Lidhu me ne

Radar

A ka Vladimir Putin armë të mjaftueshme për të vazhduar luftën në Ukrainë?

A ka Putini armë të mjaftueshme për të vazhduar luftën?

Humbjet në fushën e betejës dhe sanksionet e kanë çuar ushtrinë e Moskës në një gjendje rënieje, megjithatë, sipas një analize të re të pavarur, forcat e Vladimir Putin kanë ende fuqi të mjaftueshme zjarri për të vazhduar konfliktin.

Një raport nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) thotë se pothuajse 10,000 njësi të pajisjeve kryesore ruse si tanke, kamionë, artileri dhe drone ajrore janë humbur.

Por Rusia mund të zhytet në stoqet e kohës së Luftës së Ftohtë në vijat e frontit për të kompensuar në numra atë që mund të ketë humbur në teknologjinë e përparuar.

“Cilësia e ushtrisë ruse për sa i përket pajisjeve të avancuara ka të ngjarë të bjerë, të paktën në një të ardhme të afërt,” thotë raporti i CSIS.

“Moska vlerësohet të ketë humbur diku nga 1,845 deri në 3,511 tanke një vit pas luftës,” thotë raporti i CSIS.

Humbjet e tankut kryesor  më të ri, të përmirësuar T-72B3, të dorëzuar për herë të parë në 2013, u vunë re si veçanërisht të dëmshme.

Duke folur në një konferencë të djeshme, zyrtarët perëndimorë thanë se rusët “po shkonin prapa përsa i përket pajisjeve”, duke theksuar se tanket T-55, të prezantuara në vitin 1948, tani po shfaqen në fushën e betejës.

Megjithatë, raporti thotë se Rusia ka ende avantazhe numerike ndaj Ukrainës në pothuajse çdo aspekt, duke thënë: “Aftësitë ushtarake të Rusisë ende janë shumë më të mëdha se ato të Ukrainës në shumicën e treguesve, duke përfshirë fuqinë njerëzore, ajrore, tokësore dhe detare”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook