Lidhu me ne

Mix

Selena Gomez tregon arsyen pse hoqi dorë nga mediat sociale

Selena Gomez duket se po hyn në një fazë të re në karrierën e saj, me mençuri, optimizëm dhe me një gjendje shpirtërore më të shëndetshme.

Këngëtarja, aktorja dhe sipërmarrësja ka folur pak kohë më parë për revistën Elle,  për opinionin publik me të cilin u përball, gjatë kohës që luftonte edhe me probleme të shëndetit mendor. 

“Për ca kohë, u ndjeva si një objekt.”- tha Gomez, e cila ka jetuar në qendër të vëmendjes që kur ishte një fëmijë.

Në vitet e fundit, presioni i vëmendjes u shtua për shkak të një ndarjeje shumë publike me Justin Bieber në 2018-ën. Në të njejtë kohë iu nënshtrua një transplanti të veshkës për shkak të diagnozës së saj të lupusit, dhe më pas kërkoi trajtim për shëndetin mendor.

Megjithëse ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar ndjehej sikur peshën më të madhe e hoqi, duke përjetuar kaq shumë sfida në të njëjtën kohë.

Për të rimarrë kontrollin e shëndetit mendor, Gomez vendosi të sakrifikojë faqen e saj të Instagramit, dhe në vitin 2017-ën, ia la asistentit të saj fjalëkalimin dhe menaxhimin e llogarisë.

“Unë nuk e kam atë në telefonin tim, kështu që nuk tundohem më. Papritur më është dashur të mësoj se si të jem vetëm me veten time.” thotë Gomez.

“Në të kaluarën, mund të kaloja orë të tëra duke parë jetën e njerëzve të tjerë. Do ta gjeja veten duke parë se çfarë hante dikush dy vjet më parë. Unë as nuk i njihja shumë persona! Tani e marrë informacionin në mënyrën e duhur. Kur miqtë e mi kanë diçka për të më thëne, ata më telefonojnë. Ky telefon i vogël i vogël që kishte 150 milionë njerëz në të, kur e lash, ishte një lehtësim i madh për mua.”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook