Lidhu me ne

Mix

10 cilësi të një femre me personalitet të fortë

10 signs you're a strong woman and people find you intimidating - Hack  Spirit

Bukuria e një femre nuk qëndron në pamjen e jashtme, por në shpirtin e saj. Është përkujdesja që ajo e jep gjithë dashuri për të tjerët, pasioni që ajo tregon. Bukuria e një femre shtohet me kalimin e viteve – ka thënë Audrey Hepburn

Femra të mira ekzistojnë kudo, por ky fakt nuk vihet re në fazën e lidhjeve. Mund të ndodhë të lidhesh me femra të ndryshme dhe të besosh se femrat me personalitet të fortë nuk ekzistojnë. Nuk është e vërtetë.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për meshkujt, por shpesh duhet të njohësh disa njerëz të gabuar, derisa të arrish tek personi i duhur.

Vetëm me të duhurin do kuptosh se sa shumë je gabuar

Në këtë artikull ne duam të përqëndrohemi në cilësitë e një femre me karakter të fortë.

Ajo është e përgjegjshme

Ajo është e përgjegjshme dhe realiste për gjërat që bën dhe që nuk i bën dot. Nuk fajëson asnjë person për këto të fundit. Ajo nuk braktis përgjegjësitë dhe premtimet e saj për një moment pasioni apo zbavitje, edhe kur këto i duken tërheqëse për momentin.

Nuk ndikohet lehtë nga opinione të tjera

Një femër e tillë i njeh vlerat e saj dhe pavarësisht se mund të jetë e pasigurtë ndonjëherë (është njeri si të gjithë ne), ajo ka vetëbesim të fortë duke qenë mjaftueshëm inteligjente për të kuptuar se opinioni i saj për veten është më i thelluari, për rrjedhojë më bindësi.

Ajo beson se duhet të jetë e pavarur.

Një femër me personalitet të fortë nuk varet tek askush për të plotësuar nevojat e saj. Nëse një femër e tillë është dashuruar me ty, dije se ajo mendon vazhdimisht që ka hyrë në marrëdhënie si e barabartë me ty dhe e tillë duhet të mbetet.

Sakrifikojnë për atë që kanë në krahë

Një femër me personalitet të fortë është besnike dhe jep më shumë nga sa merr. Në një marrëdhënie, vihet re në mënyrë të dukshme vetëmohimi i tyre. Ato duan vendosmërisht më të mirën për personin që kanë në krahë.

Nuk është shumë e interesuar tek debatet e kota

Melodramat nuk i interesojnë një femre të fortë. Ato nuk do të luajnë asnjëherë lojëra fëmijësh, apo të përpiqen të të bëjnë xheloz.  Është fakt që një femër e fortë nuk ka nevojë të bjerë në sy me gjëra të tilla.

Ajo të frymëzon të jesh versioni më i mirë i vetes

Një femër e fortë e di se sa shumë mund të arrijë gjithkush rreth saj dhe i nxit të gjithë të vetëpërmirësohen. Ajo dëshiron që të gjithë të bëjnë dhe të arrijnë maksimumin, sepse beson dhe i respekton aftësitë e personave që e rrethojnë.

Sillet në mënyrë shumë të qetë në konflikte

Një femër e pjekur dhe e fortë nuk i pëlqen shumë konfliktet, por kur ato ndodhin, ajo nuk shmanget. Vetëdija për këtë e bën të marrë pjesë shumë qetësisht në debat dhe të fokusohet tek marrja e vendimeve.

Eshtë mjaft mendjehapur

Një femër e fortë nuk ndihet e frikësuar për të thënë mendimin e saj kudo. Ajo është mendjehapur në një marrëdhënie dhe nuk pëlqen vlerësime apo lëvdata të kota.

Lë gjithmonë një përshtypje pozitive

Nëse ke në krahë një femër të tillë, nuk ke nevojë të lodhesh që familjarët apo miqtë e tu ta respektojnë dhe ta duan atë. Kjo do ndodhë natyrshëm dhe pashmangshmërisht.

Ajo nuk zgjedh lehtë

Një femër e tillë e studion dhe e zgjedh me kujdes partnerin e vet. Kur vendos ta kalojë jetën me ty, dije që ke arsye të ndihesh i veçantë dhe i privilegjuar.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix3 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix11 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix11 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix11 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar11 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar11 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix11 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore11 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix11 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook