Lidhu me ne

Mix

Një nutricioniste e Harvard zbulon 5 ushqimet që ha çdo ditë për një kujtesë të mirë

Një nutricioniste e Harvard zbulon 5 ushqimet që ha çdo

Unë gjithmonë u them njerëzve të mendojnë për trurin si organizuesin e pothuajse çdo gjëje: mendimeve tona, kujtesës, fokusit, lëvizjeve, frymëmarrjes, rrahjeve të zemrës dhe se ushqime të caktuara mund ta ndihmojnë atë të jetë më i fortë, më i mprehtë dhe më i zgjuar. Truri dhe dieta jonë gjithashtu luajnë një rol kyç në jetëgjatësi. Ato që hamë mund të ndikojë drejtpërdrejt në inflamacion dhe stres oksidativ në trupin tone, të dyja këto mund të ndikojnë në rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative, përfshirë Alzheimer dhe Parkinson. Dr. Uma Naidoo nga Harvard tregon 5 ushqimet që ajo vetë konsumon.

Çokollata ekstra e zezë

është plot me antioksidantë dhe kakao që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qelizave të trurit. Gjithashtu përmban fibra për të ndihmuar në zvogëlimin e inflamacionit të trurit dhe parandalimin e aftësive njohëse. Një studim i vitit 2020 zbuloi sesi çokollata e zezë dhe çokollata e bardhë mund të ndikojnë në kujtesën e të rriturve. Pjesëmarrësit të cilëve iu dha çokollata e zezë kishin shfaqje më të mira të kujtesës verbale dy orë pas konsumimit të çokollatës, në krahasim me grupin që hëngri çokollatë të bardhë. Studiuesit sugjeruan se kjo ishte për shkak të përmbajtjes më të lartë të flavonoideve në çokollatën e zezë, e cila mund të përmirësojë ndjeshëm funksionin njohës te njerëzit.

Frutat e pyllit

Janë të mbushura me antioksidantë, fitonutrientë, fibra, vitamina dhe minerale. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës dhe përmbajtja e fibrave ndihmon në ushqimin e mikrobeve në zorrë për të zvogëluar inflamacionin e trurit. Ajo sugjeron të zgjidhni nga një shumëllojshmëri e frutave të pyllit me ngjyrë të kuqe, blu dhe të zezë. Luleshtrydhet, për shembull, janë të pasura me flavonoide dhe mund të ndihmojnë në ngadalësimin e harresës; Boronica përmban lloje të ndryshme të flavonoideve të lidhura me parandalimin e stresit oksidativ.

Shafrani i Indisë

Një nga përbërësit kryesorë në të është kurkumi. Kjo është një substancë e fuqishme anti-inflamatore. Konsumimi i tij mund të ndihmojë në zvogëlimin e simptomave të ankthit dhe të mos ulë aftësitë kognitive, pavarësisht moshës. Shafrani i Indisë është i mirë, por përfitimet mund të jenë më të forta kur kombinohet me piper të zi. Në oriz, patate apo bollgur mund ta përdorni sa herë të doni.

Sallata

Sallatat jeshile janë një element kryesor në dietat e shëndetshme për trurin sepse përmbajnë folate, është një vitaminë B që mbështet zhvillimin e neurotransmetuesve. Mungesa e folatit është e lidhur me simptomat e depresionit, si dhe me plakjen e aftësive njohëse.

Të preferuarat e Dr. Uma janë:

Rukola, spinaqi, Chard zvicerane, lakra. Nëse nuk i hani dot ashtu siç janë mund t`i shtoni në ushqime. Në pica makarona apo burritos.

Ushqime të fermentuara

Ushqimet e fermentuara kanë acid laktik që mund të gjenerojë baktere miqësore për zorrën.

“Ne kemi atë që quhet lidhje zorrë-tru”, thotë Naidoo. “Pra, kur hamë ushqime të fermentuara dhe përmirësojmë shëndetin e zorrëve, ne gjithashtu mund të përmirësojmë funksionin tonë njohës”.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook