Lidhu me ne

Kritike

Edi Rama “I miri i botës, i keqi i shtëpisë së vet”

Koment nga– Sebastjan Zonja

Prime Minister Edi Rama Reminds Students of Reponsibility to Implement  Hygiene Protocols this School Year - Exit - Explaining Albania

Kryeministri ynë e ka bërë rrugë tani importimin e problemeve të botës në Shqipëri. E filloi menjëherë me importimin e armëve kimike. U desh të çohej populli në këmbë që të mos vinin. Pastaj vazhdoi duke importuar konfliktin në Turqi mes gylenistëve dhe erdoganistëve. Se çfarë kusuri kemi ne që të merremi me problemet e brendshme të Turqisë, vetëm Rama e di!
Na solli dhe problemin e politikës së brendshme iraniane, që një Zot e di se çfarë pune kemi ne me Iranin!
Tani presim të na vijnë miqtë sirianë dhe vëllezërit afganë.
Kemi pasur edhe ca ujgurë, por s’e di fatin e të shkretëve.
U bë ca vite që ka marrë edhe këtë idenë e trumpistëve për të bashkuar Shqipërinë me Serbinë.
Kur nisi procesi i Berlinit kishte entuziazëm te shqiptarët dhe serbët. Gjermanët janë të matur, e njohin historinë dhe shqiptarët i simpatizojnë. S’e di për serbët. Një process i këtillë mund të zhbëhej vetëm nga një fuqi shumë e madhe si ajo amerikane. Por cili do të ishte interesi i administratës Trump për të bashkuar Shqipërinë me Serbinë?
Di që kësaj nisme i ka rezistuar Albin Kurti. I ka rezistuar edhe Sali Berisha. Sali Berisha është non-grata. Dha shenjë se idesë së Shoqërisë së Hapur në Ballkan, “Open Balkans”, do t’i rezistojë edhe kryedemokrati Basha. Deri më tani Rama është “i miri i botës dhe i keqi i shtëpisë së vet”.
Vetëm Kurti i ka rezistuar duke qenë në opozitë dhe më pas në pushtet. Politikanët këtej duhet të mësojë se kauzat mbrohen me konsguencë dhe se parimet në politikë janë më të rëndësishëm se biznesi i tenderave me qeverinë.
Kam shpresë se takimi i fundit mes presidentit amerikan dhe kancelares gjermane do të jetë në dobi të zgjidhjes sa më të mirë të problemeve në Ballkan. Ndryshimi i klimës së marrëdhënieve mes Berlinit dhe Washingtonit, ndërsa Trumpi i çoi në pikën më të ulët, është shenjë shprese. Por edhe siç thotë shprehja: Mësuesi të hap derën, duhet të futesh vetë brenda.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook