Lidhu me ne

Mix

Efektet anësore të hemodializës!

Ky trajtim kërkohet zakonisht kur më pak se 15 për qind e veshkave nuk funksionon.

Hemodializa është një trajtim që kryen punën e veshkave kur ndalojnë ato nuk funksionojnë siç duhet. Gjatë hemodializës, një pajisje heq nga gjaku juaj kripën, ujin dhe produktet që nuk duhen.

Trajtimi mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut dhe niveleve të bilancit të vitaminave dhe mineraleve në trup.

Hemodializa përdoret tek njerëzit të cilët janë në fazën e fundit të sëmundjes kronike të veshkave. Përdoret gjithashtu edhe tek njerëzit që vuajnë nga dëmtime akute të veshkave.

Probleme të tilla shëndetësore si diabeti, presioni i lartë i gjakut, ciste të veshkave, inflamacion i veshkave dhe sëmundje të tjera mund të çojnë në mosfunksionimin e veshkave.

Procedura e Hemodializës

Hemodializa kryhet zakonisht në spital, por edhe në shtëpi. Dy gjilpëra futen në krahun tuaj dhe secili është i lidhur me një tub plastik fleksibël që lidhet me një dialyzer (një filtër që pastron gjakun tuaj).

Dializuesi merr gjakun tuaj nëpërmjet një tubi. Kjo lejon që lëngjet dhe mbetjet shtesë të kalojnë nga gjaku juaj në një lëng pastrimi. Gjaku i filtruar pastaj kthehet në trupin tuaj nëpërmjet një tubi të dytë.

Ju mund të uleni në një karrige dhe të shikoni televizor, lexoni, ose të jeni në gjumë gjatë marrjes së hemodializës.
Shumica e njerëzve kanë rreth tre trajtime në javë, prej të cilave merr rreth tre deri në katër orë.

Por mund të kryhet dializa edhe në shtëpi. Nëse merrni hemodializë në shtëpi, mund të keni trajtime më të shkurtra dhe mund ta bëni terapinë kur jeni duke fjetur.

Dializa në shtëpi kryhet zakonisht gjashtë deri në shtatë ditë në javë për dy deri në tre orë në të njëjtën kohë. Një infermiere do t’ju mësojë se si ta bëni dializën tuaj në shtëpi.

Disa studime kanë treguar se dializa në shtëpi rezulton në një cilësi më të mirë të jetës dhe më pak efekte të padëshiruara anësore.

Para Hemodializës

Para çdo trajtimi të dializës, mjeku mund të kontrollojë peshën tuaj, presionin e gjakut, pulsin dhe temperaturën.

Pas Hemodializës

Mjeku mund të kontrollojë sërish peshën tuaj. Ndoshta do të keni nevojë për teste të gjakut shpesh për të parë se sa mirë është trajtimi. Qëndroni në kontakt me mjekun për gjithçka që duhet të konsultoheni dhe t’i tregoni për ndonjë efekt anësor.

Gjatë ose pas trajtimit, mund të përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

• Dhimbje muskulore;

• Dhimbje koke, nauze, ose marramendje;

• Presion të ulët të gjakut;

• Presion të lartë të gjakut;

• Kruarje;

• Gjumi i turbullt;

• Anemia (numërimi i ulët i qelizave të kuqe të gjakut);

• Sëmundjet e kockave;

• Mbingarkesa me lëngje (shumë lëngje në gjak);

• Inflamacion i membranës rreth zemrës;

• Rrahje zemre e parregullt (aritmi);

• Nivelet e larta të kaliumit;

• Depresion;

• Amiloidoza (proteinat në gjak depozitohen në nyje dhe tendina);

• Lodhje.

Ushqimi i hemodializës

Mjeku do t’ju tregojë që të ndiqni një dietë të veçantë gjatë marrjes së dializës. Shumica e njerëzve janë të këshilluar që të hanë më shumë proteina dhe të kufizojnë konsumin e kaliumit, natriumit, fosforit dhe lëngjeve.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook