Lidhu me ne

Kioske

Rama, papagalli i Vuçiçit, me gjuhë patriotike

E gjithë kjo çoroditje dhe ky varg inkoherencash rridhte nga dyzimi për të bërë bashkë dy gjëra të pamundura: fjalorin prej burri patriot, me legenllëkun prej vasali të Vuçiçit.

Nga Andi Bushati

andi bushati asocacion

Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka mbetur ndoshta i befasuar nga ndryshimi i kursit patriotik në fjalorin e tij. Ai, për herë të parë kritikoi vendimin e Beogradit për të mbajtur zi kombëtare për paramilitarët që ushtruan dhunë dhe vranë një polic pranë Zveçanit. Ai shkoi edhe më tej, duke shpallur se qe një premierë në këtë dekadë të sundimit të tij, që Shqipëria po mbante një linjë të kundërt nga ajo e BE-së, e cila nuk e dënoi, sipas Ramës, me forcën e duhur këtë akt.

Në një shikim sipërfaqësor dhe të pavëmendshëm duket sikur kryeministri ynë e ka bërë ndarjen midis viktimave dhe agresorëve dhe ka vendosur të marrë anë në favor të të parëve.

Por, në fakt thelbi nuk është ashtu siç duket nga forma. Në konferencën e shtypit në kryeministri, ai nuk e fshehu dot çoroditjen e njerëzve që kanë diçka për të fshehur. Në qëndrimin e tij kishte një disproporcion absurd, mes goditjes së fortë që i bënte hallkës më të dobët në Bruksel, zëdhënësit të BE, dhe druajtjes për të etiketuar Vuçiçin, si ideator të sulmit kriminal të 24 shtatorit.

Aty kishte inkoherenca qesharake. Kur BIRN e pyeti nëse ishte i gatshëm të negocionte mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se kjo qe e pamundur, pasi si kryeministër i Shqipërisë e konsideronte veten palë. Ama kur iu desh të përgjigjej nëse ia kishte treguar propozimin e vet për asocacion, Prishtinës dhe Beogradit, ai u mbrojt duke argumentauar se kishte paraqitur një propozim mbi palët.

Ai pohoi se pavarësisht ngjarjes së rëndë që ndodhi në Banjskë do i vazhdonte takimet bilaterale me Vuçiçin, ndërkohë që për një gjë shumë më të papërfillshme sesa kaq, ai anulloi mbledhjet mes dy qeverive me Kurtin.

E gjithë kjo çoroditje dhe ky varg inkoherencash rridhte nga dyzimi për të bërë bashkë dy gjëra të pamundura: fjalorin prej burri patriot, me legenllëkun prej vasali të Vuçiçit. Sepse këtë 28 shtator, Edi Rama ka lëshuar nga goja një tezë që do të mbahet mend gjatë, si një thikë pas shpine për Kosovën e që deri më tani nuk ka guxuar ta artikulojë asnjë politikan i lartë shqiptar. Ai propozoi që trupat ndërkombëtare të KFOR-it të merrnin nën kontroll veriun, një territor me shumicë serbe, po që gjendet në sovranitetin ekskluziv të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e rihap diskutimin për veriun, që dikur Rama bëri plane për të trajtuar si një territor të shkëmbyeshëm dhe shpie ujë në mullirin e të gjithë kritikëve të Albin Kurtit, që e akuzojnë atë se e ka këtë pjesë jashtë kontrollit.

Por, më e bukura e kësaj lajthitje të kryeministrit ishte se vetëm pak kohë më parë ai mendonte krejt ndryshe. Me një profesionalizëm të lavdërueshëm për memorien dhe shpejtësinë e reagimit, gazetarja e A2 CNN, Fiorela Beleshi, i kujtoi Ramës se jo më larg se 19 Qershori i këtij viti, ai pati shkruar se vendosja e KFOR-it në Veri do të thoshte humbje e kontrollit të shtetit mbi territorin.

Pra, a po kërkonte Rama me propozimin e tanishëm të sanksiononte tkurrjen e kufijve të Kosovës? Pse ky ndryshim radikal vetëm në tre muaj? Çfarë e justifikonte këtë piruetë, që nëse nuk ishte idiote, mund të quhej me plot gojën e poshtër?

Ata që i hedhin një sy mediave të Beogradit e kanë përgjigjen. Propozimin 180 gradë të ndryshëm me atë që mendonte dikur, kryeministri e bëri pasi të njëjtën gjë e artikuloi, një ditë më parë, Vuçiçi. Pra ai s’po belbëzonte, as më pak e as më shumë, sesa si papagall i presidentit serb. Prandaj, për të kamufluar me sa mundej këtë akt, që do të ishte i turpshëm për çdo njeri normal, ai u rek ta kamuflojë atë me një gjuhë të rënduar patriotike. Kritikat për mbajtjen e zisë në Beograd dhe shpallja gjoja e ndarjes nga linja e BE-së, ishin maskimi formal për t’u bashkuar në thelb me të njëjtën linjë si Serbia.  

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar13 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix13 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix13 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix13 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix13 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix14 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix14 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix14 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix14 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook