Lidhu me ne

Mix

Bradley Cooper jeton ende me mamanë, ja cila na qenka arsyeja

Bradley Cooper jeton ende me mamanë, ja cila na qenka arsyeja

Bradley Cooper është një ndër aktorët më të famshëm e të dashur të Hollivudit me filma si “War Dogs” dhe “The Hangover” dhe është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut pas filmit “A Star is Born” i cili arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Prej dy muajsh Cooper është bërë mjaft viral në rrjetet sociale dhe jo për shkak të lajmeve që qarkullojnë rreth karrierës së tij. Të gjithë u habitën kur morën vesh se 48 vjeçari Bradley, jeton ende me mamanë. Fansat më të rinj nisën të pyesin veten përse, duke nxjerrë hipoteza nga më të ndryshmet, ndërkohë fansat e vjetër kishin një ide duke njohur zemrën e bardhë të Cooper. Ishte vet aktori që gjatë një interviste tregoi arsyen e vërtetë përse u kthye të jetojë në shtëpinë e prindërve të tij.

Bradley Cooper jeton ende me mamanë, ja cila na qenka arsyeja

Ai shpjegoi se zgjodhi të rikthehej pasi babai i tij, Charles u diagnostikua me kancer në mushkëri. Ai u nda nga jeta në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe Bradley, jeton me mamanë e tij, Gloria Campanon. Bradley tregoi se periudha që kaluan ishte shumë e dhimbshme dhe stresuese për të gjithë familjen. Duke mos dashur ta lërë mamanë vetëm, pas gjithë vështirësive dhe frikës nga vetmia, aktori vazhdojë të qëndrojë me të duke shpjeguar se kanë nevojë për njëri-tjetrin. Kujtojmë se pas vdekjes se babait, Cooper mori një pushim nga aktrimi dhe tha publikisht: “Jam tejmase i lidhur me familjen time dhe vdekja e babait ishte brutale për të gjithë ne. Largimi i tij nga jeta ishte një goditje madhe por periudha që erdhi më pas ishte akoma edhe më e vështirë.”

Kështu Bradley ka ndarë me fansat se u zhvendos me nënën e tij në Los Angeles për të jetuar së bashku dhe nuk është penduar në asnjë moment.

Në një intervistë ai tha: “Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kështu që ja ku jemi, por mos më keqkuptoni sepse ky vendim ka pasur vështirësitë e veta. Ajo është një mama e mrekullueshme dhe ka një karakter shumë të lezetshëm. Kënaqemi së bashku dhe nuk do doja kurrsesi që gjërat të ishin ndryshe.”

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix9 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix9 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix10 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar10 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix10 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook