Lidhu me ne

Mix

Çfarë është dashuria ?! Dashuria është një stuhi kimike

Is Love at First Sight Possible? | Psychology Today

Dashuria është një stuhi kimike.

TURBINË HORMONESH – Studime të shumta kanë treguar se, kur bie në dashuri, disa zona përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të caktuara hyjnë në lojë në trurin tonë, duke përfshirë dopaminën, adrenalinën dhe oksitocinën, përgjegjës për një sërë ndjesish të forta. Oksitocina, nga ana tjetër, është hormoni i dashurisë dhe na shtyn drejt kontaktit fizik. Ne biem në dashuri, për shkak se feniletilamina ndez dëshirën, dopamina shkakton ndjenjën e eksitimit të etheve të dashurisë dhe oksitocina nxit lidhjen, për të siguruar kohëzgjatjen e marrëdhënies.

DASHUROJME ME TRU- Kur bie në dashuri, disa zona kortikale të trurit hyjnë në veprim.Studimet kanë treguar se në përvojat e dashurisë aktivizohen fushat e trurit të lidhura me sistemin e shpërblimit, të cilat zgjojnë dëshirën për një lidhje emocionale dhe në të njëjtën kohë “çaktivizojnë” disa rajone të lidhura me gjykimin shoqëror dhe vlerësimet e njerëzve të tjerë. Kjo është arsyeja pse dashuria nuk njeh pengesa dhe nuk përkulet para konventave shoqërore.

ÇFARË NDODH ME TRUPIN? Në mesin e shumë “simptomave” kur bie në dashuri, më e dukshme është ndjenja e vazhdueshme e rrahjeve të zemrës që shoqëron duart e ftohta dhe të djersitura dhe ndjesia gojës së thatë, sepse mungon pështyma. Këtë herë është faji i kortizolit, hormonit të stresit të sekretuar nga gjëndrat e veshkave në kushte të rrezikut të mundshëm. Kortizoli ndërvepron me adrenalinën dhe shkakton të gjitha ato ndjenja, jo gjithmonë shumë të këndshme, që një i dashuruar i di mirë, veçanërisht në fazat e hershme të “vardisjes”. Fatkeqësisht, këto “simptoma”, të cilat me sa duket tentojnë të zbulojnë ndjenjën tonë më shumë sesa do të donim, nuk kanë një ilaç: gjuha e trupit nuk është nën kontrollin tonë dhe, ndryshe nga ajo verbale, është e vështirë të manipulohet.

KUR KOHA KALON… – Pas disa muajsh, kimia e rënies në dashuri tenton të transformohet: organizmi njerëzor thjesht nuk mund të tolerojë pabarazitë dhe teprimet për një kohë të gjatë dhe përpiqet të rivendosë një ekuilibër. Në këtë pikë marrëdhënia gjithashtu ndryshon lëkurën. Por kini kujdes: fakti që shpërqëndrimi neurobiologjik i dashurisë zvogëlohet nuk do të thotë se dashuria ose marrëdhënia ka mbaruar. Në këtë pikë hyjmë në fazën e qëndrueshme të marrëdhënies, në të cilën fushat e trurit në veprim nuk janë më të eksitimit, por ato të emocioneve. Eshtë një transformim hormonal normal që dobëson vetëm efektin “doping” të hormoneve. I takon çiftit, në këtë pikë, për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme, ndoshta më paqësore, por sigurisht më të balancuar.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix3 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix10 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix11 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix11 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar11 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar11 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix11 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore11 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix11 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook