Lidhu me ne

Mix

Malala Yousafzai, fituesja e çmimit Nobel, martohet në një ceremoni të vogël

Malala Yousafzai, fituesja e çmimit Nobel, martohet në një

Aktivistja dhe fituesja e çmimit Nobel, Malala Yousafzai njoftoi të martën ishte martuar në një ceremoni të vogël në Birmingham.

Aktivistja për arsimimin e vajzave dhe fituesja më e re në botë e çmimit Nobel për paqe tha në rrjetet sociale se ishte martuar me partnerin e saj, Asser Malik.

“Sot është një ditë e çmuar në jetën time,” shkroi ajo në Twitter. “Asser dhe unë u martuam për të qenë partnerë të përjetshëm. Ne organizuam një ceremoni të vogël nikkah [kontratë martese islame] në shtëpi në Birmingham me familjet tona.”

Malala Yousafzai, fituesja e çmimit Nobel, martohet në një

Malala Yousafzai u bë fituesja më e re e çmimit Nobel për paqe në vitin 2014, asokohe vetëm 17 vjeç, së bashku me aktivisten indiane të të drejtave të fëmijëve Kailash Satyarthi.

Vitin e kaluar Yousafzai u diplomua në Universitetin e Oksfordit me një diplomë Bachelor në filozofi, politikë dhe ekonomi.

Malala Yousafzai, fituesja e çmimit Nobel, martohet në një

Yousafzai nisi të tregonte për BBC në vitin 2009 për përvojat e saj gjatë ndikimit në rritje të talebanëve në rajonin e Luginës Swat të Pakistanit. Pas kësaj, talebanët e qëlluan në kokë Malala-n në vitin 2012, asokohe 15 vjeç.

“Në vend që të më mbyllnin gojën, ata e përforcuan zërin tim përtej Pakistanit,” shkroi ajo në librin e saj të vitit 2019, “We Are Displaced”.

Në vitin 2013, Malala bashkëthemeloi Fondin Malala, një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse që mbron shkollimin e vajzave. Në fjalimin e saj kur pranoi çmimin Nobel në vitin 2014, ajo tha:

“Ky çmim nuk është vetëm për mua. Është për ata fëmijë të harruar që duan arsim. Është për ata fëmijë të frikësuar që duan paqe. Është për ata fëmijë pa zë që duan ndryshim.”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook