Lidhu me ne

Mix

Ushqimet më të shëndetshme për fëmijët – Lista e plotë nga mjekët

Të kesh fëmijë është një gjë e mrekullueshme dhe me siguri shpesh keni menduar rreth mënyrës se si dëshironi t’i rrisni.

Mirëpo kjo mund të jetë diçka e vështirë sidomos kur vjen fjala tek mënyra e të ushqyerit.

Shpesh fëmijët preferojnë të konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë yndyrna dhe kalori, të cilat nuk janë të shëndetshme .

Sigurisht që ju nuk mund t’i detyroni gjithmonë fëmijët të hanë ushqimin që nuk u pëlqen.

Por mund t’i mësoni me një regjim ushqimor me pak yndyrna dhe të pasur me fibra, hekur, kalcium dhe plot minerale të tjera.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga uqshimet më të shëndetshme për fëmijët tuaj.

Qumështi

Si prind, duhet të siguroheni që fëmija juaj të konsumojë mjaftueshëm qumësht. Pasi është një burim i mirë i proteinave, kalciumit dhe vitaminës D.

Kjo është arsyeja pse rekomandohet gjithmonë që fëmijët të konsumojnë rregullisht qumësht.

Mollët

Mollët konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme. Kjo sepse ato përmbajnë pak kalori, vitaminë C dhe gjithashtu janë të pasura me fibra.

Në mënyrë që fëmijët tuaj të përfitojnë sa më shumë vlera ushqyese nga mollët, sugjerohet që të konsumohen pa qëruar.

Gjalpi i kikirikut

Shumë prindër nuk përdorin gjalpë kikiriku sepse mendojnë se ai është i pasur me yndyrna. Por ka edhe nga ata që kanë alergji ushqimore.

Duhet të dini se shumica e yndyrnave në gjalpin e kikirikut janë zakonisht yndyrna mono-dhe-poli-të pangopura.

Kjo gjë e bën gjalpin e kikirikut një mundësi më të sigurt krahasuar me ushqimet e tjera që përmbajnë shumë yndyrna.

Ai është gjithashtu një burim i mirë i proteinave, përmban hekur, acid folik, zink, magnez, vitaminë E, vitaminë A dhe vitaminë B6.

Kosi

Kosi është një burim i shkëlqyer i kalciumit. Por duhet të zgjidhni me kujdes llojin e kosit sepse disa kanë sheqer dhe gjithashtu nuk përmbajnë asnjë vlerë ushqyese.

Kur zgjidhni kos për fëmijët tuaj, zgjidhni atë që ka më pak yndyrna, ka probiotikë dhe nuk ka sheqerna të shtuara.

Peshku ton

Peshku ton konsiderohet të jetë një nga ushqimet më të shëndetshme. She sigurisht që ai mund të jetë pjesë e një vakti të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Edhe pse shumë shqetësime janë ngritur në lidhje me ndotjen e peshkut ton me mërkur, ai mund të konsumohet në mënyrë të moderuar.

Ju gjithashtu mund të bëni për fëmijët tuaj një sanduiç tepër të shijshëm dhe të shëndetshëm me peshk ton.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix15 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix15 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix15 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix15 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix15 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix15 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix15 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix15 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix15 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook