se edhe juve jupëlqen”-deklaroi një çift i tretë. Më pëlqeu gjithçka që thanë të gjithë. Fjalët e thjeshta ishin shumë domethënëse dhe përforcuan diçka që kisha lexuar mbi lumturinë në martesë: çiftet i mban bashkë mirësia.

Mirësia, çelësi i kënaqësisë në martesë

Ju mund të mendoni se sekreti i një martese të suksesshme vjen nga gjëra të tjera. Komunikimi i mirë apo ndoshta përputhmëria në jetën seksuale. Ose kur nuk keni probleme me paratë. Sigurisht, të gjitha këto gjëra kanë rëndësinë  tyre. Por kur vjen puna për të parashikuar stabilitetin afatgjatë dhe lumturinë në martesë, ajo që ka më shumë rëndësi ështëmirësia.

Dhe këtu nuk përfshihet vetëm gjesti i çuarjes në shtrat bashkëshortit/es një filxhan kafe në mëngjes. Studimet tregojnë se thelbi është pasja e një mentalitet bujar, pra të vlerësosh qëllimet e bashkëshortit/es, edhe nëse zbatimi i tyre mund të jetë i pafavorshëm.

Për shembull burri juaj mund të mos ketë dashur “qëllimisht” t’ju bezdisë kur u largua nga tualeti; por ndoshta sepse nuk e kishte mendjen. Ose gruaja juaj mund të mos jetë bërë“qëllimisht” vonë për darkë. Ndoshta kjo ka ndodhur sepse ajo duhej të ndalonte në dyqan për të marrë dhuratën tuaj.

Por ju e kuptoni idenë. Në vend se të gjuani gabimet e partnerit për t’i kritikuar menjëherëato, kërkoni gjëra që mund t’i vlerësoni dhe t’i thoni “faleminderit”. Pra jini të qëllimshëm nëtregimin e respektit ndaj tij. Siç thotë edhe Bibla, vlerësojeni bashkëshortin tuaj mbi veten tuaj, duke mos i parë interesat tuaja, por interesat e tij apo të saj.

Por… po sikur të mos jem edhe aq i mirë?

Mund ta imagjinoj se çfarë mund të mendojnë disa prej jush. Edhe unë mendova të njëjtën gjë kur lexova studimin. “Dua të jem më i sjellshëm me Robin. Por… thjesht nuk jam aq eaftë”- thashë me vete. Por këtu qëndron edhe thelbi i mirësisë:ajo nuk është diçka që e kemi ose nuk e kemi.

Bibla thotë se mirësia vjen me shpëtimin tonë, ndërsa Fryma e Shenjtë transformon zemrat tona. “Fryti i Frymës”, shkruan Shën Pali, është “dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirësia, besnikëria, butësia dhe vetëkontrolli”. Mirësia, si të gjitha këto atribute të tjera të dhëna nga Zoti, është e disponueshme për të gjithë ne.

Sipas një artikulli të “Wall Street Journal” disa muaj më parë, lutja bën diferencën, madje edhe kur njëri ose të dy partnerët tregohen të padrejtë. Ajo punon si një muskul, duke u forcuar me përdorimin e saj. Dhe gjithashtu forcohet me lutje të tjera. Kur njerëzit luten për mirëqenien e bashkëshortit të tyre sa herë që ndiejnë një emocion negativ në martesë, të dy partnerët – ai që falet dhe ai për të cilin lutet – raportojnë një lumturi më të madhe në marrëdhënie.

/ “Fox News”

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix9 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix9 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix9 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix10 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix10 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix22 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix22 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix22 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix22 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook