Lidhu me ne

Kioske

Kësaj qeverie i shkon vetëm Korrupsioni!

Nga Respublica.al

Cili do të jetë ministri që Rama do të bëjë

Në një konferencë të gjatë për shtyp sot – e cila vazhdon – kryeministri Edi Rama, ka mbrojtur koncesionin e sterilizimit duke e cilësuar atë si një ndër punët më të bukura që janë bërë.

Mos pyesni mua, por mjekët që më shkruanin se mos kontrata sekuestrohej. Që nuk ishte rasti

tha ndër të tjera z. Rama.

Ndoshta kryeministri nuk e di, pasi po rezulton që shumë gjëra nuk i di, se të pyesësh një zyrtar të qeverisë së tij, apo të punësuar në “shtet” siç është shprehja, do të duhet të marrësh leje nga zyra përkatëse, do bësh kërkesën e kështu me radhë. Pra do shkosh praktikisht tek Endri Fuga i Zyrës së tij. Sigurisht që tashmë kjo praktikë është globalizuar. Liderët e rinj të rrjeteve sociale, kanë vënë rend mbi prononcimet dhe deklarimet, ndoshta sepse e dinë vetë se çfarë do të thotë të vihesh përballë pyetjeve të papëlqyeshme. Megjithatë një qeveri që është kaq e çliruar nga barra e mëkateve të qëllimshme, por ka gabuar, apo njerëz të saj kanë gabuar, nuk ka pse të shtrëngojë kaq shumë informimin. Apo marrëdhënien për të vjelë informacion.

Nga të gjithë përfqësuesit e saj, vetëm kryeministri aplikon sportin “më pyesni për çfarë të doni”, edhe pse “përgjigjem për çfarë dua”. Ministrat e tij i kemi parë të thonë në derë të Kryeministrisë se “kam dalë të flas për këtë çështje”, apo ministri i Mbrojtjes që deklaron se “unë nuk kam firmosur për këtë”, duke luajtur Pilatin.

Edhe më interesant është qëndrimi i z. Rama për akuzat për korrupsion që bëhen ndaj Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë. Z. Rama deklaroi se ne njerëzit i zgjedhim mbi bazën e asaj që dimë dhe që shohim. Pastaj siç tha ai:

ka natyra të ndryshme, karaktere të ndryshme

duke e quajtur pushtetin një kafshë të rrezikshme. Sigurisht që ka edhe pa karakter. 

Pushteti është një kafshë shumë e egër, është e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Ka disa që nuk i rezistojnë tundimeve. Ne zgjedhim në bazë të asaj që dimë, pastaj në proces njerëzit janë natyra të ndryshme. Përgjegjësia është individuale

Po a nuk është sistemi ai që korrupton? Sistemi të cilin z. Rama mori përsipër ta ndryshonte, meqenëse ishte shndërruar në shtamë të bacilit të korrupsionit? Mesa duket qenka pushteti dhe natyra e tij e pandryshueshme që po ia merr bashkëpunëtorët z. Rama, një pushtet që operon mbi të njëjtin sistem pandëshkueshmërie.

Inkoherenca te ky njeri është vetëm verbale, sepse në fakt korrupsionin të cilin zotëria po do ta kalojë si çështje epsiodesh të papëlqyeshme të individëve të caktuar, qeveria e tij e ka axhendë, e ka pjesë të ekonomisë informale të përfaqësuesve të vet. Pasi një presion në këtë drejtim, nuk do të mundej asnjëherë që të ushqente që në mandatin e parë këtë lloj abuzimi. Dhe që korrupsioni është axhendë këtë e provon fakti se sa votohet partia e z. Rama. Megjithëse është kapur në flagrancë. Është një ekonomi nga e cila askush nuk distancohet më. Dhe kjo nuk është pak për një popull që më në fund gjeti me çfarë ta lidhë veten me trojet e veta. Ata që mbetën kuptohet. Sikurse ky njeri tanimë i ngjan asaj tapës që përputhet me shishen që nuk duhet hapur se kutërbon. 

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Basha takim me bizneset: Ekonomia e kapur nga interesat e një grupi! Duhet Reformë Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur, paraditen e sotme, në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen...

Radar9 orë më herët

Kina merr përsipër rindërtimin e Sirisë

Shtrëngimi i duarve mes Xi Jinping dhe Bashar al-Assad tregon shumë më tepër se fundi i izolimit të Sirisë që...

Mix9 orë më herët

Cilat janë përfitimet shëndetësore të spinaqit?

Nga të gjitha perimet jeshile me gjethe, spinaqi është një nga ato më të njohura dhe më të konsumuara. Mund...

Mix9 orë më herët

3 arsye të vërteta pse gratë tradhtojnë

Kultura mashkullore na ka mësuar se tradhtia është mashkullore. Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe. Para së gjithash,...

Mix9 orë më herët

Diferenca ideale e moshës në çift sipas prezantueses së njohur amerikane Emma Willis!

Prezantuesja e njohur amerikane, Emma Willis, mendon se mund ta ketë zbuluar sekretin për t’u dukur gjithnjë e re, edhe...

Mix10 orë më herët

3 këshilla për të jetuar të lumtur

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike...

Mix10 orë më herët

Miley Cyrus bëhet brune për herë të parë pas 10 vitesh

Miley Cyrus është kthyer në rrënjët e saj. Ish-ylli i “Hannah Montana”, e cila u bë e famshme me look-un...

Mix10 orë më herët

7 gjëra të thjeshta që mund t’ju bëjnë më të lumtur

Lumturia është diçka për të cilën mendojmë shumë. Ka qenë një gur themeli i kulturës sonë që nga fillimi. Megjithëse...

Radar10 orë më herët

Qëllimi i Berishës, të fitojë betejën ndaj Bashës jo ndaj Ramës!

Analisti Ergys Mërtiri tha se Berisha në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kukës nuk kishte si qëllim të mundte Edi...

Kritike10 orë më herët

Arlind Qori: Opozita ka marrë fund, Rama po të dojë mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së

Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat,...

Facebook