Lidhu me ne

Mix

Nga avokado te fasulet e zeza, zbuloni ushqimet e pasura me magnez, ideale për stresin dhe zemrën

Nga avokado te fasulet e zeza, zbuloni ushqimet e pasura me magnez, ideale

Magnezi është një prej mineraleve më të dobishme për organizmin. Bashkë me kalçiumin dhe kaliumin, magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat.

Ai ndihmon kundër pagjumësisë, depresionit, migrenës. Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Tërshëra

Përfitimet e tërshërës janë të panumërta. Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B.

Një gjysmë racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.

Spinaqi

Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit.

Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar. Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar.

Sipas të dhënave, një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Farat e Kungullit

Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.

Farat e Linit

Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre.

Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit. Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.

Çokollata e Zezë

Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalçium dhe vitaminat e kompleksit B.

Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit.

Avokado

Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët.

Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit. Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

Fasulet e Zeza

Këto bishtajore janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe proteina. Një racion me fasule të zeza të gatuara përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

PD drejt bashkimit total

Partia Demokratike, pas marrjes së simboleve dhe vulës, kërkon bashkimin e të gjithë frontit opozitar në një të vetëm, për...

Kritike2 ditë më herët

Vemjet që po e hanë turpin me bukë, nuk lanë gjë pa i thënë Berishës dhe sot i ngjiten si rrodhe!

Shkruar nga Myslim Murrizi Kur e thotë Basha qe i ka marrë të gjithë këta nga hiçi dhe i bëri...

Temporal2 ditë më herët

Suedi: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj asnjë lloj ekrani

Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj asnjë lloj ekrani. Ndërsa maksimumi për adoleshentët është rreth tre orë....

Mix2 ditë më herët

Brenda shtëpisë komode të Jennifer Garner në Kaliforni

E frymëzuar nga kujtimet e saj të fëmijërisë, Jennifer Garner krijoi një hapësirë ​​komode për familjen e saj. “Doja që...

Mix2 ditë më herët

Arrat, super-ushqimi i natyrës për trurin, zemrën dhe bukurinë

Kur mendoni për ushqime që janë të mira për shëndetin tuaj, arrat ndoshta nuk janë gjëja e parë që ju...

Kioske2 ditë më herët

SONDAZHI: PS do të merrte sot 385 mijë vota më shumë se PD. Për kë votojnë emigrantët

Nga Eduard Zaloshnja Në fillim të këtij sezoni elektoral, JAVANEWS më angazhoi të zhvilloj një sondazh që s’është bërë kurrë...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo: Nga fusha e futbollit në krye të YouTube! Sfidë ndaj MrBeast

CR7 synon të kalojë 313 milionë ndjekësit që ka MrBeast në kanalin e tij të YouTube. Ambicia e Ronaldos për...

Mix3 ditë më herët

Ben Affleck me Kick Kennedy: Një kapitull i ri në jetën e tij!

Ndërsa Ben Affleck po përballet me pasojat e ndarjes së tij nga Jennifer Lopez, thashethemet kanë filluar të qarkullojnë se...

Mix3 ditë më herët

Sophia Loren dhe këshilla e çmuar që ka marrë nga Charlie Chaplin!

Legjenda e kinemasë italiane Sophia Loren ka ndarë një këshillë të rëndësishme në një intervistë të fundit, e cila i...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Kjo javë bën bashkë kombinimin më të mirë të mendjes, trupit, zemrës dhe shpirtit. Hëna e re në Virgjëreshë të...

Facebook